Aktualitet

SHËNIM: Mes të dyshuarve me COVID-19 edhe burri i deputetes socialiste, misteri i mjekëve të “painfektuar” në spitalin e Durrësit, ç’po ndodh?

Burime të Dosja.al thonë se një nga të karantinuarit është bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Ai ka qenë në kontakt me të sëmurën ashtu si mjekët e tjerë, në fazën kur ende nuk ishte përcaktuar diagnoza.
Featured image of article: SHËNIM: Mes të dyshuarve me COVID-19 edhe burri i deputetes socialiste, misteri i mjekëve të “painfektuar” në spitalin e Durrësit, ç’po ndodh? Foto ilustruese

DURRES- Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se nuk ka asnjë të prekur nga stafi mjekësor që i shërbeu 73- vjeçares që humbi jetën. Madje sot në një media u dha edhe arsyeja; gruaja kishte qenë me maskë. Në fakt nuk kanë qenë vetëm mjekët dhe infermierët të ekspozuar ndaj virusit prej pacientes 0.

Burime nga spitali thonë për Dosja.al se të ekspozuar kanë qenë edhe personeli që shërbente ushqimin edhe sanitarët. Këta deklarohen negativë nga ministria sot, por u është thënë të mos dalin në punë.

Nuk dihet kur iu është dhënë urdhëri që të rrinë të izoluar në shtëpi, por vetëm dje ata kërkuan të merrnin përgjigjet të personalizuara nga ISHP. Burime të Dosja.al thonë se një nga të karantinuarit është bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Ai ka qenë në kontakt me të sëmurën ashtu si mjekët e tjerë, në fazën kur ende nuk ishte përcaktuar diagnoza.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk mund të thuhet për asnjërin nga ata që janë pozitivë, por e sigurtë është që ai staf është i karantinuar plotësisht, në pritje të një përgjigjeje nga ISHP. Pas asaj, do të bëjnë analizën e dytë, për t’u siguruar. Ndërkohë që kontaktet e stafit të spitalit përfshijnë deputeten e PS, e cila nga 2 marsi ka takuar edhe kolegë nëpër komisione.

(Dosja.al)

Shto Koment