Politike

Sherri pranë spitalit/ Denoncimi: Djali dhe kushëriri i Gramoz Ruçit, autorë të ngjarjes së përgjakshme në Fier

Sipas një qytetari, në ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe një i afërm i tyre.
Featured image of article: Sherri pranë spitalit/ Denoncimi: Djali dhe kushëriri i Gramoz Ruçit, autorë të ngjarjes së përgjakshme në Fier Foto nga vendngjarja në Fier

TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili sipas tij sqaron disa detaje lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Fier, ku u plagosën 5 persona pas të shtënave më armë pranë spitalit të Fierit. Sipas një qytetari, në ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe një i afërm i tyre.

“Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qëllojne qytetare dhe përgjakin spitalin e Fierit.

Policia po manipulon çdo gjë. Dëshmite janë flagrante”, shkruan Berisha

Ja denoncimi i qytetarit:

Mirëmbrëma doktor. Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramos Ruçit dhe Qerem Braçja kushuriri i Gramosit. Në levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në koridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Qerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshtarët e sherrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, shiku dhe sapo erdhi edhe zv.ministri i bremdshëm për të manipuluar provat.

Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.
Njeriu që po lufton me jetën në reaminacion ska qenë pjesë e sherrit por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit.

Zoti na ruajt doktor, se shteti ka vdekur.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier. 5 persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment