LIVE UPDATES
Aktualitet

Sherri për komunizmin/ Braho i përvishet Tufës: Është spurdhjak, nuk merrem me të

2 Prill 2019, 08:12 Nga DOSJA
Sherri për komunizmin/ Braho i përvishet Tufës: Është

Deputeti socialist Spartak Braho akuzoi dje kreun e ISKK Agron Tufa, se po nxin historinë. (Lexo këtu)

“Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë, përfshirë luftën, heronjtë. Nuk ka asgjë shkencore në analizat që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, s’ka pse të ngatërrohet me politikën. S’ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni është i ndaluar me ligj. Ka shumë helm në veprimtarinë e këtij instituti. Në këto kushte, nuk e votoj këtë rezolutë, madje kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes“, tha Braho dje në Parlament.

Tufa replikoi në rrjetet sociale, se nga njerëz si Spartak Braho iu rrezikohet jeta shqiptarëve çdo ditë.

Miq të nderuar, Dhuratën më të çmuar sot për ditëlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash perfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rrezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit”,-shkroi Tufa.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) u aprovua nga Parlamenti i Shqipërisë me Vendim nr 10242 ne 25 shkurt 2010 si “institut qendror publik i pavarur” dhe ka statusin e personit ligjor. Eshte i financuar me buxhetin e shtetit.

DITA intervistoi deputetin Braho pas këtyre replikave.

– Zoti Braho ju dje “shpërthyet” në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kundër Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe posaçërisht kundër shkrimtarit Agron Tufa që kryeson këtë Institut. Si ndodhi kaq papritmas, pasi ju jeni përgjithësisht i qetë dhe tolerant?

– Një sqarim i vogël për lexuesit, pasi është përhapur një lajm jo i saktë. Nuk isha në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por në Komisionin e ligjeve. Aty “shpërtheva” sikurse thoni ju. Po pse çuditeni e më thoni se kam shpërthyer? Ky institut me Agron Tufën dhe një turmë tufalakësh tok me të është kthyer në një turp kombëtar sepse po nxijnë historinë.

Nuk ishte e rastësishme ngjarja e djeshme. Ishte rrjedhojë dhe pasojë e një sërë sjelljesh të mëparshme të tyre. Unë për atë punë jam në Kuvend, që të mos lejoj akte të turpshme antihistorike dhe antikombëtare. Ju pyesni pse ndodhi dhe si ndodhi kështu? Po jua sqaroj.

Ata sollën një rezolutë që nxinte luftën antifashiste dhe dëshmorët e saj. Si mund të isha unë dakord me të? Ky është një provokim i hapur me ndjenjat e një populli të tërë që mbron dhe nderon vlerat e asaj lufte dhe të dëshmorëve të saj. Mos harroni se jemi në vitin e 75 vjetorit të çlirimit dhe ky është një provokacion i pastër…

– Pse e quani provokacion? Edhe ata, pra pala tjetër, ku ju fusni edhe Agron Tufën, kanë të drejtën e fjalës. Pse duhet t’jua mohoni këtë të drejtë?

– Unë nuk po ua mohoj të drejtën e fjalës. Këtë Agron Tufën nuk e kam takuar asnjëherë dhe nuk e njoh as për fytyrë. Unë po flas për shtetin ligjor. Për mua Tufa është një spurdhjak dhe unë nuk merrem me të. Unë merrem me institucionin që ai përfaqëson. Ky institucion financohet nga shteti. Këtu qëndron problemi.

Unë si deputet, si një familje dëshmorësh, nuk do të lejoj kurrë nxirjen e të vërtetave historike dhe të hidhet baltë mbi atë luftë të lavdishme dhe dëshmorët e saj. Ai, pra Tufa ka bërë një rezolutë në emër të një institucioni shtetëror dhe kërkon që këtë t’ia miratojë parlamenti.

Është një rezolutë kundër luftës antifashiste dhe unë nuk mund të pranoj që ajo rezolutë të miratohet nga Kuvendi. Më erdhi mirë që në të njëjtën linjë mendimi me mua dje ishin edhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi dhe kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja.

– Zoti Braho, kanë kaluar 75 vite nga ajo luftë që ju e mbroni me aq pasion. Mos ka ardhur koha të tregoheni pak më shumë tolerantë me ish-ballistët?

– Shiko, Xhevdet! Nga intervista që kishe bërë para tri ditësh me Rustem Peçin më pëlqeu shumë shprehja, apo apeli që ai i drejtonte Kryeministrit Rama kur i thoshte të mos ua fërkonte kokën ballistëve se atyre u ngrihen veshët shpejt. Paraardhësit e mi i kanë larë hesapet me ballistët këtu e 75 vjet më parë. Por edhe unë i kam larë hesapet me pinjollët e ballistëve njëherë e mirë. Jam familje dëshmori unë dhe nuk do të lejojë që një Tufë apo disa tufa të hedhin baltë mbi një histori që është larë me gjak,mbi një luftë që ka shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj dhe kam dalë kundër aktit të kryeministrit Edi Rama për të nderuar kryekolaboracionistin Mit’hat Frashëri disa muaj më parë. Gjej rastin të shpreh sërish pakënaqësinë me sjelljen e Kryeministrit në qëndrimin që po mban në këtë vit jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut. Nuk shikoj asnjë shenjë reflektimi nga qeveria, nuk shikoj asnjë program.

Mirëpo jemi jo vetëm në këtë vit jubilar, por edhe para një palë zgjedhjesh të rëndësishme. Partisë Socialiste mund t’i kushtojë kjo neglizhencë… Prandaj dhe them se kush e ushqen dhe nga buron gjithë ai mllef kundër Luftës Antifashiste dhe dëshmorëve. Pse qeveria u kreh bishtin këtyre kokoroçëve të tipit Tufa?

– Institucioni që përfaqëson Agron Tufa është mbrojtësi më i flaktë i “Aushvicit shqiptar”, pra për kampin e Tepelenës. Të jetë e rastësishme kjo?

– Nuk është aspak e rastësishme. Është një strategji e tërë për të mohuar luftën tonë antifashiste. Historianët tanë më të mirë të kohës së luftës dhe të pasluftës, si Pëllumb Xhufi, Paskal Milo, si dhe Komteti Kombëtar i veteranëve të Luftës Antifashiste, e konsiderojnë kthimin e kampit të Tepelenës në “Aushvicin shqiptar” si një nga absurditetet më të mëdha. Asdhtu sikurse nuk janë pajtuar as me muzetë me bunkerë. Devocioni i Tufës dhe i Institutit që ai përfaqëson është i neveritshëm. Unë kam dalë hapur kundër projekteve të kësaj natyre…

– Në reagimin e tij të djeshëm linte të nënkuptohej se ndihej i rrezikuar nga ju “neandertalët e komunizmit”. Vërtetë ia rrezikoni atij jetën?

– E lexova dhe qesha në fillim. Pastaj thashë me vete, po ua them edhe juve se prapa do tëmë ketë sa herë do të hapë gojën kundër luftës dhe dëshmorëve.

– Tingëllon paksa keq kjo zoti Braho, pasi këtë paralajmërim apo lajmërim ju ia bëtë atij në një ditë që kishte edhe ditëlindjen. Nuk mund të ishit pak më i butë në paralajmërimin tuaj?

– Unë të thashë pak më lart që nuk e njoh as për fytyrë këtë person, pa le më të dija ditëlindjen e tij. Megjithatë, po i them: Ta gëzosh ditëlindjen buçko! Pa çka se ke lindur në një ditë të shënuar që e shpreh më së miri karakterin tënd. Një prillin e kujtojnë të gjithë si ditën e gënjeshtrave dhe ti vazhdo të gënjesh… Ty, Tufa, do të bëjmë një nder të veçantë: Do të kujtojmë si një kryegënjeshtar!

– Zoti Tufa, në reagimin e tij të djeshëm, ju akuzonte juve Spartak si “një përfaqësues i zi i ish-Sigurimit të Shtetit”. Si do t’i përgjigjeshit kësaj akuze?

– Me shaka brenda një të vërtete. Po i them Tufës, që nuk ia njoh as fytyrën se ai shtet në atë kohë kishte disa rregulla: Nuk fuste në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit pjesëtarë nga familjet e lidhura me luftën apo komunistët. Unë rrjedh nga familjet e fitimtarëve të Luftës. Nuk e pata atë fat, edhe po të doja. Ish-sigurimi i Shtetit i zgjidhte bashkëpunëtorët nga kategoria e Agron Tufës. Ata i kanë shërbyer devotshmërisht Sigurimit të Shtetit me denoncimet që kanë bërë. Mirë kanë bërë, se edhe janë paguar për devotshmërinë e tyre. Kjo akuzë që më bëri dje Tufa, më bëri apo më nxiti kureshtjen se mos ka edhe ky ndonjë dosje bashkëpunimi. Do të kthej përgjigje sapo të hulumtoj në disa sirtare që nuk i hap dot Tufa… Ia premtoj këtë dhe do të tregoj se nga i buron gjithë ai vrer këtij njeriu…

– Zoti Braho, kjo histori mund të vazhdojë edhe më tej. Jemi në një vit jubilar të Luftës antifashiste dhe mendoj se do të ketë sërish debate. Mendoni se është e dobishme që edhe pas 75 vitesh të vazhdojmë të jemi të përçarë?

– Përçarjen e mbjellin ata që u mundën nga ajo luftë dhe që sot duhet të na hiqen si fitimtarë. Janë pinjollët e tyre, si Tufa me shokë që e bëjnë atë që nuk arritën të bëjnë etërit e tyre. Aq më keq për ta. Jo thjesht se armata e antifashistëve është shumë më e madhe dhe më e fuqishme se humbësit e luftës, por për faktin se ata edhe pas kaq shumë vitesh vazhdojnë në të njëjtin avaz. Pra në rrugën e tradhtisë. Të vjen keq që humbësit e asaj kohe janë në të njëjtën llogore me humbësit e sotëm, pra në opozitë. Si nuk i thirrën njëherë mendjes këta njerëz? Kjo më çudit vërtet.

– Spartak, nga kjo intervistë mendoj se do të bësh shumë të pakënaqur nga ata që ju i konsideroni si kundërshtarë politikë. Po sikur Tufa apo ndonjë tjetër t’u përgjigjet?

– Gati jam unë. Madje i kam qejf polemikat publike. Le të sjellim argumentet dhe mendoj se e vërteta për luftën antifashiste do të shkëlqejë edhe më shumë. Uroj dhe dëshiroj që përfundimisht kundërshtarët e mi t’i thërresin mendjes dhe të ulin përfundimisht kokën.

Marrë ngaDita

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa braho sulmon agron tufen komunizmi ligji per lustracion spartak braho agron tufa braho sulmon agron tufen komunizmi ligji per lustracion spartak braho

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet