Para shkollës së djalit/ Shqiptarja theret me thikë në mes të rrugës, vdes në vend
Bruna Muça ITALI- Shqiptarja Bruna Muça është vrarë në Vittoria, në provincën e Raguzës. Ngjarja ka ndodh...
Bruna Muça ITALI- Shqiptarja Bruna Muça është vrarë në Vittoria, në provincën e Raguzës. Ngjarja ka ndodh...
Gent Shkullaku dhe Sali Berisha TIRANË- Gent Shkullaku, fotoreporteri i Light Studio Agency (LSA) është dhunuar një natë më ...
Ilir Meta, Vjosa Osmani, Yuri Kim TIRANË- Presidenti Ilir Meta he ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ...
Policia e Tiranës TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për incidentin e ndodhur një natë më parë me fotorepor...
TIRANË– Për 12 orë rresht Gjykata Kushtetues ka diskutuar sot në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Që prej orës 10:00 ka nisur seanca e tretë për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku prezent ishte edhe këshilltari i presidentit Ilir Meta për çështjet ligjore, Bledar Dervishaj. Ky i fundit, gjatë seancës është shprehur se Kuvendi nuk i ka rivlerësuar konstatimet për shkelje të kreut të shtetit, Ilir Meta.
Në fjalën e tij, duke reshtuar argumentat kundër palës së paditur, Dervishaj tha se çështja ka nisur që në vitin 2018, i njëjti vit që përkon me ‘rënien’ e Gjykatës Kushtetuese nga procesi i Vettingut. Sipas tij, Kuvendi ndryshoi titullin dhe procedurën e ligjit, duke e dërguar tek kreu i shtetit si të ri, pa i vlerësuar konstatimet për shkelje. Më tej, argumentimin e tij këshilltari i Metës e ka vijuar me pretendimet se Këshilli Bashkiak, nuk duhej të vendoste pro prishjes së Teatrit, të paktën, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese. Po ashtu shton se të zgjedhurit e Tiranës, nuk u ndalën para vendimit të prishjes, edhe pse iu tërhoq vëmendja nga shumë institucione të tjera.
Fjala e Dervishajt:
“Çështja ka nisur që në 2018 mars, që përkon dhe me daljen jashtë funskionimit të Kushtetueses. Në atë kohë u hodh ideja e një ligji special, të një zone në qendër të Tiranës. Shumë shpejt, në 26 qershor 2019, ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe zonës aty pranë. Presidenti pasi mori ligjin për Teatrin nga kuvendi e vlerësoi me seriozitet, me dekret e ktheu për rishqyrtim. Jo vetëm ligjim special, por edhe qëndrimet publike të shoqërisë civile, ekspertëve dhe aktorëve pro dhe kundër, si dhe ktheu me dekret ligjin.Kuvendi mori në shyqrtim dekretin e presidentit dhe vendosi pranimin e tij. Titulli i ligjit ndryshoi, përmbajtja e ligjit ndryshonin deri diku. Nga leximi i ligjit të ri na rezultoi se s’kishin marrë parasysh ato që kërkoi presidenti. Hoqën vetëm emrin e kompanisë private propozuese. Ata vendosën disa kushte e paragrafe dhe ky ligj të conte sërish tek e njejta kompani. Kuvendi duhet të merrte kohën e duhur deri në funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi mori dekretin e Presidentit dhe e vendosi parimin e tij. Rezultoi se Kuvendi, nuk kishte rivlerësuar konstatimet e Presidentit. Përpjekja e vetme ishte të hiqte emrin e kompanisë propozuese dhe atë të zëvendësonte me paragrafë që çonin po te e njëjta kompani. Çdokush që do donte të konkuronte për këtë projekt do duhet të negocionte me Fusha shpk si pronar trualli. Këtu bie qendrimi i Kuvendit se do kishte një garë. Që nga miratimi e deri me sot ky ligj dëmton vlerat e identitetit tonë kombëtar. kompleksi i teatrit kombetar në 80 vite ka kujtesë kulturore e trashëgimi kombetare,”- është shprehur Dervishaj.
