LIVE UPDATES
Bota

Shtetet myslimane kërkojnë krijimin e një fondi humanitar për Afganistanin

19 Dhjetor 2021, 20:37 Nga DOSJA
Shtetet myslimane kërkojnë krijimin e një fondi humanitar

ISLAMABAD – Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik janë pajtuar që të krijojnë një fond për të adresuar krizën humanitare në Afganistan, që ka lënë miliona qytetarë të përballen me uri, pas marrjes nën kontroll të shtetit nga talibanët në muajin gusht.

Fondi që do të krijohet, do të mbikëqyret nga Banka Islamike për Zhvillim, dhe ka për qëllim që të koordinojë së bashku me grupet e tjera, ndihmën humanitare për Afganistanin, tha Organizata për Bashkëpunim Islamik pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme që u mbajt në Islamabad. Delegatët e 57 shteteve anëtare që morën pjesë në këtë takim kërkuan nga Banka Islamike për Zhvillim që ta krijojë këtë fond deri në çerekun e parë të vitit 2022 dhe kërkuan nga komunitetit ndërkombëtar që të kontribuojnë në këtë fond dhe të japin ndihmë për Afganistanin.

FMN paralajmëron krizë humanitare në Afganistan

Ky takim i shteteve myslimane vjen në kohën kur Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar se Afganistani është buzë katastrofës ekonomike dhe humanitare dhe miliona afganë kanë mbetur pa punë dhe ushqim. Komuniteti ndërkombëtar ka refuzuar që të njohë udhëheqësit e rinj të Afgasnitanit, duke u bërë thirrje talibanëve që të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të sigurojnë të drejta themelore për të gjithë afganët. Shumica e donatorëve kryesorë botërorë kanë bllokuar ndihmën e tyre për Afganistanin dhe rezervat e Bankës Qendrore afgane, që gjenden jashtë vendit, janë ngrirë.

Në rezolutën e miratuar, Organizata për Bashkëpunim Islamik u bëri thirrje talibanëve që të respektojnë “obligimet që dalin nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht sa u përket të drejtave të grave, fëmijëve, të rinjve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara”. Përveç ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në takimin në Islamabad ishin edhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Bashkimi Evropian dhe OKB-ja. Ndërkaq, qeveria e udhëhequr nga talibanët, në këtë takim u përfaqësua nga ministri i saj i Jashtëm, Amir Khan Muttaqi. Gjatë adresimit të tij, Muttaqi tha se ngrirja e aseteve afgane është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut të qytetarëve afganë.

Më herët gjatë këtij muaji, Banka Botërore tha se donatorët kanë miratuar transferin e 280 milionë dollarëve që ishin ngrirë nga një fond i dy agjencive të ndihmës, në mënyrë që të dërgohet ndihmë në Afganistan për shkak të krizës humanitare. Ndërkaq, SHBA-ja ka thënë se do të lejojë që të dërgohen remitenca në Afganistan.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota afganistan fmn ndihma humanitare afganistan fmn ndihma humanitare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet