Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA – Senatori amerikan Joe Manchin, një demokrat i moderuar, tek i cili Presidenti Joe Biden kishte varur shpresat për të miratuar një projektligj për investimet e brendshme prej 1.75 trilion dollarësh, tha të dielën se nuk do ta mbështeste paketën.
“Nuk mund të votoj në favor të këtij legjislacioni,” tha senatori Manchin gjatë një interviste në programin “Fox News Sunday”, duke përmendur shqetësimet për inflacionin.
Në një deklaratë të lëshuar pas intervistës në Fox News, zoti Manchin tha se rritja e borxhit të Shteteve të Bashkuara do të pengonte në mënyrë drastike aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit dhe kërcënimeve gjeopolitike.
“Kolegët e mi demokratë në Uashington janë të vendosur ta transformojnë në mënyrë dramatike shoqërinë tonë në një mënyrë që e lë vendin tonë edhe më të ekspozuar ndaj kërcënimeve me të cilat përballemi. Unë nuk mund ta marr përsipër rrezikun që paraqet një borxh marramendës prej më shumë se 29 trilion dollarësh dhe taksat e inflacionit që janë reale dhe të dëmshme për çdo amerikan të thjeshtë,” tha ai në deklaratë.
Shtëpia e Bardhë tha se ligjvënësi javën e kaluar kishte ofruar një kornizë për një kompromis mbi legjislacionin dhe kishte premtuar të vazhdonte bisedimet në ditët në vijim dhe të punonte me ne për të arritur në një emërues të përbashkët. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha në një deklaratë se nëse komentet e senatorit Manchin tregojnë fundin e kësaj përpjekjeje, ato përfaqësojnë një ndryshim të papritur dhe të pashpjegueshëm të pozicionit e tij dhe një shkelje të angazhimeve të tij ndaj Presidentit dhe kolegëve të senatorit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.
Ajo hodhi poshtë pretendimet e Manchin se legjislacioni do të rriste çmimet e mallrave të konsumit në Shtetet e Bashkuara, më të lartat në gati katër dekada, ose se do të rriste borxhin afatgjatë të vendit, që aktualisht është mbi 29 trilion dollarë, sepse shpenzimet e reja do të mbuloheshin përmes rritjes së taksave për korporatat dhe individët e pasur. Komentet e senatorit shkaktuan zemërim të menjëhershëm tek demokratët liberalë dhe tek senatori Bernie Sanders, i cili ndihmoi në hartimin e projektligjit dhe bëri thirrje për një votim të tij pavarësisht kundërshtimit të zotit Manchin.
Sanders tha se Manchin nuk ka guxim që t’u dalë kundër interesave të veçanta të biznesit që do të ndikoheshin më shumë nga legjislacioni. Ai tha në emisionin “State of the Union” të CNN-it se dëshiron që Senati të votojë për masën gjithsesi, edhe nëse ajo shkon drejt humbjes, për ta detyruar zotin Manchin të japë llogari publike për votën e tij.
“Atij do t’i duhet të japë shumë shpjegime banorëve të Virxhinias Perëndimore,” tha zoti Sanders.
Senatori Manchin ka qenë një nga pengesat kryesore për planin e Shtëpisë së Bardhë që synon të forcojë rrjetin e sigurisë sociale dhe të luftojë ndryshimet klimatike dhe është pjesa qendrore e programit legjislativ të zotit Biden. Mbështetja e zotit Manchin është jetike në kushtet kur demokratët kanë epërsi fare të ngushtë në Senat dhe republikanët janë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj projektligjit.
Demokratët kishin shpresuar ta miratonin projekt-ligjin me 51 vota pro dhe 50 kundër përpara Krishtlindjeve, duke e siguruar shumicën me votën e nënpresidentes Kamala Harris. Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar një version të projektligjit. Por edhe nëse senatori i Virxhinias Perëndimore do të ishte bindur ta mbështeste projektligjin, Shtëpia e Bardhë do të duhej të bindte senatoren Kyrsten Sinema, një tjetër demokrate e moderuar që nuk është zotuar ta mbështesë atë.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Presidenti Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë nesër në Tiranë, në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur, por ardhja e ...
Pasi dokumente të brendshme të kompanisë Facebook iu shpërndanë gjerësisht mediave, vazhdon të jetë në pikëpyetje se si do të ndryshojë ky rrjet social. Korresp...
MBRETËRI E BASHKUAR – Kriza politike që ka përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson është thelluar me dorëheqjen e një aleati të tij të afërt, ...
ISLAMABAD – Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik janë pajtuar që të krijojnë një fond për të adresuar krizën humanitare në Afganistan, q...
GJERMANI –Në disa vende evropiane, njerëzit nuk e kanë pritur mirë rivendosjen e masave kufizuese nga autoritetet, në përpjekje për të vënë nën kontroll r...
TIRANË – Këshilli i Europës, në 10 maj të vitit 1999, shpalli një listë me emrat e zyrtarëve serbë që do të shpalleshin ‘non grata’ në Bashkimin Euro...
TURQI– Biznesmeni dhe kuzhinieri i njohur, Nusret Gokçe, i cili u bë i njohur për mënyrën se si ai hidhte kripën mbi mishin që gatuante, sot është ...
DANIMARKË – Enner Mark është burgu më modern i sigurisë së lart që keni parë ndonjher. Ai ka pesë seksione të pavaruara, ndërsa ndërtimi ka mundësi p...
MAQEDONI E VERIUT – Millan Predan, ambasadori slloven në Shkup ka thënë ditën e sotme se dallimet se Sofjes dhe Shkupit do të tejkaloheshin më lehtë nëse ...
SHBA – Senati ka konfirmuar më shumë se 30 ambasadorë dhe kandidatë të tjerë të administratës Biden, pasi udhëheqësi i shumicës, demokrati Chuck Schumer r...