LIVE UPDATES
Bota

Kovaçevski: Marrëveshja me Bullgarinë, prioritet i qeverisë së re maqedonase

11 Janar 2022, 14:24 Nga DOSJA
Kovaçevski: Marrëveshja me Bullgarinë, prioritet i

MAQEDONIA E VERIUT -Marrëveshja me Bullgarinë për zgjidhjen e kontestit për gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe heqjen e vetos për procesin e integrimit evropian, do të jenë prioritetet kryesore të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar të martën, mandatari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski paraqiti para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut përbërjen e re të qeverisë së re, e cila bazuar në deklarimet e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi pritet të votohet më 16 janar, pas debatit që do të zgjasë dy ditë, bazuar në dispozitat kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë.

“Një nga prioritetet e Qeverisë që do të drejtoj është zgjidhja e pranueshme e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke ruajtur vlerat evropiane, si dhe dinjitetin e të dyja vendeve, për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian, respektivisht heqjen e vetos për mbajtjen e konferencën ndërqeveritare me BE-në pas çka Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht do të shënojë nisjen e negociatave të integrimit evropian”, ka deklaruar Kovaçevski.

Si prioritete kyçe të punës së qeverisë, Kovaçevski ka theksuar përballjen me krizën energjetike në Maqedoninë e Veriut, e cila, siç tha ai, është krizë energjetike evropiane.

“Prioriteti i dytë është ruajtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe kompanive në kushtet e krizës ekonomike, e cila vjen nga kriza energjetike. Dhe e treta është përmbushja e objektivave për sa i përket projekteve të mëdha infrastrukturore të miratuara në buxhetin e vitit 2022, si zgjidhje ligjore, të cilat janë miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në dhjetor”, ka deklaruar mandatari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, i cili njëherësh është kryetar i Lidhjes Social Demokrate.

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të ketë 16 ministri dhe katër zëvendëskryeministra. LSDM-ja, do të drejtojë tetë ministri, Bashkimi Demokratik për Integrim gjashtë, ndërsa Alternativa do të drejtojë dy ministri. Kjo parti do të ketë edhe një ministër pa resor, i angazhuar për diasporën. Kabineti qeveritar do të ketë nëntë emra të rinj të ministrave. Në përbërjen e re nuk do të jenë emrat më të ekspozuar në qeverisjen e deritanishme si Venko Filipçe, i cili drejtoi për tre vjet Ministrinë e Shëndetësisë, pastaj Milla Carovska, që drejtoi Ministrinë e Arsimit, Radmilla Sheqerinska, që ishte ministre e Mbrojtjes, ndërsa nuk do të jetë as Nikolla Dimitrov, përgjegjës për euro-integrimet.

Nga gjashtë ministrat e BDI-së, risi do të jetë Jeton Shaqiri, ministër i ri i Arsimit. Përveç BDI-së dhe LSDM-së, pjesë e Qeverisë do të jetë edhe Alternativa e cila në postin e ministrit të Shëndetësisë ka nominuar Bekim Saliun, kurse Admirim Altini për ministër të Administratës dhe Shoqërisë Informatike. Dimitar Kovaçevski në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të zëvendësojë ish-kryeministrin, Zoran Zaev i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni bullgaria dimitar kovaçeski maqedonia e veriut bullgaria dimitar kovaçeski maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet