Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Pas shkëputjes prej 15 minutave, sërish ka pasur debat dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës. Deputetët Luçiano Boçi dhe Oriola Pampuri kanë kërkuar që të respektohet koha e kërkuar prej 60 minutash, në mënyrë që të zhvillojnë një mbledhje të grupit parlamentar. Në debat ka marrë pjesë edhe deputetja Oriola Pampuri, Ervin Salianji, Arben Ahmetaj si dhe Taulant Balla, por pa mundur që t’i japin një zgjidhje problemit; rikthimit të kryeministrit Edi Rama në sallë.
DEBATI I PLOTË:
Boçi: Janë bërë shumë mbledhje dhe zhvilluam mbledhjen tonë. Ndërprisni seancën, dilni jashtë që të komunikojmë vendimin tonë.
Nikolla: Kërkuat pushim dhe vendosëm 15 minuta pushim dhe e morët. Nuk mund të merrni peng zhvillimin e seancës.
Boçi flet pa mikrofon, nuk dëgjohet asgjë.
Nikolla: Shumë e qartë u kërkua pushim dhe u dha 15 minuta për grupin…
Boçi: Po kërkojmë zbatimin e rregullores, grupi i PS le të vazhdojë punën jashtë. Pas minutave të caktuara le të fillojë punën brenda.
Nikolla: Edhe njëherë…
Boçi: Ta lexoj edhe njëherë? Nuk ramë dakord për kohën, jo, jo. Nuk ramë dakord fare.
Pampuri: Morëm leje për mbledhje një orëshe, hapët derën dhe u futet në sallë duke thyer rregulloren. Zhvillimi i mbledhjes është puna jonë. Dilni nga salla që të zhvillojmë mbledhjen. Ju lutem, dilni nga salla.
Ahmetaj: Nuk do të bëjmë debat për…Një sekondë! Zotit Basha nuk ia jap unë fjalën. Nuk do të dal aty. Po, po more po. Një sekondë more!
Salianji: E nderuar zonja kryetare. Ky Kuvend seanca shumë më të tensionuara. Nuk iu japim dot as taktikën parlamentare. Keni hyrë në mënyrë të turpshme, ose na jepni mundësinë që të zhvillojmë mbledhjen këtu. Ose ndërpriteni që të shkojmë në seli.
Balla: Neni 52 ia ka dhënë të drejtën për ndërpreje. O zot po lexoni mo! Kur 7*7 bëjë 42 mund ta lexosh ashtu. Drejtuesi i seancës mund ta ndërpresë deri në 60 minuta. E vendos drejtuesi. Ajo foli e tha 15 minuta. Nuk u kundërshtua. Ti ndajmë gjërat sot se jemi në fillim. Nuk shkruhet se mbledhjet zhvillohen në këtë sallë. Kështu i bie që 4 grupe të opozitës të marrin nga një orë dhe të presin vendimmarrjen historike të opozitës. Në respekt të këtij libri dhe kësaj seance solemne. Dikush tha që kundërfirmëtari duhet të ishte në sallë. Ai është Ilir Meta. Nëse do të vijë në sallë, thirreni pra. Do t’ju lutesha që të kemi një trajnim për rregullore. Kryeministri do të vijë, por ta marrë fjalën dikush tjetër. Ju lutem shumë mos e lexoni mbrapsht atë që është shkruar këtu.
Spaho: E kuptoj që për ju po bëhet e vështirë për shkak të sjelljes së kryeministrit. Për thelbin e problemit. Programi paraqitet njëherë në 4 vjet. Kryeministri u shpreh se do të ketë sjellje të re. Kjo është sjellja e re. Të tallesh me qytetarët dhe opozitën. Kryeministri bëri propozime dhe i shtriu dorën opozitës. Tani duhet që të dëgjojë ç’mendim ka kryetari i opozitës. Nuk e kuptoni që propozimi është që t’ju shpëtojë ju faqen për një çështje që është e zgjidhshme. Kjo nuk është normale.
Nikolla: Besoj si iu shteruan argumentat.
(I.A;k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar të marrë fjalën në Kuvend, pa prezencën e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u largua pas prezantimit ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh përmes kryeparlamentares, Lindita Nikolla lidhur me mungesën e tij në sallë. Kreu i qeverisë bëri me ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është përfshirë në debatin për prezencën e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend. Në fj...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duket se nuk ka mundur që të përmbahet, duke u përplasur me deputetët e opozitës. Te...
TIRANË– Deputetët e Opozitës Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi janë revoltuar pasi kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancë plenare për të debatuar me ta...
TIRANË– Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hasur në kundërshtimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili nuk pranoi të merrte fjalën për diskutim pa pasur...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka kërkuar në emër të deputetëve opozitarë që kryeministri Edi Rama të jetë pjesë ...
TIRANË– Gazetari kosovar, Enver Robelli ka hedhur poshtë lajmin e raportuar një ditë më parë nga Top-Channel se Bosnjë Hercegovina ka vendosur t’i bashkohe...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është pikasur duke mbajtur maskën në një metodë të re në Kuvend. Siç duk...