“Me datë 9 maj, Presidenti bëri dy thirrje të ndërpritej çdo veprim ndaj Godinës së Teatrit. Më 12 maj, Rama deklaroi me forcë se godina do prishej. Ende Këshilli Bashkiak, nuk kishte marrë vendim. Më 14 maj, Meta depozitoi në këtë gjykatë kërkesën e dytë dhe e bëri thirrje të mos vendosej dorë mbi godinat e teatrit, derisa të shprehej Kushtetuesja. Po atë ditë, Këshilli Bashkiak kishte vendosur shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Thirrjet nuk u dëgjuan. Por nuk u dëgjua as ajo e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nuk mundet Bashkia apo institucionet të kryejnë procedura administrative për ndërtimin e Teatrit të ri, derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues. Ligji dhe VKM bie ndesh me marrëveshjen e stabilizim asocimit. Në janar 2020 qeveria e Bashkia thonin se s’do të ketë asnjë pasojë e Teatri s’do prishej dhe pas një muaji në shkurt thanë i kemi gjetur fondet dhe do e bejmë vetë. Në shkurt 2020 qeveria e bashkia thanë se tërhiqemi nga kontrata me privatin dhe do e bëjmë me para publike Teatrin. Por te njëjtët insituticione pak me parë thonin s’kemi lekë. Tendeca ishte që çështja e Teatrit të dilte jashtë juridiksionit kushtetues. Më 12 maj kryeministri e kryebashkiaku deklaronin se godinat e Teatrit do te prishen. Këshilli bashkiak ende s’ishte mbledhur. Më 14 maj 2020 presidenti bëri kërkesën e 2-të në këtë gjykatë. Dhe thirrje e mesazhe publike: mos vendosni dorë mbi Teatrin kombëtar deri sa të shprehet gjykata. Kemi 5 mijë firma qytetarësh që kërkojnë mosprishje godine,”- shtoi më tej Dervishaj.
Përfaqësuesja e Kryeministrisë Elira Kokona ka komentuar gjithashtu. E pranishme në seancë, Kokona është shprehur se godina e Teatrit Kombëtar nuk ka pasur asnjë vlerë kulturore. Kokona mësohet të ketë thënë se GJK-ja po vihet në lëvizje vetëm nga një kërkesë e Presidencës. Sipas Kokonës është UNESCO që e përcakton nëse një vepër është trashëgimi kulturore botërore dhe jo Europa Nostra, të cilin e vlerësoi si një institucion të thjeshtë privat. Tashmë, trupa gjykuese është tërhequr në këto momente për marrjen e vendimit në lidhje me padinë e ngritur nga Presidenti Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Avokatja Adriana Kalaja është shprehur se bindur se e ka bindur Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim pozitiv në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Pas seancës maratonë që zgjati për plot 12 orë, në një deklaratë për mediat, Kalaja tha se ka depozituar prova shtesë dhe se ka bindjen që e ka bindur Kushtetuesen.
Një tjetër seancë u zhvillua dhe një ditë më parë ku u si provë është marrë vendimi i Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit. Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit. Vetë kreu i shtetit kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku policia raporton se është dhunuar drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreancionit. Erinda Fino,...
TIRANË- Pritjet e shfrenuara për konkurrentët e “Përputhen”, kanë ngjallur kërshëri tek publiku, duke ngritur pyetjen se a janë vërtet personaz...
TEPELENË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Memaliaj.56 vjeçari, Adem Hada ka ndërruar jetë pasi u përfshi në aksident. Ai ka qenë duke udhët...
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Chalandri, ku një boksier amator qëlloi dhe dhunoi nënën e tij. Sipas informacioneve, boksieri...
TIRANE- Një 27-vjeçar është arrestuar nga forcat RENEA gjatë kontrolleve ‘blic’ që janë duke u zhvilluar në vend pas ngjarjeve të fundit kriminale. Dosja...
TIRANË– Policia e shtetit ka vënë në arrest 8 persona pasi janë kapur duke kryer ndërtime pa leje, në Tropojë dhe në Tepelenë.Policia e Tepelenës gjatë kon...
Për ironi, Banka e Shqipërisë gjendet pak metra larg zonës ku varëset, telefonat e vjedhur dhe valuta konvertohet në para ose anasjelltas.Njëri ndër ta u afrohe...
GJIROKASTËR– Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 61-vjeçari, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturave. Në pranga ka rënë shtetasi V. M...
Destinacionet e fluturimeve nga Rinasi sa vijnë e po shtohen.Dje filluan fluturimet midis Tiranës dhe Riadit të Arabisë Saudite. Fluturimet do të operojnë me kr...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri, me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale ka shtruar pyetjen se ku shkojnë për 120 milionë dollarë që paguhe...