LIVE UPDATES
Bota

Senatori amerikan deklaratë të fortë: SHBA duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë nëse nuk hiqen tarifat

10 Mars 2020, 16:54 Nga DOSJA
Senatori amerikan deklaratë të fortë: SHBA duhet të

SHBA- Senatori amerikan, David Perdue, shkroi të martën se Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë, nëse ajo nuk heq tarifat ndaj Serbisë. Në një postim në rrjetin Twitter, senatori republikan i Georgias, shkroi se “për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin e arritur historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë e atje”, shkroi ai.

Postimi i senatorit Perdue, u mbështet nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump, ambasadori Richard Grenell, nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i biri i presidentit Trump, Donald Trump Jr., i cili në rrjetin Twitter shkroi se pajtohet me senatorin Perdue. “Janë 650 trupa amerikane në Kosovë, koha që t’i kthejmë në shtëpi”, shkroi ai. Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar trysninë ndaj qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe që ishin vendosur në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara nuk janë pajtuar me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e kushtëzuat të tarifave, një proces që duhet të fillojë sipas tij me 15 mars.

Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike vazhdojnë të jenë thellësisht të ndarë rreth tarifave ndaj mallrave serbe, madje mospajtimet janë të thellë edhe brenda koalicionit qeverisës. Lidhja Demokratike kërkon që tarifat të hiqen tërësisht siç po kërkon edhe Washingtoni. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur nga gazetarët për të komentuar deklaratën e senatorit Perdue, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të posaçme, të përjetshme dhe duhet të kultivohen. “Unë mendoj dhe kam besim të plotë që relacioni me Shtetet e Bashkuara nuk do të mbetet pre e tekeve apo aspiratave të një politike të ngurtë dhe elektorale ditore, por do të kemi një fokus të vendimmarrjeve të shpejta, të qarta të kultivimit dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ai theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara është i pazëvendësueshëm në procesin e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. “Ne, të gjithë liderët politik të Kosovës, jemi të zëvendësueshëm. Partneriteti strategjik, i përjetshëm dhe i veçantë me SHBA-në është i përjetshëm. Ai është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe ky vullnet duhet të zbatohet nga të gjithë liderët politik të Kosovës dhe jo që raporti me SHBA-në të cenohet për shkak të një grushti të votave”, tha presidenti Thaçi.

Në orët e pasdites ai i bëri thirrje qeverisë “që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë. Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, shkroi presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “duam marrëdhënie edhe më të mira se përpara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kemi aleat e partner të pazëvendësueshëm në aspektin ekonomik, politik, gjeo-politik, kulturor, ushtarak, etj. Natyrisht që me zyrtarë të ndryshëm po edhe zyrtarë të ndryshëm tek ne mund të kenë diferenca, por unë nuk besoj që asnjëherë këto diferenca do të mund të shndërrohen në kundërthënie apo antagonizma të papajtueshëm. Besoj fuqishëm që Republika e Kosovës dhe SHBA, kombi shqiptar në përgjithësi dhe SHBA i nevojiten shumë dhe gjatë, tepër gjatë njëri tjetrit”, tha ai.

Kryeministri Kurti, nuk pohoi nëse ka marrë ndonjë njoftim nga Korporata “Sfidat e Mijëvjeçarit” për pezullimin e ndihmës për Kosovën, një njoftim që u publikua nga e Gazeta Express. “Nuk kam një njoftim të tillë zyrtarë dhe jam një çikë i hendikepuar për shkak se njoftimet dhe lajmet janë të ndryshme që vijnë të paverifikuara apo gjysmë të verifikuara. Nuk e kam as përsëafërmi kohën e dikurshme që t’i ndjekë”, tha ai. Javën e kaluar ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidenit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i është bërë e qartë se mbajtja e tarifave në mënyrë të pjesshme dëmton ekonominë dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të shpenzojnë ndihmat për Kosovën nëse udhëheqësit e saj dëmtojnë qytetarët e tyre në këtë mënyrë.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david perdue marredheniet kosove-serbi shba kerkon heqjen e takses shba ne kosove taksa 100% ndaj serbise david perdue marredheniet kosove-serbi shba kerkon heqjen e takses shba ne kosove taksa 100% ndaj serbise

Sondazh

Poll
Bota 10 Mars 2020, 12:41

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

TURQI– Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë