LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kunati vrau prindërit para syve të mi”, nusja rrëfehet për ngjarjen e Peshkopisë: Fat që shpëtuam (VD)

25 Mars 2019, 07:13 Nga DOSJA
“Kunati vrau prindërit para syve të mi”, nusja

TIRANË- Vetëm 8 muaj kanë kaluar nga një ngjarje që tronditi jo vetëm Peshkopinë, por mbarë opinionin publik. Më 7 Qershor të 2018-s, i kthyer vetëm një ditë më herët në Shqipëri, Qemal Sela ekzekutoi me armë zjarri prindërit e tij, Zeqimete dhe Flamur Sela. Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin e llixhave të familjes Sela, që shërbente jo vetëm si biznes i familjes, por edhe si shtëpi për ta. Sëbashku me viktimat, në këtë hotel banonte edhe djali tjetër i tyre, Floriani me bashkëshorten e tij Myzafere, të cilët kanë dy fëmijë.

Pikërisht kjo e fundit ndodhej këtë të diel në rubrikën “Shihemi në gjyq”. Përtej problemeve që do të pasonin nga kjo tragjedi e dyfishtë, Myzaferja rrëfeu në studion e “E Diela Shqiptare” se djali i ekzekutoi dy prindërit e tij në sytë e saj.

“Në Qershor të 2018-s humba prindërit e bashkëshortit nga kunati. M’i vrau në sy. Kam pasur edhe vajzën edhe burrin prezentë. Kemi një godinë 5 katëshe, që punonim aty, si në kurbet. Aty mbanim fëmijët me bukë, me një sakrificë të madhe punonim. Jetonim të gjithë bashkë, derisa na ndodhi ajo fatkeqësi. Kunati rrinte në Angli, kishte 6 vjet që kishte ikur për një jetë më të mirë, për të na ndihmuar. Më pas në 2018-n, në Qershor, kur ndodhi ngjarja, vjen nga Anglia i deportuar. Ishte pa dokumente. Kishte kaluar gjendje depresioni në Angli, që ne nuk e dinim. Vjen në shtëpi, kishte qenë i sëmurë.”

Çobani tregon se vetë 25-vjeçarja ka shpëtuar për mrekulli, sepse në momentin kur djali i drejtoi armën nënës së tij, pranë saj ndodhej edhe Myzaferja, të cilën ai e shtyu tutje, duke mos dashur që ta vriste.

“Ka qenë fat i madh që keni shpëtuar. Sepse ai ka qenë ngjitur me armë në dorë, në momentin që ka vrarë prindërit dhe juve ju ka shtyrë në fakt. E ka bërë me ndërgjegje shtyrjen tuaj dhe ka vrarë vetëm prindërit. Ka qenë një habi e madhe”, tha Çobani.

Motivi i vrasjes, ashtu si në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, edhe sot mbetet mister. Juristja Çobani solli edhe versionin e ngjarjes, të treguar nga Myzaferja.

“Arsyet e kësaj vrasjeje nuk dihen nga askush. Fakti që ai ka ardhur në një gjendje shumë të rënduar psikologjike nga Anglia, ka bërë që pikërisht që ditën e nesërme të mbërritjes, ka kërkuar të hyjë diku në një magazinë të hotelit 5 katësh, ku dikur aty brenda ishte një armë. Këtë armë e kishin harruar edhe vetë familjarët, sepse e kishin lënë në këtë magazinë dhe nuk ishte kujtuar njeri. Ky djalë e mbante mend këtë armë. Dhe nëna e tij i jep çelësin, sepse ky insiston dhe thotë që kam një album fotografik brenda në magazinë dhe dua ta marr të shikoj veten si kam qenë dikur. Nëna ia jep. Ndërkohë që këto nuk e dinin që ai kishte gjetur armën, po e përgatiste dhe në momentin kur dera ishte e mbyllur, vjen i ati i kërkon me insistim “ma hap derën djalë, të lutem”. Ai hap derën dhe i zbraz të gjithë karikatorin të atit. Menjëherë vjen e ëma, sepse dëgjon zhurmën. Ai godet edhe të ëmën dhe e treta ka qenë Myzaferja që është afruar aty, ndoshta për t’ju shpëtuar jetën pleqve. Ai ka parë që e ëma ka qenë akoma e gjallë, sepse Myzaferja po mundohej t’i jepte ndihmën e shpejtë. Ai e ka larguar Myzaferen dhe e ka goditur sërish të ëmën. Pra ka qenë vërtetë një tragjedi që unë e tregoj dhe ngjethem, është një emocion shumë i madh sepse nuk mund të arrij dot të imagjinoj që një fëmijë të bëjë një krim të dyfishtë, kaq të rëndë. Por mendoj që arsyet patjetër që i di vetë ai… megjithatë ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike, gjë që është provuar.”

“Atë ditë thoshte nuk kam punë me ju, kam punë vetëm më prindërit e mi”, thotë Myzaferja.

Marrë nga TvKlan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djali vrau prinderit flamur dhe zeqimete sela krimi ne peshkopi qemla sela djali vrau prinderit flamur dhe zeqimete sela krimi ne peshkopi qemla sela

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet