LIVE UPDATES
Bota

‘Shkrirja e Çernobilit’. Pse skandali i privatësisë së Facebook pas ‘Cambridge Analitika’ është shumë larg fundit

19 Mars 2019, 14:39 Nga DOSJA
‘Shkrirja e Çernobilit’. Pse skandali i privatësisë

Për disa vite tashmë, ‘avokatët’ e privatësisë dhe studentët po prisnim për një lloj privatsie alla ‘Çernobil’. Pas më shumë se një dekade duke provuar të fokusohen drejt rrezikut në rritje të survejimit masiv nga korporatat e mëdha, ne filluam të pyesnim veten nëse një ditë i gjithë ky informacion do të rridhte dhe do të përfundonte në duart e gabuara që legjislatorët, rregullatorët dhe opinioni publik të vërente dhe të bëntë diçka domëthënëse.

Ne gjithashtu e dimë se rrjetet e mëdha si Amazon, Google dhe Facebook, por dhe aplikacionet e tjera në rritje si Uber po mbledhin sa më shumë informacion të jetë e mundur dhe po e tejkalonin tek të tjerë në mënyra të padukshme.

Ne e dimë se që prej vitin 2011, Facebook-u po i lejonte zhvilluesit e aplikacioneve që të kishin akses në të dhëna personale, si ato bazike por edhe mënyrën e sjelljes, për miliona përdorues të Facebook-ut. Ata donin që me anë të këtyre të dhënave të ndërtonin mjete, si lojëra online të cilat u përshtatenin përdoruesit në mënyrë që Facebook të bëhej sa më tërheqës dhe i rëndësishëm për aktivitetin ditor të përdoruesit. Pra nëse ti luan Mafia Wars ose Words me miqtë e tu në Facebook, ti me shumë mundësi po lëshoje informacion tek kompanitë që i ndërtuan këto lojëra. Ky nuk ishte një gabim, ne fakt ishte dizanjuar për të punuar në këtë mënyrë.

Ne e dimë që në në fushatën e dytë të Barack Obama-s për zgjedhjet e presidentit në SHBA, ishte ndërtuar një sistem kontaktimi me votuesit duke përdorur Facebook dhe për këtë ishin dashur miliona të dhëna për miliona votues amerikan. Kur e ngritëm alarmin se askush nuk mundet të posedojë kaq shumë të dhëna për kaq shumë qytetar, ku shumica ishin ata që kundërshtonin kandidaturën e tij, ne u injoruam sepse historia dominuse në atë kohë ishte se sa funksionale ishte fushata dixhitale e Obama-s. Askush nuk dukej i shqetësuar se Shtetet e Bashkuara një ditë do të kishin një presidenti i cili nuk do t’ia dijë për rregullat dhe ligjet apo për liritë civile të një individi.

Me kaq shumë informacion i cili lundron nëpër duart e fushatave politike, keshilluesve dhe qindra kompani private, si mundet dikush te thojë që Facebook nuk po i shfrytëzon përdoruesit e tij? Si mundet Facebook të pranojë rreziqet të cilat prej fillimit i ka inkurajuar?

Për shumë vitesh problemet me privatësine kishin mungesa viktimash, karaktere të këqija, histori apo një narrativë të madhe. Problemet me survejimin e informacionit janë pak a shumë si problemet e lidhura me mjedisin. Pa ndonjë shenjë katastrofale dhe të dukshme, ishte e vështirë të bëjë me dije publikun e madh.

‘Privatsia Çernobil’ e nis shpërbërjen në fillim me hapa të vegjël, pastaj në mënyrë spektakolare. Këtë rradhe kishte personazhe të këqija të cilët mund të meritojnë një rol në filmat James Bond 007.

Firma konsulente me bazë në Londër, Cambridge Analytica, u financua nga një miliarder amerikan i cili mbron të djathën amerikane, Robert Mercer. Nënpresidenti i kompanisë ishte nacionalisti ekstrem, Steve Bannon, i cili më vonë i dha fund bordit drejtues në kompani për të drejtuar fushatën e Donald Trump për presidentin e SHBA. Një shef i ekzekutivit, i arsimuar në Eton, Aleksandër Nix dha dorëheqjen në 2018 pasi Channel 4 News zbuloi se kishte ndihmuar në ngritjen e ‘kurtheve’ dhe se kishte dhënë ryshfete për të ndikuar në zgjedhjet globale në çdo vend. Një dramë fiktive nuk mund të ishte ndërtuar më mirë se kaq.

Në dhjetor të vitit 2016, një faqe online zviceriane e lajmeve ‘Das Magazine’ publikoi një llogari të gjatë se si Cambridge Analytica kishte punuar me studiuesit në Universitetin e Kembrixhit për të mbledhur informacione personale mbi miliona përdorues të Facebook dhe i kishin përdorur për të ndërtuar reklama politike në Facebook. Përdoruesit e Facebook ishin bindur për të plotësuar një kuiz i cili në pamje ishte i padëmshëm.

Pak vunë re historinë e revistës Das, derisa faqja e lajmeve me bazë në SHBA, ‘Motherboard’, e përktheu atë në gjuhën angleze gjashtë javë më vonë, në janar të vitit 2017. Në atë pikë, gazetarë dhe aktivistë të tjerë filluan të përpiqeshin të zbulonin historinë. Interesi u ndërtua, por u kufizua në grupin e njerëzve që punonin në kryqëzimin e analizës së të dhënave dhe politikës.

Më shumë se një vit më vonë, bërthama e reaktorit u shkri. Në mars 2018, Observer dhe The New York Times botuan në të njëjtën kohë artikuj për të cilët ata kishin bashkëpunuar. Këto hetime ishin më të plota dhe vërtetuan punën speculative të cilën Das e kishte bërë një vit më parë.

Më e rëndësishmja, të dy gazetat zbuluan se Cambridge Analytica kishte mbledhur të dhëna për më shumë se 50 milionë –ku  në fund të fundit u zbulua se ishin më shumë se 87 milionë – përdorues të Facebook. Kogan i kishte ‘shpjeguar’ Facebook se po mblidhte të dhëna për kërkime akademike. Por Facebook nuk kishte sistem të mbikëqyrjes dhe me naivitet ia besuan mbajtjen e të dhënave këtyre kompanive që këta të fundit ti ruanin dhe t’i përdornin ato vetëm për qëllime të deklaruara.

Observer zbuloi se Facebook kishte lejuar Cambridge Analytica të merrte të dhënat që nga viti 2015, por nuk kishte bërë asgjë për të njoftuar përdoruesit apo rregullatorët. Facebook kishte fshehur një skandal të madh.

Fakti që Cambridge Analytica kishte punuar në fushatën e Presidentit Donald Trump në vitin 2016 la përshtypjen e gabuar që firma e dinte se çfarë po bënte dhe kishte ndikuar në votim.

Reagimi ishte i shpejtë dhe spektakolar. Rregullatorët dhe ligjvënësit në dy kontinente filluan hetimet për Facebook dhe Cambridge Analytica. Hillary Clinton ia atribuoi humbjen e saj 2016 pjesërisht rolit që kishte luajtur Facebook dhe Cambridge Analytica.

Ndërkohë që avokatët e privatësisë mirëpritën vëmendjen e re për çështjet e këtij vëzhgimi masiv të korporatave, reklamat e përshtatura për përdoruesin dhe të dhënat personale të përdorura për qëllime politike, spektakli i Cambridge Analytica zbehu spektrin e plotë të problemit.

Fakti është se Cambridge Analytica shiti të dhëna në fushatat politike në të gjithë botën. Nix mburret me fuqinë e “profilizimit psikometrik” të votuesve duke përdorur një grup kompleks që përshkruan personalitetin. Nix bindi fushatat politike se kjo aftësi për të stereotipizuar votuesit mund t’i ndihmonte ata në ndërtimin e saktë të mesazheve dhe reklamave të synuara politike. Nuk ka asnjë arsye për të besuar asnjë nga këto.

Testimi i personalitetit në përgjithësi nuk është shumë i besueshëm dhe rezultatet janë të vështira për t’u dyfishuar. Nuk ka studime se “personaliteti” parashikon bindjen politike më mirë se tiparet më të dukshme si gjinia, nivelet e arsimit, klasa sociale, apo përkatësia e madhe e partisë së deklaruar. Zyrtarët e fushatës që punonin për Senatorin Ted Cruz, kandidati presidencial i SHBA që punoi me Cambridge Analytica para fushatës së Trump, u ankua se firma nuk bëri asgjë për të ndihmuar fushatën e humbur.

Fakti është se në qoftë se doni të orientoni reklamat politike për të lëvizur votuesit që kanë shprehur interesim për çështje të veçanta ose ndajnë interesa të caktuara, ekziston një mjet ideal për të përdorur që nuk mbështetet në pseudoshkencën. Quhet Facebook.

Blerja e një reklame të lirë në Facebook përfshin një proces të thjeshtë ku t’i zgjedh vendndodhjen, gjininë, okupimit, nivelin e arsimit, hobit apo përkatësisë profesionale të përdoruesve të Facebook. Ju nuk keni nevojë për Cambridge Analytica kur keni Facebook. Për këtë arsye Trump pagoi shumë reklama të cilat ishin në Facebook.

Facebook nuk mund të drejtohet nga personazhet e këqinj të filmave të James Bond. Por është e drejtuar nga njerëz që kanë pak njohuri ose shqetësim për demokracinë apo dinjitetin e 2.3 miliardë përdoruesve të kompanisë.

Historia e shkrirjes së privatësisë duhet të jetë se si një kompani e pasur dhe e fuqishme si Facebook dha të dhënat tona pa për qindra kompani që nuk kanë transparencë, mbikëqyrje apo madje shqetësime për abuzimet. Fatmirësisht, historia nuk përfundon me Cambridge Analytica. Qeveria e Shteteve të Bashkuara zbuloi të mërkurën se kishte hapur një hetim penal për Facebook mbi këto praktika.

Marrë dhe përshtatur nga The Guardian.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cambridge analityca facebook siva vaidhyanathan the guardian cambridge analityca facebook siva vaidhyanathan the guardian

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale