LIVE UPDATES
Bota

Sfidat e reja të klasave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi

21 Shtator 2020, 07:53 Nga DOSJA

GREQI– Një grup i mësuesve të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi evidenton problematikat e shumta me të cilat përballen vitet e fundit, plus situatës unike të krijuar tashmë nga Covid-19. A do të mbijetojnë kurset? Do të vijojnë fëmijët shqiptar në Greqi të mësojnë gjuhën amtare? Si dhe çfarë do funksiononte si mburojë për të mos penguar misionin e tyre fisnik, pavarësisht vështirësive të herëpasherëshme, disa prej të cilave burojnë edhe nga qëndrimi i vetë familjeve emigrante.

Sipas të dhënave të deritanishme, sivjet në gjithë tokën helene parashikohet të hapen më pak se 20 kurse të tilla, ndërkohë që vitet e kaluara numri ishte shumë më i lartë e rrjeti zgjerohej vazhdimisht. Gjithsesi, zilja e parë bie gradualisht nga ditët në vijim deri në fillim të muajit tetor…

Anila Kila

Nga Shqipëria në Suedi, mbi dy dekada në shërbimin e edukimit të fëmijëve në gjuhën amtare. Cilat janë ndryshimet që vihen re, si nga trajtimi i kurseve nga sektori publik arsimor suedez, ashtu dhe nga familjet shqiptare të emigruara në Suedi? Do të funksionojë normalisht ky vit shkollor në Suedi edhe për kurset e gjuhës shqipe?

Edhe pse ne Suedi, per shkak të kushteve te krijuara, unë vetëm fizikisht isha këtu. Kam qenë ne kontak të vazhdueshëm me kolegët dhe kemi bërë që Lidhja të funksionojë rregullisht. Pra për fillimin e vitit te ri shkollor u dërgua ne kohë kërkesa per tekste dhe materialin didaktik, si dhe kërkesat drejtuar bashkive, për dhënien e mjediseve. Nga ana tjetër mund te them se ndihem me fat që këtë periudhë e kalova ne Suedia, pasi ketu gjerat janë krejt ndryshe. Sic e dini ketu shkollat nuk u mbyllën asnjë ditë dhe ketë vit filloi rregulisht pa maska dhe stres, që nga mesi i gushtit. Shendeti psikik dhe fizik i fëmijëve këtu është prioritet. Gjuhës amtare në Suedi i kushtohet një rendesi e madhe nga shteti dhe cdo fëmijë që deshiron mund ta mesojë atë.

Mesimi bëhet në grupe të vogla, me zgjedhje, ne shkolle, nga e hena deri të premten dhe zakonisht, pas mesimit te lendeve te tjera. Çdo komunë ka rregullat e saj në lidhje me oraret dhe punëson mesuesit, sipas kërkesave te prinderve dhe numrit të nxënësve. Pra mesuesi nuk është vullnetar dhe mjedisi, programet mësimore, pagesa dhe materiali didaktik, ku përfshihet edhe kompjuteri, janë detyre e shtetit suedez. Pra ketu kjo e drejtë njerëzore, mbrohet dhe respektohet me ligj nga parlamentit suedez. Ju uroj fillim të mbarë dhe forcë e kurajo, të gjithë kolegëve të mi në Greqi dhe jam e sigurt që do dalin fitimtarë, edhe kesaj here!

Ilira Ndrio

Ora e mësimit është një udhëtim me nuanca të ndryshme dhe nxënësit e klasës së mësuese Lirës nuk mbeten kurrë vetëm në lëndën e programit shkollor. Teatri, përrallat, librat jashtëshkollorë luajnë rol ekstra në përvetësimin e gjuhës shqipe, janë një mënyrë tjetër për të mbajtur gjallë vëmendjen, apo diçka tjetër? Sa e lehtë është të funksionojë mësimi jo vetëm me lëndën e programit, por edhe me grimca shtesë dhe çfarë kërkohet nga mësuesi, për të arritur një perceptim sa më të gjerë të gjuhës shqipe, nga fëmijë që nuk jetojnë në Shqipëri?

*

Si fillim një falenderim për Gazetën e punën tuaj! Jam mësuese e inkuadruar prane LMShG qe ne hapat e saj të parë e pranë fëmijë të bashkëatdhetarëve tanë, këtu në Greqi prej mëse 13 vjetësh. Gjej rastin te uroj të gjthë nxënësit e studentët, edukatorët, mësuesit e pedagogët, por në veçanti vogëlushet që ulen për herë të parë  në bankat e shkollës, në gjithë diasporën por edhe Shqipëri e Kosovë: “Fillim të mbarë e me suksese Vitin e Ri Shkollor  2020-2021”!

Jo pa qëllim edhe ne, në ambientet ku unë jap mësim pranë “Rrjetit Për të Drejtat e Fëmijëve” klasës  ose skuadrës sonë i kemi vënë emrin “Luajmë duke mësuar gjuhën tonë”

Vetë ky emër na bën më të ndërgjeghshëm e më të përgjegjshëm në punën tonë.Në këtë mënyrë nxënësit lexojnë, shkruajnë e flasin më lirshëm e pa stresin e “të qënit në mësim “Komunikimi midis nesh e midis vetë nxënësve është më i lirshëm e gjithë qënia e tyre qesh e gëzon kur midis shpjegimit të mësimit të ri, të shkronjve të reja e gramatikes biseda rrjedh lirshëm e gërshetohet bukur edhe për festën, përrallën apo librin e ri jashte shkollor, teatrin ose pjesën e shkurtër teatrale të radhës. Aty të gjithë  nxënësit e ndjejnë veten aktorë, regjizorë apo drejtues të programeve, por mbi të gjitha nxënës! Sigurisht që të gjitha këto kërkojnë punë e durim  nga unë si mësuese në radhë të pare por mbi të gjitha nga vetë fëmijët, pasi siç dihet ata janë lindur e  rriten këtu. Keshtu, jo vetëm përsërisim e përforcojmë fjalët e mësuara, por edhe e shtojmë më shumë bagazhin e fjalëve të reja. Vlen këtu tě përmëndet  edhe përkthimi i fjalëve nga gjuha vendase në shqip e anasjelltas. Gjithsesi  në “shkollën” tone çdo gjë është gati per te filluar vitin e ri shkollor, duke filluar që nga nxěnësit, ambientet në të cilat do tě zhvillohet mësimi, librat, baza materiale e deri tek maskat e masat disifektuese.

Duke i thënë “jo” në një farë mënyre pandemisë,vazhdojme edhe këtë vit mësimin e gjuhës shqipe e le të shpresojmë se si gjithmonë do t’ ja dalim mbane.

Sigurisht  që përpjekjeve e punës tonë u bashkohen edhe  ato të prindërve, qe më tepër se kurrë duhet të jenë krah nesh për të realizuar me sukses qëllimin tonë të shenjtë, atë të të mësimit të gjuhěs sonë të bukur, të gjuhë së zemrës, të gjuhës mëmë.

Marrë nga DiasporaShqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora shkollat shqipe në greqi shkollat shqipe në greqi


Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete