Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga Komisariati NR.2 në Tiranë ditën e sotme për shkak se janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje. Sipas njoftimit zyrtar të policisë dy të rinjtë janë identifikuar me inicialet I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S, 16 vjeç, banues në Kamzë.
Ndërkohë është mësuar se edhe dy adoleshentë të tjerë janë shpallur në kërkim për rastin e vjedhje, të identifikuar si F. B, 14 vjeç dhe E.M, 14 vjeç, që të dy banues në Tiranë.
Në njoftimin e policisë sqarohet edhe 6 vjedhjet që kanë kryer 4 adoleshentët në zona të ndryshme të Tiranës brenda një nate, duke nisur nga farmacitë, lokalet e deri tek bulmetoret.
Por gjithashtu policia ka zbuluar se kanë kryer edhe tre vjedhje disa ditë më parë, ku kanë vjedhur zyrat e tre shoqërive siguracionesh në Bulevardin Gjergj Fishta më datë 14 janar të 2020. Ndërkohë materialet e sekuestruara i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.
Postimi i Policisë:
Tiranë
Kryen një sërë vjedhjesh gjatë natës, kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dy adoleshentë, ndërsa 2 të tjerë shpallen në kërkim.
Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga këta shtetas.
Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapen dhe ndalohen edhe 2 persona në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve kundër pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë;
– K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë;
Si dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë natës kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:
– Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;
– Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan ;
– Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;
– Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;
– Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;
– Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal.
Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:
– Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.
Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në këkrim, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap shtetasi në kërkim K. B., alias S. B., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprat penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas iu dorëzua për veprime të Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Si dhe shtetasi B. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky person ka qenë i shpallur në kërkim për llogari të seksionit të Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor, pasi me shkresën nr. 295, datë 15.01.2020 Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin e për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit B. L., për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” .
A.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Dosja.al e ka ndjekur në vijimësi çështjen e personazhit Robert Agës, i cili u bë i njohur për shqiptarët më 19 qershor 2019, kur gazeta gje...
TIRANË– Hoxha tha se policia është tradhtuar shpesh edhe nga politika, e cila e ka çuar pa pajisje të përballet me krimin.“Cili është roli i policis...
Vrasja e Kastriot Reçit në Rrëshen është etiketuar si spektakolare për shkak se u krye me snajper nga një distancë prej 200 metrash. Snajperisti nga kati...
VLORË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e zhvilluar sot në Vlorë për të arrestuar Xhevahir Jonuzin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...
Ish-zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra.Mësohet se kryeministri do ta ...
DIBËR– Shkarkohet një ditë pas arrestimit të të vëllait, Robert Aga, shefi i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Dibrës. Aga, u shkarkua pasi i vëllai, Pa...
SHKODER- Prangoset nga policia e Shteti një i dënuar me 8 vite burg. Ai është Hazis Isenlikaj, dhe ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Shkodrës e ka dënuar ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar për 7 të arrestuarit e operacionit “Tranzit” që u zhvillua dje, për të cilët më herët Dosja.al rapo...
SHBA– Sot, hibridizimi në ndryshimin e natyrës së luftërave dhe konflikteve dhe në këtë kontekst i ashtuquajturi privatizimi i sigurisë dhe mbrojtjes dhe ndërth...
VLORË– Edhe pse banesa e tij ishte e rrethuar nga forcat e RENEA-s, 47-vjeçari Xhevahir Jonuzi nuk u dorëzua. Ai tentoi që të largohej duke qëlluar ...