Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
TRAGJEDIA/ Bullgaria do të paguajë 13 mln euro për të afërmit e viktimave
27 Nëntor 2021, 08:05Nga DOSJA
BULLGARI- Pas aksidentit tragjik në autostradën e Strumës ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bullgari do të duhet të paguajë një dëmshpërblim për të afërmit e viktimave. Mediat vendase shkruajnë se Bullgaria do të paguajë 13 milionë euro për familjarët e viktimave të aksidentit.
Nëse kushtet e rrugës vërtetohen se janë shkaku i vdekjes së 45 personave, Bullgaria do të duhet të paguajë 125.000 euro dëmshpërblim për një viktimë të aksidentit në autostradën e Strumës.
“Faji për incidentin është kompleks, si me shoferin e autobusit ashtu edhe me infrastrukturën në zonën e aksidentit”,- është shprehur avokati bullgar Nikolaj Dimitrov.
Sipas tij, shoferi në këndvështrimin e parë nuk i ka respektuar kushtet e rrugës në të cilat ka pasur shikueshmëri të zvogëluar, por nga ana tjetër mund të vërtetohet se fajin e kanë kushtet e rrugës, infrastruktura dhe mirëmbajtja e saj.
“Rasti është i komplikuar sepse numri i të vdekurve është i madh dhe kufijtë e sigurimit të përgjegjësisë civile në autobus në Maqedoninë e Veriut janë të kufizuara dhe nuk do të mund të mbulojnë të gjitha kërkesat e paditësve.” -tha avokati Dimitrov.
Nga 100.000 deri në 125.000 euro mund të kërkojë secili prej prindërve nëse fëmija i tyre ka vdekur në aksident. Shërbimi Rrugor shpesh dënohet për mosmirëmbajtje të seksioneve dhe ndërtim të dobët të rrugëve, tregon praktika gjyqësore. Çështjet civile mund të zgjasin rreth një vit e gjysmë, dhe çështjet penale zgjasin më shumë. Sipas informacioneve fillestare, disa firma të mëdha ligjore bullgare kanë ofruar tashmë ndihmë për qeverinë maqedonase në mbrojtjen e interesave të të afërmve përpara një gjykate bullgare.
KOSOVË– Të afërmit e tre prej viktimave nga sulmi i djeshëm drejt autobusit në Gllogjan kanë vënë ‘kujën në rrjet’. Të gjithë kanë nisur me postime p...
KOSOVË- Një dëshmitar që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi ka rrëfyer se si ka ndodhur sulmi me armë, ku edhe humbën jetën 2 nxënës të mi...
KOSOVË- Tre persona kanë vdekur pas një sulmi me armë zjarri mbi një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit, nga të shtënat fatkeqësisht h...
KOSOVË- Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dhënë detaje të reja për rastin e tentativës për përdhunimin e një vajze, nga një shtetas i Shqipërisë....
KOSOVË– Masakër në Kosovë! Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri që...
KOSOVË- Trupat e pa jete të viktimave që vdiqën nga sulmi në Deçan janë larguar nga Spitali i Pejës disa minuta më parë. Në pamjet e publikuara nga ...
KOSOVË- Fotot e mëposhtme janë të tre prej viktimave nga sulmi i mbrëmjes së sotme në Deçan të Kosovës. Në foto shihet shoferi i vrarë i autobusit, ...
KOSOVË- Këngëtari Arian Agushi i njohur ndryshe si Golg Ag ka reaguar në lidhje me sulmin e rëndë në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona. Me anë të...