LIVE UPDATES
Aktualitet

Gledis Nano pret përfaqësuesit e EUROPOL, bisedime për forcimin e bashkëpunimit

15 Tetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Gledis Nano pret përfaqësuesit e EUROPOL, bisedime për forcimin e

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është takuar ditën e sotme me shefin e Krimit Financiar në Europol, z. Borja Pastor dhe shefin e Zyrës së Projektit të Analizës së Korrupsionit në Europol, z. Sergio D’Orsi. Ata u shoqëruan nga Oficeri Ndërlidhës i EUROPOL-it në Shqipëri, z. Alen Perusic. Takimi u mbajt në lidhje me prezantimin e Qendrës së re të Krimit Ekonomik dhe Financiar të EUROPOL-it, si dhe forcimin e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit.

Gjatë takimit Nano u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm me EUROPOL-in dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Oficerit të Kontaktit të EUROPOL-it në vendin tonë, që sipas tij ka ndihmuar shumë në përmirësimin e bashkëpunimit. Përfaqësuesit e EUROPOL thanë se do të ofrojnë mbështetje analitike dhe operacionale, për rritjen e shkëmbimit të informacionit dhe forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në luftën kundër krimit të organizuar.

NJOFTIMI I PLOTË

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pritur në një takim shefin e Krimit Financiar në Europol, z. Borja Pastor dhe shefin e Zyrës së Projektit të Analizës së Korrupsionit në Europol, z. Sergio D’Orsi. Gjatë takimit, përfaqësuesit e EUROPOL-it ishin të shoqëruar nga Oficeri Ndërlidhës i EUROPOL-it në Shqipëri, z. Alen Perusic. Në fokus të këtij takimi ishin prezantimi i Qendrës së re të Krimit Ekonomik dhe Financiar të EUROPOL-it dhe forcimi i bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, për trajtimin e çështjeve të lidhura më krimet financiare, pastrimin e parave dhe korrupsionin. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, falënderoi z. Pastor, për bashkëpunimin e deritanishëm me EUROPOL-in dhe suportin e dhënë Policisë së Shtetit, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet partnere si një faktor kyç për arritjen e rezultateve të dëshiruara në luftën e përbashkët kundër krimit të çdo natyre. Drejtor Nano shprehu gatishmërinë e tij për ta konsoliduar më tej bashkëpunimin me EUROPOL-in, duke shmangur çdo barrierë. Gjithashtu, Nano vlerësoi rolin e rëndësishëm të Oficerit të Kontaktit të EUROPOL-it në vendin tonë, i cili ka ndikuar në përmirësimin e këtij bashkëpunimi. Përfaqësuesit e EUROPOL-it kanë theksuar se për Policinë e Shtetit do të ofrohet mbështetje analitike dhe operacionale, për rritjen e shkëmbimit të informacionit dhe forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Më pas, delegacioni i lartë i EUROPOL-it është pritur në takim edhe nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj. Qendra Evropiane e Krimit Financiar dhe Ekonomik (EFECC) është rezultat i Strategjisë së Europol 2020+, siç kërkohet nga shtetet anëtare të BE-së, agjencitë dhe institucionet e BE -së, si dhe palët kryesore të interesit privat. Si një pjesë integrale e Drejtorisë së Operacioneve të EUROPOL, Qendra Evropiane e Krimit Financiar dhe Ekonomik EFECC siguron mbështetje të drejtpërdrejtë, vertikale për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë strategjikë dhe operacionalë, duke punuar ngushtë me qendrat e tjera operacionale në EUROPOL.”

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano perfaqesuesit e europol policia e shtetit gledis nano perfaqesuesit e europol policia e shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet