LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha akuzon Berishën: Kur do flet me emra, pse s’i denoncon Suel Çelën e Doshin?

18 Nëntor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Basha akuzon Berishën: Kur do flet me emra, pse s’i denoncon Suel

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po hesht për të mbrojtur faktorë të krimit në vend. Në një intervistë për “ABC”, Basha u shpreh se Berisha ka përgjegjësi se po hesht për personat që i janë bashkuar “Foltores”, duke shtuar se ai ka prova dhe fakte për akuzat e bëra publikisht. Sipas Bashës, Suel Çela, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi i janë bashkuar Berishës në betejën kundër Amerikës.

“Ajo që e ngarkon me përgjegjësi Sali Berishën para çdo demokrati dhe para çdo shqiptari është heshtja dhe mos denoncimi. Kur këto fakte u denoncuan edhe zyrtarisht nga institucionet e partisë, minimumi, minimumi që pritej nga një ish-kryetar i Partisë Demokratike aq më shumë dikush, ish-kryetari më jetëgjatë i Partisë Demokratike që ka qenë dhe kryeministër dhe president ishte së pari, një kontakt me Partinë Demokratike në institucionet e Partisë Demokratike, që i bënë këto denoncime publike bazuar mbi fakte dhe prova të pakundërshtueshme që ne i disponojmë dhe së dyti, një distancim publik me emër dhe mbiemër sepse ne e dimë që Sali Berisha kur dëshiron flet me emër dhe me mbiemër,”-tha Basha ndër të tjera.

FJALA E BASHËS: 

Këtë nuk mund ta bëjë kurrsesi një Parti Demokratike e cila vendoset nën tutelën e Suel Çelëve, Tom Doshëve dhe Aqif Rakipëve. Dhe këtu dua të them diçka që besoj demokratët e kuptojnë shumë qartë por është t’ia komunikojmë të gjithë shqiptarëve. Nuk kam prova dhe nuk dua ta besoj, as këtë moment se këta faqezinj të krimit të organizuar i janë vërsulur me mjetet më çnjerëzore demokratëve. Çfarë i lidh ata me kuvendin e Partisë Demokratike, çfarë interesi kanë ata? Përveç faktit që një pjesë e tyre janë apo mund shumë shpejt të shpallen “NON GRATA”. Ç’lidhje kanë këta që para disa muajsh i kishim kundër, me armë në duar, me para në duar në masakrën zgjedhore të 25 prillit. Nuk dua ta besoj kurrë se i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës. Nuk dua ta besoj në këtë moment se i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës. Por dhe pa diskutim thirrjes së dikujt i janë përgjigjur dhe dihet se kush ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me ta, kush merr pushtet me ta dhe ndan pushtet me ta, ky është Edi Rama. Është e qartë se ky i ka shkelur syrin për tu futur në flamurin e Sali Berishës dhe këtë kanë bërë, por u bë pothuajse një javë që faktet janë denoncuar publikisht dhe ajo që e ngarkon me përgjegjësi Sali Berishën para çdo demokrati dhe para çdo shqiptari është heshtja dhe mos denoncimi. Kur këto fakte u denoncuan edhe zyrtarisht nga institucionet e partisë, minimumi, minimumi që pritej nga një ish-kryetar i Partisë Demokratike aq më shumë dikush, ish-kryetari më jetëgjatë i Partisë Demokratike që ka qenë dhe kryeministër dhe president ishte së pari, një kontakt me Partinë Demokratike në institucionet e Partisë Demokratike, që i bënë këto denoncime publike bazuar mbi fakte dhe prova të pakundërshtueshme që ne i disponojmë dhe së dyti, një distancim publik me emër dhe mbiemër sepse ne e dimë që Sali Berisha kur dëshiron flet me emër dhe me mbiemër. Shpesh here ka ankesa edhe me të padrejtë, shpesh herë duke iu referuar edhe familjarëve apo edhe të afërmve të subjekteve për të cilat flet por është bërë një kohë e gjatë që nga goja e tij nuk janë dëgjuar emrat e disa prej autorëve kryesorë të masakrës zgjedhore si Aqif Rakipi, si Suel Çela, si Tom Doshi apo të oligarkëve të cilët akuzohen nga demokratët e thjeshtë sot nga Shkodra në Elbasan, në Vlorë, në Durrës dhe në Tiranë se po investojnë për fatin e tyre tek përpjekja përçarëse e Sali Berishës e cila në sens kërkon të marrë një pjesë të Partisë Demokratike peng dhe ta përdorë si mburojë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendimit të Shteteve të Bashkuara Të Amerikës për ta shpallur të padëshirueshëm apo “NON GRATA”, që është dhe zanafilla e këtij procesi.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes lulzim basha sali berisha suel cela tom doshi aksioni i berishes lulzim basha sali berisha suel cela tom doshi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet