Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Serbia ndaloi ministrat e Kosovës të vizitojnë Preshevën, reagon Sinani
27 Nëntor 2021, 13:06Nga DOSJA
KOSOVË- Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas refuzimit të vizitës nga ana e Serbisë të katër ministrave në Luginën e Preshevës. Sipas Sinanit ndalimi i katër ministrave të Kosovës për të vizituar Preshevën dëshmon se Lugina e Preshevës është pjesë e kontestit Kosovë-Serbi.
Serbia iu ka refuzuar kërkesën katër ministrave të Kosovës për vizitën dy ditore në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për festat e nëntorit. Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, pas këtij ndalimi kërkon që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.
“Ndërkohë që po bënim përgatitjet e fundit organizative për mirëpritjen e vizitës së Ministrave të Republikës së Kosovës: Liburn Aliu, Arbërie Nagavci,, Hekuran Murati dhe Hajrulla Çeku, morëm njoftimin se kjo vizitë u refuzua nga autoritetet e Republikës së Serbisë, edhe pse kërkesa nga ana e tyre ishte bërë në përputhje me marrëveshjen në Bruksel. Ky refuzim dëshmon se Lugina e Preshevës është pjesë e kontestit Kosovë-Serbi dhe se duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel”, ka shkruar Sinani.
SPANJË- Policia spanjolle ka arritur të godasë bandën famëkeqe neo-naziste të ‘Boixos Nois’, e cila përbëhej nga një grup huliganësh që mbështetin klubin e...
KOSOVË- Koordinatori i Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj ka rrëfyer në emisionin A23 në ATV se 16 vjecari nga Gllogjani, q...
HOLLANDË- Rreth 600 pasagjerë mbërritën në aeroportin e Amsterdait në dy fluturime nga Afrika e Jugut iu desh të prisnin me orë të tëra për të bërë testet ...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me një raport për sulmin e autobusit në Gllogjan. Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.Poli...
RUSI- Një zyrtar i lartë lokal tha se ekipet e kërkimit kanë gjetur një të mbijetuar në një minierë qymyri në Siberi, ku dhjetëra minatorë dyshohet se kanë humb...
SHBA- Të shtëna me armë zjarri brenda në një qendër tregtare në Karolinën e Veriut gjatë shitjes së festës së “Black Friday”. Mediat e huaja raportojnë se gjash...
BULLGARI- Pas aksidentit tragjik në autostradën e Strumës ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bullgari do të duhet të paguajë një dëmshpërblim ...