LIVE UPDATES
Sport

“Viti i artë i Kombëtares”, presidenti Duka: “Rekordi kuqezi nuk është rastësi!”…

24 Dhjetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
“Viti i artë i Kombëtares”, presidenti Duka:

TIRANE – Ai gol i Endri Çekiçit në ndeshjen kundër Andorrës, të zhvilluar në “Air Albania”, i dhuroi Shqipërisë fitoren 1-0, duke bërë që Kombëtarja jonë të mbyllte eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” me 18 pikë, si kurrë më parë në historinë e futbollit kuqezi.

Emisioni ‘Opinion’ në TV KLAN i ka kushtuar hapësirë këtij suksesi historik të Kombëtares që arriti rekordin më të mirë të pikëve në një kualifikueset e një turneu madhor. Për presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kjo arritje nuk është aspak e rastësishme, por është fryt i një pune të madhe që është bërë dhe po bëhet ndër vite me futbollin shqiptar, por edhe me ekipet kombëtare në të gjitha moshat.

“Nuk është një gjë e rastësishme që Shqipëria mori 18 pikë, por është një vazhdimësi e punës së ekipit, është një vazhdimësi e gjithë punës së ekipeve kombëtare zinxhir, që arrijnë deri në këtë rezultat historik të deritanishëm, me objektivin që një ditë Shqipëria të jetë në një Kupë Bote”.

Çfarë ndikon më shumë në rritjen e Kombëtares? “Çdo gjë ka ndikimin e saj në arritjen e rezultatit. Te futbolli shihet veç maja e ajsbergut, ndërsa në të është një volum shumë i madh pune, për të arritur që atë majën e dukshme, që del në sipërfaqe ta kesh të suksesshme dhe të arrish rezultate. Është punë komplekse, me përmirësimin e infrastrukturës sportive, me përmirësimin e mënyrës së stërvitjes, me përmirësimin e selektimit apo skautimit, siç i thonë në futboll, për të zgjedhur futbollistët më të talentuar, motivimi i tyre, atmosfera pozitive, çdo gjë duhet bashkuar për të arritur rezultatin maksimal. Ne nuk kemi arritur atë që arrijnë ekipet e mëdha të Europës, por për historinë e Shqipërisë, për një vend modest si Shqipëria, vërtetë kemi arritur shumë,”- thotë presidenti Duka në intervistën e tij për emisionin “Opinion”.

Gjithashtu, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se duhet punuar edhe më shumë për të pasur më shumë futbollistë cilësorë në ekipet zinxhir, ndërkohë që fokusi do të vazhdojë të jetë i lartë te talentet që aktivizohen në ekipe të huaja, duke i mbajtur në monitorim.

“Ne kemi futbollistë shumë të mirë, kemi disa futbollistë me kualitet shumë të lartë, por nuk kemi numrin e domosdoshëm për të qenë kompetitivë me skuadra shumë të mëdha të huaja. Ata që kemi luajnë në skuadra të mira, por në raste të veçanta, me pak mungesa, pastaj fillojmë dhe çedojmë. Kështu që për të arritur në nivelin e atyre skuadrave, duhet të kemi më shumë futbollistë kualitativë dhe të kemi më shumë prurje nga ekipet zinxhir, gjë e cila po vjen. Padyshim që e ndihmon, sepse luajnë në kampionate akoma më të forta sesa ai i Shqipërisë. Kanë eksperienca shumë më shumë, me të ardhura ekonomike më të mëdha, që i bën akoma e më shumë profesionistë dhe në njëlloj mënyre kur rikthehen në ekipin Kombëtar, sjellin eksperiencën e kampionateve më të mëdha. Kemi disa futbollistë që luajnë në Serie A dhe dihet se çfarë niveli është të sjellësh eksperiencën e kampionatit italian te ne, është një vlerë e shtuar për ne”,- ka shtuar Duka.

Sakaq, presidenti i FSHF-së e vë theksin edhe te infrastruktura sportive dhe fakti që qeveria apo pushteti vendor duhet të kontribuojnë për krijimin e terreneve që t’u japin mundësi fëmijëve që të luajnë futboll dhe të ndjekin ëndrrat.

“Kombëtarja ka ardhur deri këtu si rezultat i një projekti që vazhdon. Përmirësimi i kompleksitetit që përmenda më sipër. Duhet të fillosh që në moshën 5-vjeçare me fëmijët. Futbolli i fëmijëve dikur fillonte në moshën 12 vjeç, ndërsa sot fillon që 5 vjeç. Infrastruktura ka ndryshuar, burimet njerëzore kanë ndryshuar, trajnerët kanë ndryshuar. Duhet të ndryshojnë akoma më shumë, për të arritur edhe më shumë. Ajo që ka shumë më shumë nevojë Shqipëria dhe që nuk varet nga një Federatë Futbolli, por varet nga e gjithë qeveria, nga të gjitha pushtetet, ato që kanë autoritetin për ta bërë është infrastruktura sportive. Ne kemi mungesë inventari të terreneve sportive, që duhet ta shtojmë, kryesisht në Tiranë, ku kemi dendësinë më të madhe të popullsisë dhe sipërfaqe më pak për të ndërtuar fusha futbolli. Nëse do flasim për numrin e nevojshëm të fushave të futbollit, jam shumë i sigurt që Shqipëria do të bëjë suksese shumë më të mëdha sesa kaq”,- deklaroi ndër të tjera presidenti Duka.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armand duka eliminatoret e botërorit “katar 2022” i dhuroi shqipërisë fitoren 1-0 kjo arritje nuk është aspak e rastësishme presidentin e fshf-së të zhvilluar në “air albania” armand duka eliminatoret e botërorit “katar 2022” i dhuroi shqipërisë fitoren 1-0 kjo arritje nuk është aspak e rastësishme presidentin e fshf-së të zhvilluar në “air albania”

Sondazh

Poll

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje