LIVE UPDATES
Aktualitet

Plani urban i Bjeshkëve, Komisioneri Publik këmbëngul për hetimin e prokurorit Arben Dollapaj

4 Shkurt 2020, 19:34 Nga DOSJA
Plani urban i Bjeshkëve, Komisioneri Publik këmbëngul

TIRANË– Gjatë seancës së të martës më 4 shkurt në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri Florian Ballhysa renditi ato ç’ka ishin kërkuar më parë nga ana e tij për hetimin e shtëpisë në Valbonë të prokurorit dhe njëkohësisht anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arben Dollapaj – përfshirë situatën faktike të banesës, vlerën e investimit të kryer prej prokurorit Dollapaj, verifikimin e lejes së ndërtimit dhe të mundësisë financiare të vëllait dhe të motrës së tij për investimin e kryer prej tyre.

Ballhysa tha se bashkia e Tropojës njoftonte se nuk kishte leje ndërtimi të dhënë nga ish-Komuna Markgegaj. Ndërkohë që Ministria e Turizimit dhe Mjedisit kishte konfirmuar se shtëpia në Valbonë është e regjistruar si biznes ne emër të vëllait Sh.D.  Komisioneri Ballhysa shtoi se ky fakt ishte konfirmuar edhe nga vetë prokurori Arben Dollapaj.

Sipas Komisionerit Publik, dokumentet nga Kadastra nuk mund të sillnin rezultat të ri, pasi ndërtimi nuk ishte i regjistruar. Ai shtoi se kërkesa për lejen e zhvillimit bërë nga F.D. është pa numër protokolli dhe se deklarata e kërkuesit duhej të përmbante dhe ID e tij. Ballhysa insistoi se nevojiten edhe dokumentet për zhvillimin e lejes në përputhje me legjislacionin përkatës.

“Bashkia Tropojë nuk konfirmon lejen zhvillimore dhe nuk citohen dokumentet teknike për zhvillimin”, tha ai.

Më tej, Komisioneri tha se nuk arrihej të provohej investimi si bashkë-investitorë për shtëpinë në Valbonë, pasi sipas tij, Dollapaj ka deklaruar se në periudhën 2014-2016 ka investuar 2.6 milionë lekë ndërsa totali sipas preventivit ka qenë 5 milionë lekë.

“Sipas preventivit 2019, vetëm investimi i subjektit është 4.2 milionë lekë. Kjo nuk përputhet me investitorët e tjerë pasi, duhej të ishte 1/3 e investimit”, këmbënguli Ballhysa.

Komisioneri kërkoi sërish që vëllai dhe motra e prokurorit Dollapaj të cilësohen si persona të tjerë të lidhur, pasi sipas tij, ekziston marrëdhënia e interesit mes tyre. Gjithashtu, Ballhysa tha se nuk provohej që materialet e zhdoganuara të cilat kishin mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ishin përdorur për arredimin në Valbonë.

Në seancën e 16 janarit, përfaqësuesi ligjor i Dollapajt, avokati Viktor Gumi dorëzoi si prova disa CD me pamje filmike, të cilat vërtetonin sipas tij që mobiljet për arredimin e bujtinës së vëllait dhe të motrës së prokurorit kishin ardhur nga Amerika dhe ishin zhdoganuar.

“Të merren në konsideratë parashtrimet e mëparshme,” insistoi Ballhysa.

Gjatë fjalës së tij në seancën e të martës më datë 4 shkurt, Gumi sqaroi se pasi u njohën me shkresat e Bashkisë Tropojë, i ishin drejtuar me kërkesë për informim kësaj të fundit dhe prokurorisë së Tropojës lidhur me lejen e ndërtimit në Valbonë.

Ai shtoi se kishin me vete kopjen origjinale të lejes së ndërtimit për shtëpinë në Valbonë dhe mund ta vendosnin në dispozicion të Kolegjit.

Pavarësisht se në seancën e 16 dhjetorit 2019, Kolegji vendosi që hetimin për shtëpinë në Tiranë ta përqendrojë në mundësinë e konfliktit të interesit mes shtetasit kosovar që i ka shitur shtëpinë vëllait të prokurorit Arben Dollapaj dhe këtij të fundit, Komisioneri kërkoi përsëri hetimin e parashtruar më parë.

Ballhysa kërkoi që për shtëpinë 3 kate në Tiranë të hetohet për përfitimin e kredisë, përfitimin e katit të dytë nga Dollapaj, gjendjen deri në vitin 2011, mosdeklarimin e bashkëpronësisë, burimin e ligjshëm të të ardhurave duke përfshirë edhe kunatin H.S. prej nga vëllai i prokurorit Dollapaj kishte marrë hua.

Lidhur me konfliktin e interesit, Ballhysa pohoi se nga përgjigjet e kthyera prej Prokurorisë së Përgjithshme, prokurorisë së Tiranës asaj të Durrësit dhe nga Ministria e Drejtësisë rezulton se nuk ka pasur asnjë akt procedural apo dënim në ngarkim të shtetasit kosovar S.D., i cili i ka shitur shtëpinë vëllait të prokurorit. Sipas Ballhysës, nga këto dokumente rezulton se Dollapaj nuk ka qenë në konflikt interesi me shtetasin kosovar S.D..

Lidhur me denoncimet nga publiku të paraqitura më parë nga Komisioneri, nga pretendohej se Dollapaj kishte ndërtuar pa leje, se zotëronte një hotel në Valbonë dhe se kishte përfituar kredi të butë në kundërshtim me ligjin, avokati Gumi tha se nuk kishin prapësime. Ai shtoi se ishin dakord me Komisionerin se nuk ka prova e fakte ose të jenë pjesë e shqyrtimit gjyqësor.

Trupa gjykuese u tërhoq dhe vendosi të administrojë si provë kopjen origjinale të lejes ndërtimore për shtëpinë në Valbonë. Kryesuesi Adrian Hajdari e pyeti Dollapajn se si mund t’i ndihmonte, pasi ishte shprehur më parë i gatshëm për të vënë në dispozicion çdo dokument apo informacion që dispononte.

Dollapaj tha se do vinte në dispozicion të Kolegjit projektet dhe dokumentacione të tjera për lejen ndërtimore në Tropjë. Ai tha se ngaqë nuk i kishte ndjekur vetë punimet nuk i administronte këto dokumente aktualisht.

Fakti se nuk i kam ndjekur punimet vërtetohet edhe nëpërmjet sistemit TIMS pasi kur shkonim në Tropojë kalonin nëpërmjet Kosovës, për shkak të rrugës”, sqaroi Dollapaj.

Ai theksoi se në shkresat e mbërritura pranë Kolegjit ishte sqaruar se ish-komuna Markgegaj nuk ka pasur arshivë. Dollapaj shtoi se qytetarët i kanë dorëzuar vetë në Bashkinë e Tropojës dokumentet.

Më pas, kryesuesi Hajdari tha se Kolegji mori vendim të ndërmjetëm me shumicë votash që të kërkojë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK nëse ka ndonjë kallëzim ndaj Dollapajt dhe nëse po, a ka ndonjë vendim për fillim apo mosfillim. Seanca e radhës u shty më datë 25 shkurt, ora 11:00.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben dollapaj florian ballhysa kpa arben dollapaj florian ballhysa kpa

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës