Bota

Shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin libanez/ Shkon në 135 numri i viktimave, mbi 2 mijë tonë nitrat amoniumi “hodhën në erë” Bejrutin, presidenti Aoun: Të gjithë përgjegjësit arrest shtëpie

VIDEO
Shkon në 135 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në Liban. Bëhet me dije se shumë persona të tjerë ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë raportohet se janë plagosur mbi 5 mijë të tjerë. Presidenti Aoun shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Shkak i shpërthimit u bënë mbi 2 mijë ton nitrat amoniumi, që mbaheshin të fshehura në një depo për më shumë se 6 vite.
Featured image of article: Shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin libanez/ Shkon në 135 numri i viktimave, mbi 2 mijë tonë nitrat amoniumi “hodhën në erë” Bejrutin, presidenti Aoun: Të gjithë përgjegjësit arrest shtëpie Foto nga shpërthimi
Përditësuar:

LIBAN- Shteti i Libanit është në zi, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bejrut. Autoritetet vendase njoftojnë se deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 135 viktima dhe ndërkohë janë plagosur mbi 5 mijë të tjerë.

Presidenti i Libanit, Michel Aoun deklaroi se 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo për gjashtë vjet  shkaktuan shpërthimin e fuqishëm. Kjo sasi ishte shkarkuar nga një anije në port në vitin 2013 dhe më pas ishte ruajtur në një depo. Fillimisht u raportua se ishte një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, por më pas u mësua se bëhej fjalë për një krim njerëzor.

Presidenti Aoun ka deklaruar pasditen e kësaj të mërkure se pohetohet mbi këtë ngjarje të rëndë ndërsa ka shtuar se ka urdhëruar për arrest shtëpiak për të gjithë zyrtarët e përfshirë në ruajtjen e materialeve që nga viti 2014.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 2 javë dhe njoftoi për një takim urgjent të kabinetit që pritet të zhvillohet ditën e sotme. Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të japë 100 miliardë lira (66 milionëdollarë) si fonde të urgjencës. Po kështu, Libani do të kalojë tre ditë zie.

Ndërsa, kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettani  deklaroi se nurmi i viktimave është më i madh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe. Ka viktima kudo” tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit  po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet nga minuta në minutë. Për këtë ngjarje janë solidarizuar edhe vendet si Franca, Egjipiti dhe Damimarka, të cilat i kanë dërguar ndihma shtetit të Libanit.

Sakaq, ky shpërthim vjen në një kohë të vështirë për Libanin, i cili e thellon edhe më tepër krizën ekonomike, që nga nisur që nga lufta e klasave, por edhe nga koronavirusi.

Burimi: BBC

(J.V/ A.K./ Dosja.al

  • 21:17

    Shpërthimi që la pas 135 viktima, lihen në arrest shtëpie disa zyrtarë të portit në Beirut, akuzohen për neglizhencë

    Disa zyrtarë, punonjës të portit në Beirut ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm dhe la pas të paktën 135 viktima, janë vënë në pranga. Mësohet se zyrtarët, të cilët nuk janë identifikuar nga mediat vendase, janë lënë në arrest shtëpie. Ata akuzohen se kanë treguar neglizhencë në detyrën që u është ngarkuar, duke bërë kështu që të shpërthente ngarkesa e ruajtur prej 2.750 ton nitrat amoni.

  • 19:48

    Rritet bilaci në Liban/ Shkon në 135 numri i viktimave pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut

    Pamjet pas shperthimit ne Liban

    Numri i viktimave në kryeqytetin libanez si shkak i shpërthimit të fuqishëm të së martës ka shkuar në 135. Ndërkohë nga mediat e huaja është raportuar se 5,000 njerëz u plagosën gjatë shpërthimit të së martës në portin e Bejrutit, lajm ky  që është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan dhe deri në 300 mijë banorë kishin mbetur pa strehë, për shkak se shpërthimi rrafshoi  gjithçka.  Ministri Hasani tha që dhjetëra njerëz mbetën të zhdukur. Kryeministri Hassan Diab shpalli tre ditë zi nga e enjtja. Ndërkohë numri i viktimave pritet të rritet nga shpërthimi tragjik, për të cilin zyrtarët fajësuan për një rezervë të madhe të materialit të ruajtur për vite me radhë në kushte të pasigurta në port.

  • 19:42

    PAMJET e reja/ Shtëllunga të dendura tymi dhe flakë, regjistrohet nga afër shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez

    Janë publikuar pamje të reja të shpërthimit në kryeqytetin libanez. Ndryshe nga videot e publikuara deri më tani në këtë video të re duket më afër momenti i shpërthimit. Së fundmi në rrjetin social Twitter është publikuar një video e re, ku shihet se në fillim për disa sekonda përhapen re të dendura tymi e më pas ndodh shpërthimi tragjik me flakë, që për pasojë deri më tani ka vrarë 113 persona.

    Publikimi i pamjeve te reja.

    Dëmet janë teje të mëdha sa qytetarët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre të rrënuara.

  • 17:38

    “Qyteti fantazmë”/ Pamjet nga sateliti, si e rrafshoi portin e Bejrunit shpërthimi tragjik brenda pak sekondash

    Ditën e djeshme brenda pak sekondash u rrafshua i gjithë kryeqyteti libanez si shkak i një shpërthimi të fuqishëm.Për pasojë kanë mbetur të vdekur mbi 100 persona dhe janë plagosur 4 mijë të tjerë, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se ka edhe shumë qytetarë të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

    Por në pamjet nga sateliti shihet qartë ndryshimi mes Bejrunit para datës 4 gusht dhe Bejruni i datës 5 gusht.Dëmtimet janë teje të  mëdha saqë tashmë nga shpërthimi i fuqishëm shihet që vendi ka marrë pamje krejt tjetër.

  • 17:14

    Jetë a vdekje/ I mbajti nën trupin e saj, dadoja në Liban u shpëton jetën dy fëmijëve për të cilët kujdesej

    Pamjet nga momenti i shperthimit

    Pamjet që kanë mbetur pas shpërthimit të fuqishëm në Liban  janë të frikshme. Kryeqyteti është rrënuar i gjithi ndërkohë që janë raportuar mbi 100 viktima dhe më shumë se 4 mijë të plagosur. Ndërkohë në mediat e huaja janë publikuar shumë foto dhe video teksa shihet sesi e kanë përjetuar njerëzit këtë situatë teje të vështirë.


    Në një video të bërë virale shihet momenti kur një dado sëbashku me tre fëmijët për të cilët kujdesej po qëndronte para dritares ndërkohë që vijnë lëkundjet e para dhe më pas xhami i dritares copëtohet mbi trupat   tyre. Vetëm njëri prej fëmijëve arrin të largohet ndërsa ajo ka qëndruar mbi trupat e dy fëmijëve më të vegjël duke ju shpëtuara jetën.

  • 17:50

    FOTO/ Shpërthimi i fuqishëm rrafshoi qytetin, banorët kanë nisur të largohen nga Bejruti

    Shpërthimi i fuqishëm në Liban mbrëmjen e së martës ka shkaktuar më shumë se 100 viktima dhe ka lënë të plagosur mbi 4 mijë persona të tjerë.Ndërsa si shkak i shtëpive të shkatërruara nga shpërthimet e fuqishme mediat e huaja raportuan se të paktën 300 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë. E për këtë arsye tashmë të gjithë banorët e Bejrutit që i kanë mbijetuar këtij shpërthimi kanë nisur të largohen nga shtëpitë e dëmtuara.

    Me çanta e valixhe në duar, banorët e kryeqytetit libanez janë lagruar nga qyteti “fantazmë”.

  • 16:23

    Historia e anijes që shkatërroi kryeqytetin libanez, kush është biznesmeni rus që ngarkoi furnizimin e nitratit të amonit në Bejrut (Dyshohet se ndodhet në Qipro)

    Biznesmeni Igor Grechushkin dhe pamjet pas shperthimit ne Bejrut.

    Në një kohë që situata është teje e vështirë në Liban, mediat huaja kanë shkruar se ky furnizim i madh i nitratit të amonit që shpërtheu ditën e djeshme, më 4 gusht në një depo në portin e Bejrutit ishte e mundshme të shkarkohej atje vite më parë nga një anije mallrash nga pronari i saj rus, biznesmeni Igor Grechushkin.

    Biznesmeni rus Igor Grechushki

    Ministri i Brendshëm i Libanit Mohamed Fahmi, ka thënë për një Televizion lokal se nga shpërthimi i 2,700 ton nitrat amoniumi, kanë mbetur më shumë se 100 viktima dhe janë plagosur mbi 4 mijë persona të tjerë në të gjithë qytetin. Fahmi tha se furnizimi i nitratit të amonit ishte konfiskuar nga një anije mallrash në 2014. Materiali ishte ruajtur pa masa sigurie. Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port, për shkak të problemeve teknike. Mediat e huaja shkruajnë se “MV Rhosus” po transportonte nitrat amoniumi nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte pasur probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Bejrut. Por raportimet e mediave në Rusi dhe Moldavi më 5 gusht thanë se “MV Rhosus” mbante flamurin e Moldavisë kur mbërriti në Bejrut. Kujtojmë se ky shpërthim tragjik vjen në një kohë të vështirë për Libanin, teksa vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e Covid-19 dhe demostrata masive kundër varfërisë. Gjithashtu të premten gjykata e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri që u vra në vitin 2005.  Boris Prokoshev, i cili ishte kapiten i “MV Rhosus” në atë kohë, konfirmoi në një intervistë të 5 gushtit për RFE/RL se anija kishte qenë në pronësi të Grechushkin në 2013.  Prokoshev konfirmoi gjithashtu raportet që anija kishte transportuar nitrat amoniumi nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi të Tbilisi në Mozambik kur shfaqi probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Beirut. Prokoshev tha gjithashtu për RFE / RL se “MV Rhosus” ishte një anije shumë e vjetër që u mbyt dy ose tre vjet më parë sepse askush nuk po e kujdesej për anijen.  Më tej ai tha që Grechushkin ende i ka borxh dhjetëra mijëra dollarë amerikanë të papaguar atij dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit, ndërsa shton se gjitha përpjekjet e tij për të paditur Grechushkin në Rusi, kanë dështuar sepse biznesmeni nuk banon më në Rusi.  Prokoshev e përshkroi si të bllokuar në Liban me anëtarët e tjerë të ekuipazhit të papaguar të anijes, si një formë “burgosjeje”, duke thënë se Grechushkin ishte larguar nga ekuipazhi pa ndonjë mbështetje financiare. Ai fajësoi gjithashtu autoritetet libaneze për shpërthimin masiv në 4 gusht.  “Ata duhet të kishin hequr qafe anijen menjëherë në vend që ta konfiskonin atë dhe të kërkonin pagesa për ruajtjen e saj. Së dyti, ne po flasim për nitrat amoniumi këtu. Ata mund ta kishin përdorur atë për fushat e tyre (bujqësore). Askush nuk e kërkonte atë, që do të thotë se nuk i takonte askujt.”- tha Prokoshev për RFE / RL. Ndërkohë autoritetet libaneze janë ende duke hetuar shkakun e zjarrit që çoi në shpërthimin masiv, pasi ata nuk e kanë njoftuar shkakun përfundimtar të  këtij zjarri.

    Shpërthimi i vitit 2011 në Qipro

    Nëntë vjet më parë, në korrik të 2011, një shpërthim i madh ndodhi  në Qipro. 101 kontejnerë të ngarkuar me eksploziv  u kapën në një anije që lundronte nga Irani për në Siri . Eksplozivët u ruajtën  pas një vendimi nga ana e qeverisë së atëhershme të Christofias dhe nuk u konfiskuan. Ndërkohë sipas mediave të huaja besohet se Igor Grechushkin tashmë mund të  ndodhet në Qipro, ku mund të ketë leje për banim apo shtetësi të atij vendi.

