LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Shkuam për t’u qethur’/ Çfarë fshihet pas përleshjes me armë tek ish-Parku?

15 Tetor 2021, 13:31 Nga DOSJA
‘Shkuam për t’u qethur’/ Çfarë fshihet pas

E sjellë nga policia si një grindje banale, historia e plagosjes dhe përleshjes me armë midis të rinjve në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë dy netë më parë, me shumë mundësi ka ndodhur për pazare droge.

Këtë nuk e vërteton vetëm e kaluara e të rinjve, por edhe një monitorim i platformës Fol, e cila tregon se njëri nga të plagosurit, shtetasi Xhulio Vela, që rezulton se është në gjendje të rëndë, raportohet në këtë platformë online si i arrestuar në datën 19 mars 2021.

Akuza ndaj Xhulio Velës, është ajo e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, 26-vjeçari u kap me drogë në makinë me lëndë narkotike të llojit kokainë dhe një armë të ftohtë thikë”, – evidentohet në platformë.

Por teksa prokuroria kërkon masë sigurie ‘arrest me burg’, gjykata rezulton sipas platformës, se vendos masën detyrim paraqitje në datën 20 mars, duke i dhënë atij lirinë dhe daljen nga paraburgimi.

I riu mbeti i plagosur në rrugën “Frosina Plaku” së bashku me Aleksandër Nikolla, një tjetër i ri nga Kurbini, ndërkohë që autori, i cili qëlloi dhe u arrestua, është një tjetër i ri I moshës 26-vjeçare, njëherazi i proceduar për drogë. Edhe ai, sipaa monitorimit të qendrës Fol, arrestohet për narkotikë në datën 17 qershor 2021 së bashku me Deivid Shuaipi, Jurgen Halitaj, Denard Buci, Fabjan Pitani, Doris Murati dhe disa të rinj të tjerë që u identifikuan si anëtarë të një grupi që shpërndan drogë në Tiranë dhe që për të fshehu gjurmët e përfshirjes së narkotikëve, ata dyshohet se i vunë flakën një automjeti të policisë, që I përkiste një oficeri, i cili jetonte në zonën ku ata ushtrojnë aktivitetin kriminal.

Ky shtetas nga monitorimi i Qendrës Fol rezulton se ai përfundoi nën masën arrest me burg. Dosja që iu vu në dispozicion Gazetasi.al për përleshjen, tregon se të rinjtë shkëmbyen armë zjarri për motive banale, por realisht monitorimi tregon se secili prej të dyshuarve ka probleme me drogën.

Policia gjeti pesë gëzhoja, një fishek, Red Bull, kafe dhe tavull duhani, përshkruan oficeri i policisë për Gazetasi.al, ndërsa përveç Palushit, u identifikuan në ngjarje edhe shtetasit Daniel Manushi dhe Islam Xhetani.

Policia thotë se pas përleshjes me armë zjarri, shkoi në banesën ku u strehuan autorët, ku dhe gjeti Farjon Palushin, një i kërkuar për rrjetin e shpërndarësve të drogës, ndonëse autoritetet thonë për të se ai, sakaq ishte nën ‘arrest shtëpiak’.

Policia gjeti në banesën e tyre armë të markës “Stey” me numër serial të fshirë. Ndërsa të pyetur nga policia, ata ngrenë supet dhe lënë të kuptohet se ishte çdo gjë një grindje banale. Daniel Manushi, thotë se kishte shkuar për t’u qethur dhe aty kanë bërë debat me disa djem që nuk i njihte.

“Kanë gjuajtur shokun tim, Farjon Palushi me grushte dhe më pas, njëri prej tyre nxori armën dhe e ka goditur në këmbën e majtë. Është rrëzuar dhe pastaj ka ikur me vrap. Këta shtetas nuk i njoh dhe nuk i kam parë si fytyra”, – rrëfen më tej i riu, që dyshohet për përkrahje të autorit të krimit.

Sipas tij, ai, kur mbërriti policia ishte në banesë me Palushin dhe se pikërisht shoku i tij ia kishte treguar vetë policisë se ku e kishte fshehur armën. ”Në lidhje me këtë armë, Farjoni ia tregoi vetë policisë, ai ia mori nga dora personit që ka qëlluar mbi atë”.

Edhe i proceduari Palushi insiston se kishte shkuar për t’u qethur te berberi. “Njëri nga djemtë më është afruar dhe është ulur në tavolinë, ka mbushur armën dhe gjuajti shokun në pjesën e këmbës. E kapa nga duart për t’u vetëmbrojtur dhe në këtë kohë jam përfshirë në konflikt fizik. Aty erdhën dhe disa persona që më gjuajtën në kokë dhe në pjesën e qafës. Në kohën që ishim në tokë, dikush nga personat që ka gjuajtur, është rrëzuar dhe nga pistoleta është bërë prapë qitje dhe një person ka rënë në tokë”.

I plagosuri Aleksandër Nikolla, ka thënë që nuk ka dijeni dhe nuk ka mundësi të tregojë mbi rrethanat e ngjarjes, thonë burime të Gazetasi.al, të cilat shtuan se pavarësisht deklaratës së të rinjve, ata dyshohen për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe për këtë do të hetohen në vijim. Por motivet nuk janë ende të qarta dhe ndaj është lënë versioni që ata kanë rrëfyer.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet