LIVE UPDATES
Bota

SHBA dërgon edhe 308 milionë dollarë ndihmë humanitare për Afganistanin

11 Janar 2022, 14:30 Nga DOSJA
SHBA dërgon edhe 308 milionë dollarë ndihmë humanitare

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë edhe 308 milionë dollarë ndihmë humanitare për Afganistanin, njoftoi Shtëpia e Bardhë më 11 janar. Me këtë shumë, vlera totale e ndihmës së SHBA-së që nga tetori për shtetin e shkatërruar nga lufta ka arritur në pothuajse 782 milionë dollarë.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë vjen në ditën e njëjtë kur Kombet e Bashkuara bën thirrje për mbledhjen e 5 miliardë dollarëve ndihmë për Afganistanin gjatë këtij viti, me qëllim që të shmanget katastrofa humanitare. Ndihma shtesë nga Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të shpërndahet përmes organizatave të pavarura humanitare, që do të ofrojnë strehim, kujdes shëndetësor, ushqim, ujë, shërbime higjienike, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne, përmes një deklarate. Horne po ashtu tha se Uashingtoni do t’i japë Afganistanit edhe 1 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, duke sjellë në 4.3 milionë numrin e dozave të dhuruara.

SHBA-ja është e përkushtuar që të mbështesë popullin afgan dhe ne vazhdojmë t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë që i kemi në dispozicion. Ne qëndrojmë përkrah popullit të Afganistanit”, tha Horne.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se u duhen 5 miliardë dollarë si ndihmë për Afganistanin më 2022, në mënyrë që të parandalojnë katastrofën humanitare. Kjo është shuma më e madhe që ka kërkuar ndonjëherë OKB-ja, në një thirrje të vetme. Ajo ka thënë se fondet i duhet për Afganistanin dhe miliona afganë që janë duke u strehuar nëpër vendet fqinje. Sipas saj, 22 milionë persona brenda Afganistanit dhe 5.7 milionë tjerë që janë zhvendosur në pesë vende fqinje, kanë nevojë për ndihma.

Po i afrohemi katastrofës së plotë humanitare. Mesazhi im është urgjent: Mos i mbyllni dyert për popullin e Afganistanit”, ka thënë shefi i OKB-së për Ndihma, Martin Griffiths.

Prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistanin, në gusht të vitit të kaluar, ky shtet është përballur me kaos financiar, inflacion dhe papunësi në rritje. Uashingtoni ka bllokuar miliarda dollarë të aseteve të këtij shteti, ndërkohë që edhe ndihmat janë penguar. Përveç krizës ekonomike, Afganistani është përballur me thatësinë më të rëndë në dekada më 2021. Pa paketë të ndihmës “nuk do të ketë të ardhme”, ka thënë Griffiths para gazetarëve në Gjenevë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afganistani ndihma humanitare shba afganistani ndihma humanitare shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni