LIVE UPDATES
Aktualitet

Rruga me dy vija, Lefter Alla: Kam qeshur dhe vetë, punën time s’e gjykon Instagrami

18 Nëntor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Rruga me dy vija, Lefter Alla: Kam qeshur dhe vetë, punën time

TIRANË– Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka reaguar i revoltuar një ditë pasi bëri xhrion e të gjitha mediave për shkak të rrugës që kishte ndërtuar në një nga fshatrat e Bulziqës, Dragu, që kishte vetëm dy vija në formë betoni. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alla shkruan se edhe vetë ka qeshur nga statuset e bëra në rrjetet sociale, shumë prej të cilave i konsideron dhe delirante. Kryebashkiaku i Bulqizës shton se njësoj siç e ka bërë këtë rrugë do të vijojë të bëjë edhe të tjera në shumë fshatra e zona të tjera të thella të Bulqizës. Sipas Allës, punën e tij nuk e gjykojnë dot ata që rrinë në Instagram, por qytetarëve e zonave me të cilët punon.

Reagimi i plotë i Lefter Allës:

Nga pasditja e djeshme (e enjte, 17 nëntor), kam ndjekur me shumë kureshtje reagimet pafund që mbushën rrjetet sociale rreth një postimi në faqen time për bashkëpunimin me banorë të lagjes Zogu në Dragu për të realizuar një rrugë modeste e të paprekur asnjëherë më parë. Sigurisht që detyra e një kryebashkiaku është t’u gjendet pranë bashkëqytetarëve të tij në çdo nevojë që kanë, e vogël apo e madhe qoftë, qofshin shërbime të thjeshta publike, apo infrastrukturë rrugore, furnizim me ujë, shërbime shëndetësore, investime në arsim, në bujqësi e gjithçka tjetër. E padyshim, ju siguroj se çdo kryebashkiak, qoftë edhe për ambicie apo ego personale, do të dëshironte të bënte më të mirën në të gjitha këto, duke e kthyer bashkinë e tij në vendin më të zhvilluar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e në mbarë botën. Pas gjithë gazit e haresë së rrjetit, ku në jo pak raste edhe vetë qesha me nivelin e mundshëm të delirit të njerëzve, mendova se duhen thënë dy tre fjalë për të gjithë ata që ‘jetojnë në Instagram’. Që në krye të herës e them hapur se njerëzit duhet të zbresin në realitet, me këmbë në tokë, të njohin vendin ku jetojnë, mundësitë dhe pamundësitë e tij, të të afërmve të tyre e të mos fshihen në prapaskenën e telefonëve celularë që mbajnë në duar. Duam apo s’duam, pa përjashtuar edhe veten time nga përgjegjësia që kam e mund të kem pasur ndër vite, Shqipëria jonë është kjo, me qytete që lënë për të dëshiruar, me fshatra të harruar, me rrugë të pashtruara, me probleme pafund në shëndetësi, arsim, kulturë e kudo tjetër. Janë pafund zonat e thella malore të cilat s’kanë pasur asnjëherë fatin të njohin dorën dhe investimet e shtetit, e aq më tepër, banorët e tyre nuk dinë se ç’është instagrami, facebook-u, apo rrjetet e tjera sociale. Ata nuk e njohin kinemanë, s’e dinë s’e ç’është jeta e natës. Nuk e dinë se fundjava mund të shërbejë për shëtitje. Ata nuk e dinë jetën ‘mondane’ të atyre që komentojnë, e që më së shumti të vetmen formë argëtimi kanë këtë moment kur shkruajnë diçka, qoftë edhe për të qetësuar nervat e shtendosur nga paaftësitë e pamundësitë e tyre për të qenë ata që duan. Po, zotërinj, po! Unë bashkëpunova me banorët e Zogës në Dragu për ta shtruar atë rrugë, qoftë edhe për aq sa u bë. E kam bërë edhe më përpara të njëjtën gjë me rrugët në Lepurakë, Dushaj, Lladomericë, Kodër e Danit , Boçevë, Sopot etj., diku me asfalt e diku tjetër me çakull.

Më janë dashur vetëm dy fadroma të Bashkisë Bulqizë së trashëguar si mos më keq nga 18 vitet e drejtuesve pararendës, që në dy vite të hap të gjitha rrugët e të gjitha fshatrave në të gjitha njësitë administrative, në Martanesh, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren e Trebisht. Me vetëm dy fadroma u tregova banorëve anekënd Bulqizës, edhe në fshatrat më të thellë, se janë pjesë e kësaj Bashkie, se ekziston një pushtet vendor drejtuesit e së cilit nuk shkojnë atje vetëm në fushata elektorale dhe u ringjalla besimin për të shpresuar tek shteti, të cilin nuk e njihnin. Po, zotërinj, po! Me vetëm dy fadroma që kanë punuar pa pushim në shtatë ditë të javës bëmë atë që s’ishte bërë në pothuajse tre dekada nga paraardhësit e mi në detyrë. Me vetëm dy fadroma të bashkisë arritëm tek të gjithë, duke vlerësuar njeriun e dinjitetin e tij, e duke përçmuar çdo praktikë të shëmtuar që ndër vite i ka kategorizuar atë në të nënës e të njerkës. Jo, zotërinj, jo! Ju nuk e njihni realitetin e fshatit shqiptar, ndaj edhe flisni. Ju nuk e dini keqardhjen në vend të gëzimit që ne ndiejmë shpesh pas çdo investimi që bëjmë kur shohim lumturinë, harenë e lotët e banorëve. Është një trishtim i pashpjegueshëm për një kryebashkiak kur shikon njerëz që në vitin 2021 këndojnë e vallëzojnë qoftë edhe për një rrugë të shtruar pas shumë dekadash, e që në syrin tuaj, të ju banorëve të Instagramit është e pa imagjinueshme. Ata i gëzohen kësaj rruge se nuk e kanë pasur asnjëherë, teksa të tjerë jetojnë të hipnotizuar brenda botës së tyre Instagram. Jo, zotërinj, jo! Ju nuk i dini mundësitë që ofrojnë buxhetet e bashkive të vogla. E pas çdo përpjekje për të bërë diçka, sërish komentoni e komentoni të hipnotizuar brenda botës tuaj në Instagram. Po, zotërinj, po! Unë përsëri do të shtroj rrugë me asfalt, çakull e beton. Do të vazhdoj sërish njësoj siç kam bërë deri më sot me të gjitha rrugët që kam hapur, me tetë urat e telit pasarelë që për shumë nga ju mund të ngjallin gaz e hare; njësoj siç kam bërë me ujësjellësit në qytet, Gjoricë e Martanesh; njësoj siç kam bërë me rreth 200 km kanale ujitëse në mbarë Bulqizën; njësoj si në rastin e kanalizimeve që po kryhen për ujërat e zeza në qytet; njësoj si me kompleksin e punëtorëve që po rikonstruktohet nga fillimi për t’u mundësuar një jetesë të denjë 40 familjeve që kanë jetuar në kushte mizërie. Po, zotërinj, po! Unë do të vazhdoj të punoj fort për legalizimin e pronave, një plagë e banorëve të Bulqizës, por jo vetëm. Do të vazhdoj me investimet në infrastrukturën shëndetësore e arsimore. Do të vazhdoj, se unë në fund të ditës, mendoj përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së banorëve të Bulqizës, kudo që ata janë, pa i parë me ngjyra e nuanca. Po, zotërinj, po! Nëse problemi me mua qenka se punoj me dhe për banorët e bashkisë që drejtoj, unë do ta bëj këtë përsëri, do të vazhdoj të ndaj gjithçka bëj këtu në Bulqizën tonë, duke bërë transparente çdo investim, duke iu mësuar njerëzve të edukohen me kulturën se llogaridhënies së pushtetarit, duke u përpjekur të rikthej tek ata atë besimin e humbur tek demokracia përfaqësuese. E ju, padyshim që keni të drejtën tuaj të qeshni, gëzoheni, komentoni e të provoni kufijtë e dëlirit brenda asaj botës tuaj të Instagramit, e të vazhdoni me postimet tuaja të kaluara përmes sitës së filtrave të pafund të aplikacioneve. Gjykimin dhe vlerësimin e punës time e pres nga banorët e këtyre fshatrave, e jo nga ata që jetojnë në Instagram.

Rruga u inagurua një ditë më parë. Kryebashiaku Lefter Alla e ka “reklamuar” rrugën në rrjetet sociale, duke u shprehur se ajo është bërë vullnetarisht nga banorët pasi bashkia i mundësoi bazën materiale. Forma e rrugës u kthye në material për meme.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lefter alla rruga ne bulqize lefter alla rruga ne bulqize

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Nëntor 2021, 09:47

Qeveria del në Evropë me maskat që nuk i njeh BE

ITALI– Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit të tij kanë shkuar në Itali, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, ku edhe ka marrë një pjesë të min...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet