LIVE UPDATES
Bota

‘Qiradhënësit na shohin si lopë, që mund t’i mjelin pa pushim’, studentët turq lenë shkollën, të mbytu

19 Mars 2019, 11:18 Nga DOSJA
‘Qiradhënësit na shohin si lopë, që mund t’i

Kur im atë e humbi punën, mua nuk më mbeti gjë tjetër, veçse të ndërprisja studimet”. Një numër i madh studentësh në Turqi i ndërpresin studimet për shkaqe financiare dhe nga frika e varfërisë. Njëri prej tyre është Kadiri. Të atin, i cili punonte si saldator, e pushuan nga puna, sepse bizneset në sipërmarrje nuk ecnin më si më parë. Kadiri i tha DW se për të atin ishte shumë e vështirë, që të ushqente katër fëmijë duke qenë i papunë.

Familja e Kadirit jeton në Stamboll. Ai vetë studionte në Universitetin Kocaeli, disa orë larg shtëpisë së tij. Në fillim ai jetonte në një konvikt studentësh, më vonë ai ndante një banesë me bashkëstudentët. Shpenzimi më i madh qe qiraja mujore. “Qiradhënësit i shihnin studentët si lopë, që mund t’i milnin pa pushim. Me 150 euro, qiraja jo vetëm që ishte shumë e shtrenjtë, por ajo shtrenjtohej sipas marrëveshjes vazhdimisht. Shteti më jepte si student një kredi prej 65 eurosh në muaj. Por kjo në asnjë drejtim nuk mjaftonte”, shprehet Kadiri.

Numri i atyre që ndërpresin studimet gati dyfishohet

Në pesë vitet e shkuara, te ata që ndërprisnin studimet në universitetet turke pati një shtim të konsiderueshëm të numrit. Sipas ministrisë së Arsimit në Ankara, prej vitit 2013 1,1 milionë vetë që studionin ose e ndërprenë studimin e tyre ose e shtynë atë për një kohë të pacaktuar. Veçanërisht midis viteve 2017 dhe 2018 numri i atyre që e ndërprenë studimin u rrit me 92 përqind, në krahasim me periudhën e një viti më parë.

Njëri nga shkaqet kryesore janë aspekte ekonomike. Monedha turke në vitin 2018 humbi 30 përqind të vlerës së saj, fuqia blerëse ra shumë, e kushtëzuar nga rritja prej 20 përqind e çmimeve. Kjo është kriza më e rëndë ekonomike, që ka përjetuar Turqia në 15 vitet e fundit. Kësaj i shtohet edhe një kuotë papunësie prej 12 përqind. Këtë e ndiejnë rreth 7,6 milionë studentët në rreth 200 universitetet shtetërore dhe private të vendit.

Frika nga papunësia

Sipas sekretarit të sindikatave Özgür Bozdogan, shumë vetë kanë frikë se pasi të përfundojnë shkollën nuk do të gjejnë punë, prandaj shumë vetë vendosin të ndërpresin studimet. Që gjatë leksioneve ata vrasin mendjen si do të vejë puna e tyre, edhe kur përfundojnë me nota të mira. Bözdogan i tha DW: “Në kurset e studimit, për të cilat në tregun e punës ka probleme, ndërprerja e studimeve ndeshet më shpesh. Ndërsa në fakultetet e mjekësisë ky fenomen nuk ndodh.”

Gjithnjë e më shumë studentë me borxhe

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, numri i kredive të studimit u rrit me më shumë se 11 përqind, midis viteve 2017 dhe 2018. Por sipas mendimit të Bözdoganit, shpenzimet e përmuajshme për çdo student nuk mbulohen dot. Sipas të dhënave të Zyrës turke të Statistikave, shpenzimet për qiranë, ujin, rrymën elektrike dhe ngrohjen çdo vit janë rritur me 24 përqind. Kësaj i shtohet edhe që çmimet për ushqimet bazë janë rritur me 25 përqind të tjera. Një pasojë: shumë studentë nuk janë në gjendje t’i kthejnë kreditë pas studimeve. Marrë nga Deutche Welle

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jeta studentore kredi studentore studentet ne turqi jeta studentore kredi studentore studentet ne turqi

Sondazh

Poll
Bota 18 Mars 2019, 19:35

Çfarë është Brexit?

Ky shkrim ka si qëllim t’i përgjigjet disa pyetjeve bazike për të kuptuar më qartë termin Brexit dhe funksionin e tij.Çfarë do të thotë Brexit? Kjo është...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet