Kuriozitete

Shkelin ligjin, bosët e botës duan gatoparde në vend të maceve

Në Somali po blihen masivisht gatoparde në mënyrë të paligjshme, veprim ky që po çon në zhdukjen e kësaj specie.
Featured image of article: Shkelin ligjin, bosët e botës duan gatoparde në vend të maceve Gatoparde

SOMALI- Më të pasurit e botës po blejnë masivisht gatoparde në mënyrë të paligjshme, në vend të kafshëve shtëpiake.  Por blerja e paligjshme e këtyre specieve po çon në zhdukjen e tyre.

Të gjithë këto gatoparde gjenden më së shumti në Somaliland, vend ky i cili është shumë larg nga Somalia.

Çdo vit të pasurit nga e gjithë bota blejnë pothuajse 300 gatoparde, një numër relativisht i lartë krahasuar me këlyshët e rritur në këtë zonë.

Ndërsa alarmi për blerjet e paligjshme të këtyre gjallesave po përhapet tej mase, fondi për mbrojtjen e gatopardëve ka deklaruar se ky problem po arrin në përmasa kolosale.

Kalimi i kafshëve realizohet përmes kufinjve të Somalilandit, teksa më pas transferohen me anije drejt vendeve arabe.

Fondi për mbrojtjen e gatopardëve ka raportuar se pas blerjeve të paligjshme të gatopardëve, numri i tyre është reduktuar në 7500 të tillë në të gjithë pyjet. Pra e gjithë pjesa tjetër e gatopardëve gjendet nëpër shtëpitë e të pasurve.

Ndërkohë vlen të theksohet se ligji në vendet Arabe nuk po zbatohet aspak.

Burimi: Newyorkpost 

A.C/Dosja.al

Shto Koment