LIVE UPDATES
Insights

Shembja e politikës 20-vjeçare ndaj Ballkanit, DW: Ramës i mungon mbështetja ndërkombëtare, po kërkon një rrugë të vet

24 Dhjetor 2019, 09:03 Nga DOSJA
Shembja e politikës 20-vjeçare ndaj Ballkanit, DW: Ramës i

Një tjetër samit i BE për Ballkanin Perëndimor është caktuar të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Zagreb. Zyrtarisht Këshilli i Evropës në tetor vetëm e shtyu vendimin e tij për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vetoja e presidentit francez, Emmanuel Macron, thyerje e një premtimi solemn nga samiti i kaluar në qershor, shkaktoi tronditje në rajon dhe pothuajse në të gjithë Evropën. Veçanërisht në Gjermani kritikohet fakti, se me refuzimin e tij të ashpër BE ka humbur levën më të rëndësishme për të mbështetur reformatorët pro-perëndimorë në gjashtë vendet jo anëtare të BE në Evropën Juglindore. Shumë shpresojnë se samiti i Zagrebit në maj mund ta rishikojë vendimin e tetorit, por shpresa është e dobët.

Një Komision i ri Evropian do të përgatisë samitin, dhe raporti i tij bie nën kompetencën e Komisionerit të ri të Zgjerimit, Olivér Várhely. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, politikat e të cilit Várhely gjithmonë i ka mbështetur, mbron me forcë zgjerimin e BE në juglindje, por me një agjendë krejt tjetër nga Gjermania. Orbán nuk preokupohet për demokracinë në shtetet e Ballkanit, përkundrazi: ishte ai që shpëtoi nga burgu ish kryeministrin autoritar dhe të korruptuar të Maqedonisë së Veriut. Sa më shumë përpiqet Hungaria për Ballkanin, aq më i madh bëhet skepticizmi në Francë, në Hollandë, por edhe në Gjermani. Frika është se Hungaria po përdor shtetet e Evropës Juglindore vetëm për të krijuar zonën e saj të ndikimit dhe për të mbajtur larg refugjatët.

Maqedoni: Zaevi ka luajtur vetëm me një kartë – dhe ka humbur

Një muaj para samitit të Zagrebit me 12 prill zhvillohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri reformator Zoran Zaev ka ecur në mënyrë konsekuente në kursin e BE, në 2018-2019 realizoi madje edhe ndryshimin e emrit të shtetit. Kështu ai luajti vetëm me një kartë dhe humbi. Akoma nën përshtypjen e freskët nga vota franceze ai ka planifikuar zgjedhje të reja. Sikur Zaev të humbasë zgjedhjet dhe opozita autoritariste, nacionaliste, pro-ruse të vijë përsëri në pushtet, proevropianët në të gjithë rajonin kanë pak shanse në plan afatgjatë.

Është e dukshme për këdo, se ata nuk e mbajtën dot premtimin: “pranim nëse kryen reforma”. Do të ishte ironi e keqe, sikur samiti i Zagrebit pikërisht pas një fitoreje të mundshme të të djathtëve, t’i thoshte “po” negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Mesazhi do të ishte: bëjini rezistencë maksimale çdo kërkese përendimore! Fiton vetëm ai që rrezikon më shumë.

Serbi: Vazhdimisht zgjedhje, opinioni në gjendje mobilizimi

Ndoshta edhe në Serbi do të këtë zgjedhje në vitin 2020 – ashtu si në 2017, 2016, 2014 dhe 2012. Zgjedhjet e vazhdueshme janë për njeriun e fortë të vendit, presidentin Aleksandar Vuçiq, një mjet i sprovuar për ta mbajtur publikun në gjendje mobilizimi dhe për të turpëruar vit për vit opozitën. Veton franceze në tetor Vuçiq e mori si shkas për ta relativizuar orientimin perëndimor të Serbisë dhe për të përgatitur popullin e tij për një kurs të përhershëm ndërmjet Europës, Rusisë, Kinës dhe të gjithë investitorëve të mundshëm – një konsekuencë logjike e tërheqjes evropiane. Prandaj në negociatat e pranimit asnjëra palë nuk ka shkak për t’u ngutur.

E njëjta gjë vlen edhe për Malin e Zi. Në shtatë vjet bisedime ky vend i vogël, ashtu si fqinji i tij Serbia, i ka kaluar deri tani në heshtje paralajmërimet e zbehta evropiane në lidhje me korrupsionin dhe frikësimin e gazetarëve dhe opozitarëve.

Shqipëri: A do të distancohet kryeministri Rama nga BE, që nuk mban fjalën?

Në Shqipëri kriza vazhdon. Nëse do të tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di se si. Ka stanjacion që prej bojkotimit të zgjedhjeve lokale dhe tërheqjes së opozitës nga parlamenti. Kryeministri Edi Rama është konfrontuar me rrjetet kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe ka fituar për këtë respekt në Evropë. Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse një numër vendesh evropiane, veçanërisht Hollanda, nuk duan ta prishin me opozitën shqiptare.

Që Rama, njëri i vetëdijshëm për pushtetin, të dorëzohet, kjo nuk pritet. Më parë, ashtu si dhe Vuçici në Serbi, ai do të distancohej nga BE, i cili nuk e mban fjalën, dhe do të kërkonte një rrugë të vetën. Që Bosnjë-Hercegovina të zgjohet më në fund nga koma e saj politike, është ajo që mendohet më së paku në atmosferën e pritshme të vitit 2020. Sa më të pakëta të jenë shpresat kudo në rajon, aq më i madh është emigracioni. Me ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars, Gjermania jep një tjetër impuls.

Kosovë: Një rebel do të luftojë kundër korrupsionit

Me të vertetë interesante janë vetëm zhvillimet në Kosovë. Me fituesin e zgjedhjeve të tetorit, Albin Kurti, vendi së shpejti duhet të ketë një kryeministër të ri krejtësisht tjetër. Rebeli premton luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe duhet të përballet me rrjete të fuqishme, madje të gatshme për dhunë. Ndryshe nga reformatorët në vendet fqinje, për Kurtin BE është më pak pjesë e zgjidhjes se sa pjesë e problemit: Pas besnikërisë demonstrative ndaj Europës pushtetarët e deritanishëm fshihnin me gjithë qejf agjendën e tyre personale dhe kryesisht financiare. Në çdo formacion qeveritar ato u falendëruan me mbështetje masive nga ambasadorët e fuqishëm perëndimorë.

Këtë herë perëndimi është i rezervuar. Kjo vlen të thuhet madje edhe për SHBA, që nuk kanë treguar kurrë hezitim ndaj ndërhyrjeve. Në Uashington po punohet qartë në një strategji të re për Ballkanin. Ende është e paqartë, se si mund të jetë ajo. Por që amerikanët e marrin fletoren në dorë, kur Europa nuk di më tutje, është pikërisht për këtë rajon një model shumë i njohur që prej luftërave të viteve nëntëdhjetë.

Norbert Mappes-Niediek jeton në Grac të Austrisë dhe është korrespondent i shumë gazetave gjermane për Evropën Juglindore.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione be edi rama norbert mappes-niediek shembja e politikes be edi rama norbert mappes-niediek shembja e politikes

Sondazh

Poll
Insights 22 Dhjetor 2019, 19:53

Falje publike për zonjushën Gresa

Cdo ditë sapongrihem bëj katër tip lutje drejt Zotit, dhe me pas tre shprehje betimi të meditimit për ushtrim joge, ku njera është se: “Kurrë nuk do të lë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet