LIVE UPDATES
Aktualitet

Shifrat/ 68 të vrarë në 2018-n, si lidhen vrasjet me krimet për drogë katër vitet e fundit

25 Mars 2019, 11:38 Nga DOSJA
Shifrat/ 68 të vrarë në 2018-n, si lidhen vrasjet me krimet

TIRANË- Në Shqipëri, në vitin 2018 humbën jetën nga vrasjet e qëllimshme 68 persona, nga të vilët 53 ishin burra dhe 15 ishin femra, sipas të dhënave që janë publikuar nga Instituti i Statistikave.  Numri ishte më i lartë sesa autorët e vrasjeve me dashje, që ishin gjithsej 60, për shkak se një person mund të ketë shkaktuar më shumë se një viktimë, siç ishte rasti i masakrës së Selenicës që vrau 8 të afërm në verë të vitit të kaluar.

Në raport me një vit më parë, numri  i viktimave që kanë humbur jetën nga vrasjet ka mbetur i pandryshuar në 68, por në 2017-n kishte më pak femra të vrara (12) dhe më shumë meshkuj (56).

INSTAT i raporton të dhënat e detajuara, për numrin e të dëmtuarve sipas veprave penale dhe gjinisë, që nga viti 2015.

Nga të dhënat rezulton se numri më i lartë i viktimave nga vrasjet ishte në vitin 2016, me 99 të tillë, nga të cilët 82 ishin meshkuj. Kjo periudhë përkon me masivizimin e kultvimit të kanabisit në vend, ku siç është pranuar zyrtarisht kishte rreth 2,000 plantacione të mbjella. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një lidhje të drejtë mes  vrasjeve dhe veprave penale të evidentuara për drogë. Një tjetër tabelë e INSTAT nxjerr në pah se në 2016-n kemi dhe numrin më të lartë të krimeve në fushën e drogës, me rreth 3,200 të tilla, nga rreth 2,000 që ishte mesatarja e viteve të tjera.

Edhe 2019-a nuk ka nisur mbarë, ku vetëm javën e kaluar u shënuan katër vrasje në vend.

Deri në fund të vitit 2017, në vend kishte 992 të burgosur për vrasje, nga të cilët 18 ishin femra. Në raport me 2015-n, kur në bursi ishin 1470 persona për vrasje, numri i tyre ka rënë me 32%, kryesisht për shkak të amnistive të kryera.

Ndërsa numri i të burgosurve për krimet e drogës, në 2017-n ishte rreth 1600, duke “zënë” burgjet shqiptare, teksa përbënte gati 30% të totalit të të burgosurve në vend.

Në raport me popullsinë, në 2018-n, Shqipëria rezulton me rreth 2.5 vrasje për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të Zyrës Kundër Drogave dhe Krimeve të Kombeve të Bashkuara (UNODC), që i referohen vitit 2016, në rajon, Shqipëria është e dyta për nga numri më i lartë i vrasjeve në raport me popullsinë. I pari është Mali i Zi (4.34), më pas vjen Shqipëria, pastaj Kosova (1.6) Maqedonia (1.59), Serbia (1.39), Bosnja (1.28).

Në Europë vrasjet më të mëdha shënohen në ish vendet e Bashkimit Sovjetik, Rusia (10.8 vrasje për 100 mijë banorë),  Ukrania (6.3), Turqi (4.3). Në vendet e Europës Perëndimore, ky tregues luhatet në rreth 1 vrasje për 100 mijë banorë. Shtetet ku ndodhin më pak vrasje janë Sllovenia, Islanda, Norvegjia etj.

Në botë, rekord për vrasjet e qëllimshme mbajnë shtete si Venezuela (56.5), Brazili (29.5), Kolumbia, me 25.5 vrasje për 100 mijë banorë, Meksika (19.3) etj, me dy të fundit që njihen për kartelet e fuqishme që kanë në fushën e drogës.

Marrë nga Monitor.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 68 te vrare ne 2018 rapoti i instat per vrasjet ritvan zykaj vrasjet ne shqiperi vrasjet ne vitin 2018 68 te vrare ne 2018 rapoti i instat per vrasjet ritvan zykaj vrasjet ne shqiperi vrasjet ne vitin 2018


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet