Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Sekuestrohen ilaçe kontrabandë në Tiranë, “Covid Time” vë në pranga dy farmacistët
18 Nëntor 2021, 14:05Nga DOSJA
TIRANË– J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesion farmacist janë vënë në pranga pasi akuzohen për veprat penale penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’.
Të dy janë kapur teksa transportonin një sasi të kosniderueshme ilaçesh pa dokumentacionin përkatës në bulevardin “Zhan D’Ark”. Furgoni me të cilin ata po udhëtonin është ndaluar dhe i është bërë kontrolli. Pas gjetjes së medikamenteve të dy farmacistët janë vënë në pranga.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen një sasi ilaçesh të dyshuara kontrabandë, pa pullë fiskale. Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Covid Time”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’, shtetasit:
– J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.
TIRANË– Avokati ka treguar detaje të tjera tronditëse nga dëshmia e autorit të vrasjes, i cili ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte dj...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po hesht për të mbrojtur faktorë të krimit në vend. Në një intervistë...
TIRANË – Seanca gjyqësore për zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë. Shkak mësohet se është bërë mosmarrja në dijeni e të pandehurve dhe e personave që...
TIRANË– Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj kanë dalë sot para trupës gjykuese në nisje të procesit të gjykimit pas mbylljes së hetimeve për atentatin nda...
FIER – Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit teksa në banesën e tij u gjetën 5420 fishekë të vendosura në 8 arka. I ndaluari ës...
TIRANË– Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka reaguar i revoltuar një ditë pasi bëri xhrion e të gjitha mediave për shkak të rrugës që kishte ndërt...
TIRANË – Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 4 persona për shkelje të ndryshme duke nisur nga dhuna në familje, tek drejtimi i mjetit në gje...
SHKODËR– Tetë persona janë vënë në pranga dhe tre tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe një shtetas polak pasi akuzohen për veprat penale “Past...