LIVE UPDATES
Bota

Seanca e Mustafës, dëshmitari: Vota ime pro miratimit të Speciales ishte e pavullnetshme

12 Prill 2022, 19:17 Nga DOSJA
Seanca e Mustafës, dëshmitari: Vota ime pro miratimit të

HAGË- Dëshmitari i nëntë i mbrojtës së Salih Mustafës, Nuredin Ibishi ka përfunduar sot dëshminë e tij në Hagë. KosovaPress shkruan se ai ka thënë se vota e tij për miratimin e Gjykatës Speciale si deputet ka qenë e pavullnetshme.

“Kam qenë deputet në legjislaturën kur është votuar. Nuk e kam bërë me vullnet këtë votë nga kuptimi se së pari kur ka nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të miratohet kjo rezolutë. E dini se kanë qenë akuzat për trafikim organesh, ndërsa në hetimet preliminare të Williamson u konstatua se shtëpia e verdhë me të gjitha ato akuza që janë bërë, mbaron raporti i Wiliamson se nuk ka trafikim të organeve, por ka diçka tjetër, por rezoluta është miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës… Pa vullnet kam votuar për, sepse isha para dy dilemave: a ta miratojmë dhe të na gjykojnë vendet demokratike si BE dhe SHBA apo të shkojë në Kombet e Bashkuara dhe të vijnë regjimet e Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë dhe për këtë arsye ishte vota ime pro”, tha Ibishi.

I pyetur nga ZPS-ja se si ishte ndier pas lajmit të arrestimit të Mustafës, Ibishi tha se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga roli i viktimës po kthehen në agresorë.

“Ne pjesëtarët e UÇK-së prej rolit të viktimës po kthehemi sikurse në agresorë dhe kjo po shkon në pafundësi. Unë dua të paragjykoj as për pafajësinë e Salih Mustafës apo bashkëluftëtarëve. Vetë procesi do të tregojë realitetin në bazë të asaj që do të procedohet në krejt këtë“, tha ai.

Ndërsa, prokurori Cezary Mihailzcuk pyeti se pjesëtarët e njësitit BIA a kanë marrë pjesë në operacione luftarake gjatë luftës. Dëshmitari Ibishi tha se nga 27 prilli kur është bërë mobilizimi i tërësishëm, ekziston mundësia që BIA të jetë e uniformuar dhe armatosur, pasi është urdhri i tërësishëm për mobilizim.

“Nuk kam këtë njohur që BIA ka marrë pjesë në operacione luftarake para 27 prillit… Përveç asaj çka kanë pasur detyrën edhe mandatin përveç datës 27 e tutje, unë nuk kam ditur për këto rastet e BIA-s që ka marrë pjesë në operacionet luftarake me uniformë… Mendoj që BIA nuk ka pasur mandatin të jetë pjesë e uniformuar në zbatimin e detyrave të veta, meqenëse kjo është strukturë e paarmatosur. Unë e lidhi mundësinë që edhe BIA të jetë e uniformuar dhe armatosur pasi është urdhër i përgjithshëm për mobilizim, por para kësaj date e kam të paqartë këtë çështje dhe nuk kam koment”, tha Ibishi.

Ibishi në dëshminë e tij gjatë pyetjeve të avokatit mbrojtës, Betim Shala ka treguar se detyra e BIA-s ka qenë të veprojë në zonat urbane në aspektin e furnizimit për përgatitjet të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit për çështje të shëndetësisë, logjistikës, pranim të refugjatëve dhe akomodimit të tyre prej zonave që kanë qenë të prekura nga lufta. Ai po ashtu ka thënë se nuk i ka dhënë urdhra as njësitit BIA, por as Salih Mustafës.

Seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës vazhdon nesër me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë. Mustafa është arrestuar më 24 shtator 2020 me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet