LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Shkëlqim Haklajt dhe hakmarrja e Fatmir Hakljat pa kaluar 24 orë, ‘killeri’ pyeti në spital për vik

4 Shkurt 2020, 21:11 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Shkëlqim Haklajt dhe hakmarrja e Fatmir Hakljat pa kaluar 24

Fatmir Haklaj në krye të komisariatit e kishte çuar thuajse në zero kriminalitetin në zonë. Grabitësit nuk guxonin të përballeshin me ndëshkimin e tij. Kjo, nuk do të zgjaste shumë. Shënjestër do të ishte pikërisht familja Haklaj. Në Bajram Curri ishin përhapur fjalët se do të ekzekutohej Shkëlqimi, vëllai i tretë.

Duke e menduar si kurth, djemtë e familjes nuk marrin asnjë masë shtesë sigurie. Shkëlqimi vijon të lëvizë i pashqetësuar në zonë. Në fillim të Janarit të vitit 1998, ai sapo merr emërimin polic në doganën e Qafë Prushit. Më 3 janar, Shkëlqimi udhëtonte me një automjet drejt vendit të tij të punës. Në fshatin Luzhë, rruga ishte bllokuar nga disa gurë të mëdhenj. Para ndodhej autobusi i linjës Kukës-Bajram Curri. Dukej që prita ishte bërë nga dora e njeriut. Në atë kohë, u mendua se ishte tentativë grabitjeje ndaj autobusit. Shkëlqimi hipën në autobus dhe u premton mbrojtje pasagjerëve.

“Një provokim që të aludonim nëse do të dyshonim. Pasagjerët të shqetësuar, vëllai u shkoi në ndihmë, u tha që sa të jem unë nuk ju ndodh gjë dhe ka udhëtuar disa kilometra me autobus duke menduar se ishte grabitje, edhe në Bajram Curr u hap llafi se do grabitej por djemtë e Haklajve e shpëtuan”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Shkëlqimi nuk e mendoi për asnjë moment se ajo pritë ishte për të. Autorët nuk vepruan atë ditë. Ndoshta, ata u detyruan të tërhiqen pasi autobusi pranë mjetit të Shkëlqimit ishte plot me pasagjerë. Në 5 janar, ai bënte të njëjtën rrugë, duke u kthyer nga vendi i punës drejt Kërrnajës. Në Qafën e Luzhës, në të njëjtin vend ku dy ditë më parë ishte pengesa me gurë, mjeti i Shkëlqimit sulmohet me breshëri. Një grup prej 7-8 personash, të veshur me kamuflazh ushtarak, hapin zjarr me armë të rënda automatike.

“Aty kanë qëlluar me armë të ndryshme, mund të them që ka pasur edhe mitrolozë, armë automatike, kam qenë vet në vendngjarje dhe aty sikur kishte ndodhur luftë, komplet dushku filizat ishin prerë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Të shtënat e para i marrin jetën në vend 24-vjeçarit Artur Demiri, kunatit të Fatmir Haklajt. Shkëlqimi tenton të manovrojë mjetin duke i shpëtuar jetën policit Avdi Buçpapa. Ai arrin të hidhet nga makina dhe rrëshqet në shpatin në anën tjetër të rrugës. Avdiu vrapon drejt fshatit Vlad ku kërkon ndihmë.

“Shumë prej atyre personave ne i dimë por kryesisht kanë qenë Haki Hoxha dhe Medi Hoxha. Ndër plumbat e parë një breshëri ka marrë Arturin, Shkëlqimi ka manovruar makinën por nga plumbat është dëmtuar shumë, Shkëlqimi ka dalë në drejtim të pritës”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Shkëlqimi u përgjigjet me zjarr autorëve me një pistoletë që mbante me vete. Atij i bllokohet arma dhe shumë shpejt del i zbuluar dhe pa mbrojtje përballë personave të armatosur rëndë.

