LIVE UPDATES
Bota

SHBA me Rusinë takohen javën tjetër: Të përqëndruar tek sulmet kibernetike

6 Korrik 2021, 21:14 Nga DOSJA
SHBA me Rusinë takohen javën tjetër: Të

SHBA- Sulmet kibernetike ndaj bizneseve amerikane, si ai i kohëve të fundit ndaj firmës teknologjike Kaseya në Florida, do të diskutohen në një takim të zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë javën e ardhshme, tha të martën Shtëpia e Bardhë.

“Ne presim që të kemi një takim javën e ardhshme të përqendruar tek sulmet hakeruese që synojnë përfitime monetare”,- u tha zëdhënësja Jen Psaki gazetarëve.

Sulmi i së premtes përfshiu të dhënat e qindra bizneseve të vogla në të gjithë botën, shumë prej tyre në Shtetet e Bashkuara.

Kompania Kaseya tha në një deklaratë të martën se sulmi megjithatë nuk përbënte një kërcënim për infrastrukturën kritike të Shteteve të Bashkuara. Sulmi kibernetik ishte i fundit në një seri ndërhyrjesh nga hakerat të cilët kanë siguruar para nga mbajtja peng e të dhënave të organizatave në këmbim të pagesave në monedha digjitale.

Megjithëse sulmet kibernetike janë kryer për vite me radhë, ato janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike kohët e fundit. Një ndërhyrje në kompaninë Colonial Pipeline në muajin maj bllokoi furnizimet me benzinë në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se presidenti Biden do të takohet me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Shtetit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe komuniteti i inteligjencës të mërkurën për të diskutuar sulmet kibernetike dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për t’i luftuar ato.

Sulmi që goditi klientët e kompanisë Kaseya – shumë prej të cilëve japin shërbime të teknologjisë informatike, – nuk kishte të njëjtin ndikim në Shtetet e Bashkuara si hakerimi ndaj tubacionit të naftës.

Ndërprerja e shërbimeve ishte më e rëndë në vende të tjera.

Në Suedi, shumë nga 800 dyqanet ushqimore që drejtohen nga kompania Coop janë ende në proces të rikuperimit nga sulmi, i cili paralizoi shumicën e supermarketeve të saj, megjithëse një zëdhënës i tha agjencisë Reuters se “aktualisht kemi më shumë dyqane të hapura sesa të mbyllura”.

Në Zelandën e Re, nga sulmi u prekën 11 shkolla dhe disa kopshte.

Agjencia për mbikëqyrjen e sigurisë kibernetike në Gjermani, BSI, tha të martën se tre kompani që ofrojnë shërbime të teknologjisë informatike në Gjermani janë prekur nga sulmi.

Hakerat që morën përgjegjësinë për sulmin kanë kërkuar 70 milionë dollarë shpërblim në mënyrë që bizneset e prekura të rifitojnë qasjen tek të dhënat, por ata kanë treguar gatishmëri për të zbutur kërkesat e tyre në biseda private me një ekspert të sigurisë kibernetike dhe me agjencinë Reuters.

Marrë nga VOA

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jen psaki kompania kaseya jen psaki kompania kaseya

Sondazh

Poll

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme

Pjesmarrja e Berishës në Kuvend u refuzua/ Gjokutaj: Veprim skandaloz i SPAK

Gjyqi ndaj Berishës, Mëngjesi: Është përdorur standard i dyfishtë

Lapsusi me datën/ Rama njofton samitin e madh me komunitetin Europian

“Keni fituar më shumë zgjedhje se unë”/ Cameron batuta me Ramën

"Emigracioni është problem," Cameron i prerë: Partneritet dhe në luftën kundër krimit të organizuar

Emigracioni/ Rama me Cameron: Operacionet do të vazhdojnë, gadishmëria jonë është maksimale

“Anglia më e pranishme në vendin tonë”, Rama: Projekt strategjik për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Rama: Me Cameron kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!