  • 15:24

    Shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez/ Franca dërgon tre aeroplanë me shpëtimtarë dhe pajisje mjekësore në Bejrut

    Pamjet pas shperthimit ne Bejrut.

    Qeveria franceze ka nisur të paktën  tre aeroplanë me shpëtimtarë, pajisje mjekësore dhe një klinikë të lëvizshme në Bejrut ditën e sotme, pas shpërthimit tragjik gjatë pasdites së të martës. Dy aeroplanët e parë ushtarakë kanë në bord 55 anëtarë nga ekipi i kërkim- shpëtimit së bashku me 25 tonë pajisje sanitare dhe një klinikë të lëvizshme e cila është në gjendje të trajtojë 500 persona.  “Dymbëdhjetë punëtorë të tjerë të urgjencës do të dërgohen së shpejti “për të dhënë ndihmë në spitalet e kryeqytetit të Libanit.”- thuhet në njoftimin e Presidencës.  Një avion i tretë humanitar privat do të dërgohet pasditen e kësaj  të mërkure në Liban nga Franca. Do të sjellë personelin mjekësor në Bejrut. Marseja,qyteti nga ku do të largohet avioni,  po dërgon katër mjekë, tre infermierë dhe dy zjarrfikës detarë.

  • 13:51

    “Kjo heroinë i mbrojti foshnjat”, Fotoja që po bën xhiron e botës, e rrethuar nga dhjetëra viktima, infermierja shpëton tre të porsalindur pas shpërthimit në Liban

    Infermierja ne Liban me tre foshnjat ne duar.

    Pasojat e shpërthimit të fuqishëm në  Liban janë të mëdha. Ku deri më tani numërohen 100 viktima dhe më shumë se 4 mijë të plagosur.  Ndërsa Bejruni, kryeqyteti  libanez vendi ku ndodhi edhe shpërthimi është shkatërruar pothuajse i gjithi. Ndërkohë në media janë publikuar shumë foto  dhe video ku duket gjithçka ka mbetur pas shpërthimit të fuqishëm. Së fundmi në një foto që ka bërë xhiron e botës, shihet një infermiere në një spital në Bejrutit teksa mban në duar tre foshnje pas shpërthimit. Kjo foto është shkrepur nga fotografi Bilal Jawich duke ruajtuar këtë moment kaq unik ku infermierja kujdeset për tre foshnje në një spital të dëmtuar pas shpërthimit në Beirut, (Liban, 4 gusht 2020.)

     “Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me të sotmen, sidomos para spitalit “Al Roum” … Kjo heroinë i mbrojti foshnjat brenda spitalit pavarësisht mungesës së komunikimit. Kjo heroinë, me tre të porsalindur në krahë, e rrethuar nga dhjetëra trupa të pajetë dhe të plagosur.”- ka shkruar autori i fotografisë së publikuar në rrjetin social  Facebook.

  • 13:36

    Shpërthimi në Liban lë 300,000 njërëz të pastrehë, qytetarët publikojnë pamjet e tmerrshme të shtëpive të shkatërruara

    Pamje e shtepive

    Shpërthimi që ka ndodhur ditën e djeshme në Liban  ka lënë rreth 300,000 njerëz të pastrehë. Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i Beirut Marëan Aboud. Ai ka shtuar se kostoja e vlerësuar e shpërthimit është diku midis $ 3bn dhe $ 5bn (2.2bn and 3.8bn £), Fotografitë nga qyteti tregojnë rrugë të tëra të cilat duken të shkatërruara, ndërsa njerëzit kanë ndarë imazhe nga shtëpitë e tyre, të cilat shihen dritaret e copëtuar dhe  dyert e thyera.

     

  • 13:35

    “Veprim heroik”, Emigrantja në Bejrut rrezikon jetën për të shpëtuar fëmijën nga shpërthimi i fuqishëm

    Pamje nga momenti i shperthimit ne Bejrun.

    Shpërthimi tragjik i pasdites së djeshme në Liban ka shokuar botën. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe 4 mijë të plagosur por autoritetet thonë se ka edhe më shumë sesa kaq të lënduar. Ndërkohë banorët e kryeqytetin libanez, Bejrutit kanë përjetuar momentet më të frikshme gjatë shpërthimit, ndërsa shumë video kanë bërë xhiron e rrjetit. Në një video të publikuar nga gazetarja luan Safwan, shihet sesi një punëtorja emigrante arrin të shpëtojë vajzën e vogël në momentin e shpërthimit. Vajza ndodhej afër dritares në kohën kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm ndërsa gruaja emigrante po prastronte vendin, e menjëherë ajo ka kapur në krahë të miturën për ta shpëtuar.

  • 10:44

    Pasojat katastrofike nga shpërthimi në Liban/ Krijohet gropa gjigante në Beirut (FOTO)

    Pamje nga libani

    Shpërthimi i djeshëm në Liban që ka marrë jetën e 100 personave dhe ka plagosur të paktën 4 mijë të tjerë ka shkaktuar dhe shumë dëme të tjera mjedisore. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja ditën e sotme, pasi pamja është qartësuar nga pluhuri, ka dalë në pah se  është krijuar një gropë me përmasa gjigante si pasojë e shpërthimit. Ndërkohë përreth vendit të shëprthimit shumë banesa janë shkatërruar.

  • 11:35

    Shpërthimi në Liban/ Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi, ajri toksik mund të…

    Ministri i shëndetësisë libaneze Hamad Hasan ditën e sotme pas shpërthimit ët tmerrshëm që ka ndodhur ditëne  djeshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga vendi pasi situata ëshët tepër shqetësuese. Hasan ka thënë  për mediat e huaja që materialet e rrezikshme të shpërndara në ajër mund të kenë një efekt afatgjatë tek njerëzit.

  • 10:10

    Rëndohet bilanci i viktimave në Bejrut, 100 persona gjenden të pajetë nën rrënoja

    Foto nga vendi i ngjarjes

    Rëndohet bilanci i viktimave në Bejrut të Libanit. Mediet e huaja raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 100. Ndërkohë,  ka edhe shumë të tjerë nën rrënoja si dhe janë mbi 4000 mijë persona të plagosur.

    Mësohet se shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

    Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, presidenti i Libanit Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 2 javë. Sakaq duke filluar që sot deri të premten Libani do të jetë 3 ditë në zi. Për këtë ngjarje janë solidarizuar edhe vendet si Franca, Egjipiti dhe Damimarka, të cilat i kanë dërguar ndihma shtetit të Libanit. Ndihmat janë, paisje mjekësore dhe mjekë.

  • 9:32

    Shpërthimi në Bejrut/ Reagon Donald Trump: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë, ngjarja nuk ishte aksidentale por…

    Donald Trump

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar së fundmi për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi në Bejrut ditën e djeshme. Ai është shprehur se është i gatshëm që të ndihmojë vendin, duke hedhur dyshime lidhur me natyrën e shpërthimit.

    “Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre në Beirut. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë.  Unë kam takuar disa nga gjeneralët tonë dhe sipas tyre, ky shpërthim nuk është ndonjë aksident, por një sulm me bombë ose diçka e tillë”– tha Trump në një konferencë ku po komentonte për zhvillimet në Beirut.

  • 9:16

    Pamje RRËQETHËSE nga Bejruti/ Qyteti dridhet nga shpërthimi, babai i tmerruar për jetën e të birit, nga frika e fut poshtë tavolinës

    Momenti nga shperthimi

    Pamje të trishta janë publikuar së fundmi ku shihet se si njerëzit e kanë përjetuar momentin kur ndodhi shpërthimi në Bejrut që ka marrë jetën e 78 personave dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale se një baba i pushtuar nga frika mundohet të bëjë gjithçka që të shpëtojë djalin e tij të mitur. Babai shihet teksa përqafon të birin për ta qetësuar, por në momentin që ka ndjerë që dridhjet janë shtuar ai së bashku me djalin është futur në tavolinë dhe trupin e tij e ka kthyer si mburojë për të voglin.

  • 9:12

    PAMJET: Nusja po bënte fotot e dasmës me fustan të bardhë, PLAS shpërthimi në Bejrut, të gjithë largohen me vrap

    Pamje nga videoja

    Videoja e një nuseje që bënte “albumin fotografik” të dasmës së saj në momentin kur në Liban ndodhi shpërthimi i madh, kanë pushtuar rrjetet sociale.

    E veshur me vello të bardhë dhe me lule në duar, e reja pozon para kameras deri në momentin që toka dridhet duke bërë që ajo të vrapojë pa e mendur disa herë në mënyrë që të shpëtojë jetën e saj.

    Bejturi është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur.

    Ndërkohë ,nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

  • 9:12

    “Na ndihmoni t’i gjejmë”/ Familjarët në Liban kërkojnë të dëshpëruar të afërmit, postojnë fotot e tyre në rrjetet sociale

    Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi diten e djeshme në Bejrut deri më tani ka shkaktuar 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se shumë të tjerë ndodhen nën rrënoja. Familjarët e personave që janë ende të zhdukur kanë nisur kërkimet. Në rrjetet sociale, si Facebook apo Twitter, familjarët po postojnë foton e personave të humbur dhe bëjnë thirrje për gjetjen e tyre. Po kështu, shkruajnë se kushdo që ka informacin për ta, t’i kontaktojë.

    Njëri prej tyre ka publikuar foton e kunatit të tij në Twtter dhe kërkon ndihmë për gjetjen e tij.

  • 8:22

    Shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin libanez/ Pamje prekëse: Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot

    Shteti i Libanit është në zi, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bejrut. Deri më tani autoritetet vendase kanë njoftuar se kanë humbur jetën 78 viktima dhe ndërkohë janë plagosur mbi 4 mijë të tjerë. Pamje të trishta janë  publikuar nga vendi ngjarjes ndërsa është raportuar se qindra persona janë shtruar në spital sakaq të gjithë agjensitë shtetërore kanë dalë në terren pasi situata është tejet e rëndë. Nga kjo ngjarje është prekur e gjithë bota ndërsa zyrtarët e lartë të shtetit të Libanit janë shokuar nga tragjedia e ditës së djeshme. Pak orë më parë gurvenatori i Bejrutit teksa po fliste për situatën ka shpërthyer në lot. Marvan Abud këtë katastrofë e ka krahasuar me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Teksa përreth tij shiheshin rrënoja ai ka konfirmuar se janë zhdukur dhe 10 zjarrëfikës ndërsa dhe shumë të tjerë po merren për të gjetur të zhdukurit dhe për të ndalur zjarrin.

    “Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një kátastrofë nacionale”, ka thënë Abud për mediat pa i mbajtur dot lotët.

  • 8:54

    Shpërthimi në Bejrut/ Kryeministri i Libanit bën APELIN: Përgjegjësit do e paguajnë, vendet mike të na ndihmojnë të shërojmë plagët

    Hassan Diab

    Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit të fuqishëm në kryeqintetin e Libanit, që shkaktoi 78 persona jetë të humbura dhe mbi 4 mijë janë plagosur ka reaguar dhe kryeministri I Libanit. Në një deklaratë për mediat Hassan Diab është shprehur se për këtë tragjedi përgjegjësit do të paguajnë dhe që hetimet kanë nisur. Duke e përshkruar shpërthimin si një “katastrofë”, ai se përparësia ishte trajtimi i të plagosurve. Ai përfundoi duke bërë “një thirrje urgjente vendeve të botës që në këto kohë të vështira t’i qëndrojnë pranë shtetit të Libranit.”

Shto Koment