“Haki Hoxhën ka qenë aty afër e kur e ka parë që Shkëlqimit i është bllokuar pistoleta, ai është afruar, dhe Shkëlqimi i ka thënë, o Haki Hoxha ti ma bëre këtë, edhe nga varri do të përgjigjëm. Njerëzit e Haki Hoxhës e kanë treguar se ka dalë Shkëlqimi e ka fol, i ka thirrur Hakiut, nga rrjeti i tyre e kemi mësuar çdo gjë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Shkëlqimi qëllohet me një plumb në kokë nga afër për tu siguruar që të merrte fund. Pritës arriti ti shpëtojë gjallë polici Buçpapa, i cili ishte një dëshmitar i vyer. Ai, nuk foli kurrë para drejtësisë. Avdiu mori gruan dhe fëmijët dhe u largua jashtë vendit dhe prej asaj dite nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri.

Thuhet se i mbijetuari i tregoi Fatmirit për autorët e krimit, por Zylfije Haklaj deklaron se nga Avdiu nuk kanë marrë asnjë informacion pasi ai ishte i tronditur. Madje, ajo tregon se gjithçka e kanë mësuar nga njerëz të fisit Hoxha.

“Avdiu ka dalë menjëherë nga makina, ai ka pësuar shok, e ka parë vdekjen me sy, nuk ka treguar asnjë gjë. Ata njerëzit vetë kanë fol, të afërmit e tyre kanë treguar që Haki Hoxha, Medi Hoxha bashkë me njerëz të Sali Berishës kanë organizuar vrasjen e Shkëlqimit, ka pas makinë që e ka shoqëruar. Kemi prova që urdhëruesi direkt është Sali Berisha.

Viktimat transportohen në spital me autobusin e linjës Krumë-Bajram Curri. Fatmir Haklaj, i cili ishte shef komisariati merr lajmin vetëm dy orë pas ngjarjes, kur viktimat mbërritën në spital.

“Azem Hajdari ka dërguar telegram ngushëllimi, nuk mund të them 100 % që ska pasur dorë, por as nuk them që ka qenë. Për Sali Berishën jam e bindur që është kryesori dhe vetëm Sali Berisha”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Nuk vonoi 24 orë nga vrasja e Shkëlqimit dhe Arturit, kur Tropoja u trondit sërish. Në fshatin Cërrnicë, te stallat e ish-fermës, u bëhet pritë dhe ekzekutohen Gjin Kolbuçaj, Avdyl Matoshi dhe kunati i tij Naim Dizdari. Matoshi, njihej si militant i opozitës me njohje në nivele të larta.

Opozita akuzoi kryeministrin Fatos Nano dhe Fatmir Haklajn për krimin. Partia Demokratike zhvilloi një protestë homazh me arkivolin e Matoshit në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Disa ditë më pas në qendër të Bajram Currit do të ekzekutohej edhe vëllai i Naimit, Qazim Dizdari. Ky i fundit, kishte qenë për ngushëllim në familjen Haklaj ku kishte thënë se “palët nuk u kishin asnjë borxh njëra-tjetrës”.

Fatmiri ishte informuar se një nga vrasësit e Shkëlqimit, me rroba kamuflazhi të ndotura nga balta, kishte pyetur pranë spitalit nëse personat që ranë në pritë kishin vdekur. Emri i përfolur ishte pikërisht ai i Avdyl Matoshit. Matoshi, njihej gjithashtu si njeri i afërt me Haki Hoxhën.

“Avdyl Matoshi është përmend por nuk kemi të dhëna që është ndër ekzekutorët e Shkëlqimit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Ditën e ekzekutimit, Matoshit i ishte gjetur një pistoletë tip makarov me të gjithë plumbat e zbrazur. Me sa duket, ai ndjente kërcënimin që i kanosej dhe për këtë arsye lëvizte i armatosur. Ajo ngjarje, rezulton e pazbardhur sot e kësaj dite, ashtu si i gjithë zinxhiri i ngjarjeve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tropoja fatmir haklaj shkëlqim haklaj dosja tropoja fatmir haklaj shkëlqim haklaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Shkurt 2020, 20:29

KORÇË- Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korç...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet