Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ballsh-Ditën e sotme naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë dalë sërish në protestë pasi nuk kanë marrë prej 4 mujash rrogat. Ata kërkojnë një zgjidhje nga shteti dhe theksojnë se kompania duhet që t’u japë sqarime. Një shqetësim ka bërë publik edhe shefja e sigurisë së Rafinerisë, Brunilda Jahaj, e cila shprehet se aty ka një rredhje gazi dhe nëse ndodh ndonjë shpërthim do të kemi një Gërdec të dytë.
“Siç e thanë edhe zjarrfikësit, gjendja është e mjerueshme. Për momentin këta janë në punë. Duam të dimë se ku është ngërçi, kush do të përgjigjet nëse larg qoftë ndodh diçka në këtë rafineri. Fola edhe me perfektin, por nuk dimë se ku të drejtohemi. Q dje kemi një rjedhje të gazit të lëgshëm, nëse shpërthen ajo do kemi një Gërdec të dytë. Nëse ajo sferë vazhdon të rrjedhë e gjithë lagjja do të mbytet”, u shpreh shefja e sigurimit teknik të Rafinerisë.”, u shpreh Brunilda Jahaj.
Ndërsa një nga naftëtarët në këtë protestë ka deklaruar po vuajnë për bukën e gojës edhe pse punojnë çdo ditë. “Këtu janë mbledhur njerëz hallexhinj, për bukën e gojës, na lënë në mes të rrugës, i bëjmë thirje qeverisë që popullit të Mallakstrës t’i japë një zgjdhje. Shteti ta detyrojë atë të firmës që të na vijë të na japë sparime. I bëj thirrje qeverisë që të ngrihemi sërish ta kërkojmë të drejtën tonë. Edhe sindikatën na e varrosën”, u shpreh një nga naftëtarët .
Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji”, është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona të një grupi të rrezikshëm në qytetin e Fierit, pasi akuzohen për vjedhje nëpër banesa. Katër personat janë arrest...
TIRANË- Gjykata Penale ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës. Para trupës g...
SHIKAJ- Familjarët e Jak Prengës, që u mor preng dhe më pas u vra nga tre grupe kriminale kanë vendosur të flasin. Ata shprehen se nuk kanë ditur asgjë për rrëm...
TIRANË– Një 43-vjeçar është arrestuar pasi ka hyrë me armë zjarri në një lokal dhe ka kërcënuar qiradhënësen e lokalit.Ngjarja ka ndodhur në n...
Tiranë- Bashkia Tiranë ka reaguar për shembjen e banesës në zonën e “Medresesë”. Në reagimin e Bashkisë theksohet se banorët do të trajtohen me bonus qeraje.“Ba...
TIRANË- Philip Morris, një kompani ndërkombëtare që udhëhiqet nga novacioni, është gjithnjë pranë të rinjve duke u ofruar atyre mundësi internship-i si dhe...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku është zyrtarizuar prokurorja Doloreza Musabelliu si anëtarja me e re e SPAK....
Tiranë- Në zonën e Medresesë në Tiranë vijojnë tensionet mes banorëve dhe Policisë, pasi aty sot do të prishet një ndërtesë. Pak minuta më parë janë shoqëruar n...
TIRANË- 40 kandidatë, mes tyre vetëm 7 gra kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Lista me gjithë emrat e kandida...
Tiranë- Ditën e sotme në zonën e “Medresesë” në Tiranë pasi tensione pasi IKMT-ja nisi shembjen e një ndërtese. Banorët kundërshtuan këtë vendim dhe ata u përpl...