LIVE UPDATES
Politike

“Sëmundja e guvernatorit”/ Berisha i përgjigjet Sorecës për Teatrin: Injoroi prishjen e një monumenti historik

30 Korrik 2019, 14:40 Nga DOSJA
“Sëmundja e guvernatorit”/ Berisha i përgjigjet

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi në Facebook, i është përgjigjur deklaratave të Ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, i cili tha dje  se Teatri Kombëtar tashmë është  çështje delikate dhe politizuar.

Berisha shprehet se në Shqipëri është shfaqur një sëmundje e tmerrshme, e cila ka sëmurur për fat të keq ndonjë ambasador.

Ish-kryeministri shkruan se: “ Ambasadori Soreca duke iu referuar tenderit dhe transparences se tij injoroi totalisht prishjen e nje monumenti kulturor historik te Tiranes siç eshte Teatri Kombetar dhe ipso facto u rrjeshtua krejtesisht ne anen e padrejte, por gjithnje ne traditen e guvernatoreve, ne anen e qeverise”.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Reagim ndaj deklaratave te ambasadorit Soreca!

Une jam nga ata qe kam mirepritur me sinqeritet ardhjen e ambasadorit Luigi Soreca ne Shqiperi. Kjo kryesisht per eksperience e tij ne fushen e zbatimit te ligjeve dhe luften tmerresisht te veshtire kunder mafies, duke menduar se keto njohuri do ta ndihmojne ate te kuptoj me thelle realitetin ne narkoshtetin e pare dhe te vetem te Europes.

Por nuk eshte ky problem qellimi i ketyre rradheve.

Qellimi eshte te theksoj se prononcimi i tij i djeshem ne vleresimin tim ishte anesim i gabuar, sikunder anesim dhe i gabuar ishte dhe sqarimi i tij i “keqkuptimit” nga mediat.

Ne te dy rastet ai anesi ne anen e qeverise, pra nuk them te ambasadoreve por anen tradicionale te guvernatoreve.

Çeshtja e teatrit pavaresisht nga polemikat politike, ne te verteten e saj per çdo njeri qe eshte i interesuar qe te dije, eshte çeshtje vjedhje, grabitje nga mafia qeveritare dhe ajo e ndertimit, ne te cilen Fushoqeveria dhe Fushobashkia e Tiranes grabisin nje siperfaqe te madhe trualli prone publike 9000 mije meter katror ne zemer te Tiranes per ta shnderruar ate ne kulla megalavatriçe per te lare se paku 200 milione euro, narkoeuro.

Ambasadori e di se per rrembimin e ketij trualli dhe per t’ja dhuruar nje kompanie private, kreu i meduzes Edvin Rama dhe Don Agaçio per here te pare ne historine e vendit miratuan nje ligj te veçante, ligjin famoz Fusha! Fuqia, kesaj here jo e Zotit por e Mafies!

Pra kemi te bejme me nje megaafere mafioze korruptive vjedhje te hapur te tokes, bash ne zemer te Tiranes.

Komisioni Europian nderhyri dhe u shpreh se ligji Fusha shkelte konkurrencen e ndershme, per çka une e falenderoj dhe kerkoj qe te zbatohen parimet e transparences ne prokurimet publike. Nje ligj tjeter po Fusha, por pa emrin Fusha, qe te beje te mundur kete grabitje te tokes publike nga mafia qeveritare dhe ajo e nderitimit u miratua dhe perseri u hap tenderi.

Ne deklaraten e tij te djeshme dhe sqarimin e tij ambasadori nuk shprehu as nje shqetesim per aferen e grabitjes me ligj te 9000 meter katror truall por si per te bere te paqene kete iu referua tenderit te hapur nga bashkia qe mbyllet ne shtator dhe sipas tij kjo kishte rendesi kurse te tjerat jane politizime. Po keshtu, ndaj reagimit te fuqishem te mediave u kunderpergjigj se ai kishte theksuar ato qe ka thene Komisioni Europian per garen. Me kete rast theksoj se nje gare e hapur transparente, ne te cilen grabiten 9 mije metra katror ne zemer te Tiranes prone publike, per ndertimin e kullave, lavatriçe te 200 milione narkoeurove te narkoqeveritareve dhe narkondertuesve, eshte nje vjedhje, grabitje mafioze por e hapur dhe transparente, pasi mafia ne narkoshtetin e saj nuk ka nevoje te fshihet.

Perveç kesaj, ambasadori Soreca duke iu referuar tenderit dhe transparences se tij injoroi totalisht prishjen e nje monumenti kulturor historik te Tiranes siç eshte Teatri Kombetar dhe ipso facto u rrjeshtua krejtesisht ne anen e padrejte, por gjithnje ne traditen e guvernatoreve, ne anen e qeverise.

Nderkohe qe javen e kaluar nje zyrtar tjeter i larte i institucioneve nderkombetare, konkretisht sekretari i pergjithshem i OSBE pasi degjoi palet kerkoi publikisht qe Teatri te mos prishet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

Duket se me deklaraten e tij ne krah te qeverise, ambasadori Soreca nder te tjera kerkonte te neutralizonte dhemb per dhemb deklaraten e sekretarit te pergjithshem te OSBE.

Do ta perfundoj ketu duke i rikujtuar njerezisht ambasadorit Soreca se pese vitet e fundit ne Shqiperi eshte shfaqur nje semundje e tmerrshme, e cila ka semurur per fat te keq ndonje ambasdor. Kjo eshte “semundja e guvernatorit”, e cila iu ka kushtuar shqiptareve teper shtrenjte se paku kater vite vendnumero ne procesin e hapjes se negociatave dhe ndertimin ne Shqiperi te narkoshtetit te pare ne Europe.

Kjo natyrisht jo nga ambasadoret por nga vet qeveritaret shqiptare te mbrojtur nga guvernatoret. Por sindroma e guvernatorit dhe pasojat dramatike te saj tek qytetaret e thjeshte shqiptare nuk jane objekt i ketij shkrimi.

Ambasadori Soreca gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në selinë e ambasadës së BE në Shqipëri ka folur për çështjen e Teatrit. Pas kësaj deklarate të shumta kanë qenë reagimet dhe sulmet ndaj tij. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në një deklaratë u shpreh se deklaratat e diplomatit ishin të panevojshme dhe të njëanshme.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca ngujimi te teatri sali berisha shembja e teatri kombetar luigi soreca ngujimi te teatri sali berisha shembja e teatri kombetar

Sondazh

Poll
Politike 30 Korrik 2019, 12:38

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot, ku tha se ka nevojë për ndihmë Ilir Meta. Meta tha se e fal...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet