Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Policia ka vënë në pranga 4 tifozë, pasi gjatë ndeshjes së zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Air Albania” hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.
Në pranga është vënë 24-vjeçari A.P, pasi gjatë intervistimit nga shërbimet e Policisë, fillimisht ka pohuar se nuk ka qenë i pranishëm në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes, por pas këqyrjes së pamjeve filmike, ka rezultuar se ka qenë pjesëmarrës dhe pasi ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja, ka goditur punonjësin e shërbimit të sigurisë.
Njoftimi i Policisë:
Ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Partizani, vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Partizani të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasve, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.
Nga shërbimet e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: – A. P., 24 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Ky shtetas, gjatë intervistimit nga shërbimet e Policisë, fillimisht ka pohuar se nuk ka qenë i pranishëm në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes, por pas këqyrjes së pamjeve filmike, ka rezultuar se ka qenë pjesmarrës dhe pasi ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja, ka goditur punonjësin e shërbimit të sigurisë;
– S. P., 19 vjeç, S. P., 28 vjeç dhe L. P., 18 vjeç, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 25 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim.
Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë si të dyshuar se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv, konkretisht: I. V.; D. I.; E. K.; H. T.; E. T.; E. L.; A. T.; M. M.; E. T.; A. M.; M. S.; R. Z.; G. A.; E. V., E. E. dhe K. Sh., të cilët pas marrjes së deklarimeve u lanë të lirë.
Këta shtetas, gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur lëndë piroteknike në fushën ku zhvillohej ndeshja dhe pas përfundimit të saj, kanë dëmtuar stolat. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SPANJE – Trajneri italian Carlo Ancelotti, në një intervistë të gjatë për “As”, ka folur për aventurën e tij të re në Madrid:“Real ka një skuadër me...
ANGLI – Edhe Antonio Conte nis një sulm të ashpër ndaj drejtuesve të Premier League pas takimit të së enjtes, për të diskutuar ndikimin që mund të ketë pa...
TIRANE – Ai gol i Endri Çekiçit në ndeshjen kundër Andorrës, të zhvilluar në “Air Albania”, i dhuroi Shqipërisë fitoren 1-0, duke bërë që Ko...
ANGLI – Problemi është përsëritur prej vitesh, por tashmë, me situatën plotësisht jashtë kontrollit, ka ardhur koha për të vepruar.Situata e kalendarëve t...
TIRANE – E enjtja e 23 dhjetorit ka qenë një ditë ndryshe, jo vetëm për drejtuesit e Federatës së Futbollit, por edhe për personat me aftësi ndryshe në Sh...
BRAZIL – Pele doli të enjten nga spitali ‘Albert Einstein’ në Sao Paulo, ku u shtrua për të vazhduar trajtimin për kancerin e zorrës së trashë. Ky shtrim ...
ANGLI – Pas ndalimit të detyruar për shkak të rasteve me Covid, Manchester United është rikthyer në stërvitje në qendrën sportive Carrington. Skuadra, e c...
ANGLI – Ralf Rangnick ka folur në një konferencë për shtyp për atë që po ndodh në Premier League. Shpërthimi i Covid në futbollin brtitanik e detyroi Prem...
ITALI – Qeveria italiane është e gatshme të nisë një shtrëngim masash për të frenuar infeksionet Covid, që do të përdoren edhe në sport. Edhe në zonën e b...
TIRANË-Tirana fitoi derbin ndaj Partizanit në minutën e fundit dhe e mbyllin vitin në vendin e parë. Në përfundim të ndeshjes foli dhe numri një i klubit, ...