Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SARANDË- Policia e Sarandës ka sekuestruar sot 63.7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa dhe në pranga ka rënë një 40-vjeçar nga Cakrani i Fierit. Sipas informacioneve 40-vjeçari me iniciale A.H. kishte mbushur makinën e tij me drogë dhe ka tentuar që ta trafikonte atë drejt Greqisë.
Makina e tij është kontrolluar në kufi dhe në pjesën e poshtme të dyshemesë kishte hapur një vend të posaçëm për fshehjen e lëndës narkotike. Policia, në një reagim shton se në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A.H., 40 vjeç.
“Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 63.7 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim dhe në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, ditën e djeshme kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip “Mitsubishi” ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike. Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore me ndihmën edhe të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndes narkotike.
Pas konstatimit, specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sattiva. Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike””, shkruan Policia.
(A.B;E.K/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një shtetas turk, i cili ishte në kërkim prej vitesh nga Franca për trafikim të lëndëve narkotike është kapur sot në Tiranë. Sipas informacionve Fa...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar pas arrestimit të vëllait të shefit të Policisë në Dibër, Pajtim...
ITALI- Në muajin gusht 2019, një ngjarje tronditi tifozët e skuadrës së Lacios, pasi kapo-ultrasi historik si Fabrizio Piscitelli i cili njihej me nofkën “Diabo...
LEZHE- Policia e Shtetit ka arrestuar një 60-vjeçar pasi ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur me aftësi të kufizuara. Në momentin e arre...
TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga Komisariati NR.2 në Tiranë ditën e sotme për shkak se janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje. Sipas njoftimit zy...
TIRANË- Dosja.al e ka ndjekur në vijimësi çështjen e personazhit Robert Agës, i cili u bë i njohur për shqiptarët më 19 qershor 2019, kur gazeta gje...
TIRANË– Hoxha tha se policia është tradhtuar shpesh edhe nga politika, e cila e ka çuar pa pajisje të përballet me krimin.“Cili është roli i policis...
Vrasja e Kastriot Reçit në Rrëshen është etiketuar si spektakolare për shkak se u krye me snajper nga një distancë prej 200 metrash. Snajperisti nga kati...
VLORË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e zhvilluar sot në Vlorë për të arrestuar Xhevahir Jonuzin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...
Ish-zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra.Mësohet se kryeministri do ta ...