LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Sapuni që nxori nga shtëpia gratë e Roskovecit

18 Prill 2019, 09:50 Nga DOSJA
Sapuni që nxori nga shtëpia gratë e Roskovecit

Kjo është një periudhë e mirë për të vizituar një fshat. Natyra ka shpërthyer gjithandej. Një informacion se në Roskovec të Fierit disa gra ishin duke prodhuar sapun artizanal na bëri që të shkojmë atje.

Punishtja është e vendosur pak kilometra larg Roskovecit, në fshatin Vidhisht.

18 gra nga disa fshatra aty pranë janë bërë bashkë për t’u trajnuar mbi prodhimin e sapunit. Për to është hera e parë që ndjekin një kurs. Është hera e parë që dalin nga shtëpia për të mësuar një profesion. Pjesa më e madhe e tyre janë mbi 50 vjeçe. Janë zonja që kanë punuar më parë në kooperativa dhe pas viteve ’90 nuk janë bërë më bashkë. Kjo i bën nostalgjike. U kujtohet koha kur punonin arave të fshatit. Ky projekt zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me “Social Development Investment” në kuadër të “Reload” financuar nga BE.

Në qendër të fshatit Vidhisht, një godinë me dy ambiente është kthyer në punishten e sapunëve.

Në shtator të vitit të kaluar, nga bashkia e Roskovecit u dha një njoftim që zonjat të cilat kanë dëshirë mund të regjistrohen në kursin e sapunëve. Atyre do u mundësohej transporti nga banesa në qendrën e kursit, ushqimi dhe kafet.

Gjatë ditëve të kursit dy kimiste nga Universiteti Bujqësor i Tiranës kanë asistuar procesin duke ndihmuar në zbatimin saktë të formulës që prodhon sapunin.

“…mjafton që dolëm nga shtëpia”

Kemi përballë 18 gra që mezi presin të na tregojnë atë se çfarë kanë mësuar nga ky trajnim. Nuk e kishin këtë entuziazëm në ditët e para. E mendonin të vështirë, e mbi të gjitha kanë hasur dyshimet dhe kundërshtimet e familjarëve të tyre, sidomos të bashkëshortëve, të cilët u thonin “ja shkuat, çfarë do nxirrni në dritë me këta sapunë?!”

Më shumë se sa puna që do të fitonin në të ardhmen, për momentin, për këto zonja kishte rëndësi të dilnin nga shtëpia.

“Është hera e parë që dal nga shtëpia për të mësuar diçka. Jam shumë e gëzuar që m’u dha kjo mundësi. Bashkëshorti e pranoi që në fillim, por më shumë problem kisha me vjehrrin. Ai nuk dëshironte që unë të vija në këtë kurs. Vetëm kur i çova sapunin e parë në shtëpi, e kuptoi që unë po bëja diçka dhe më dha leje të plotë”, tregon Erestina Hatia, një vajzë bionde, me trup të imët, e cila është caktuar përgjegjëse për prerjen e sapunëve.

Adelina Hoxha është zonja që bie më shumë në sy mes kolegeve të saj. Për shoqet ajo është “motorri” që mban gjallë grupin.

Hoxha na tregon se është nënë e pesë fëmijëve. Sot ata janë të gjithë të martuar dhe jetojnë jashtë vendit. Adelina së bashku me bashkëshortin jetojnë në fshatin Kurjan të Fierit.

“Kam jetuar për 15 vite në Itali. Jam kthyer përpara 5 vitesh. Disa muaj më parë, kryeplaku i fshatit më njoftoi dhe më tha: është një projekt për të mësuar se si bëhet sapuni. Je e interesuar!? Në fakt, në fillim e dija se do punësohesha, nuk e dija se do të mësoja. Erdha. Mësova dhe sot jam shumë e kënaqur që di një gjë të re, që nuk e kisha menduar kurrë më parë se do e mësoja. Një rol të rëndësishëm e kanë luajtur edhe kimistet, ato na mësuan të punojmë në skuadër”, rrëfen Adelina e cila kërkon vazhdimisht qetësi duke dashur të dëgjohet vetëm zëri i saj. Adelina tregon se emigracioni nuk është një ide e mirë për moshataret e saj.

“Nëse do të kisha punë, nuk do të largohesha nga vendi im 20 vite më parë. Pavarësisht vështirësive, unë jam kthyer duke kërkuar të punoj dhe jetoj këtu”.

Vaji i ullirit, soda kaustike dhe bimët aromatike-medicinale janë elementët kryesor të përbërjes së sapunit.

Zonjat thonë se me një kilogram vaji ulliri arrijnë të nxjerrim 10 sapunë.

“Gjatë këtyre ditëve e kemi testuar sapunin dhe kemi parë reagimet e njerëzve. Të gjithë kanë mbetur shumë të kënaqur”, tregon Ajdine Hyka, 53 vjeçe, e cila është e para që ka ardhur në trajnim.

“Pas mësimeve që kam marrë me kimistet, tani jam e aftë që ta bëj sapunin edhe në kushtet e shtëpisë. Shqetësimi ynë i momentit është se si të nxjerrim të ardhura nga sapuni”.

Të gjitha kanë një “hall” që i bashkon në këtë iniciativë, çfarë do të thonë bashkëshortët… ata presin rezultate konkrete: lekë!

“Burri më tha që shko, por do na nxjerrësh ndonjë të ardhur apo jo?!”, shprehet 53-vjeçarja e cila ndihet gati të prodhojë sapunët e saj, por është e pasigurt për shitjen e tyre.

Zonjat kërkojnë që të qëndrojnë të gjitha bashkë në prodhimin e sapunit. Ato duan të punojnë në punishte sipas proceseve dhe detyrave që i janë caktuar edhe pas përfundimit të projektit.

Të ardhurat familjare në këtë zonë vijnë nga bujqësia dhe blegtoria. Historia e sapunit u pa si një gjë e re dhe për këtë arsye shumë, sidomos burrat e kanë parë si një angazhim pa të ardhme për gratë e tyre. Por ndryshe mendojnë gratë. Ato janë përpjekur që të jenë bindëse përballë familjarëve, sidomos bashkëshortëve që të marrin pjesë në këtë kurs, që tek e fundit, do ju mësojë diçka të re.

Nuset nuk erdhën…

Mes dhjetëra zonjave bie në sy Zenepja. Ajo është 71 vjeçe. Është më madhja mes kolegeve. Ka lindur dhe rritur 6 fëmijë, 5 djem dhe një vajzë. Është bërë gjyshe dhe prej disa muajsh ka ndjekur kursin e sapunit.

Ka dashur të marrë pas vetes edhe nuset e djemve, por asnjëra prej tyre nuk ka mundur të bëhet pjesë e këtij grupi. Djemtë e Zenepes ende nuk janë të bindur për këtë gjë.

“Djali më thotë që ti shkon kot!”, tregon 71-vjeçarja e cila është shumë e kënaqur që gjendet mes shoqeve dhe ka mësuar të prodhojë vetë sapunë. “Dola nga shtëpia, të mësoj diçka. Unë pensioniste jam. Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që një ditë do të mësoja se si të prodhoja sapun”, tregon ajo me kënaqësinë që i lexohet në portret.

Marrë nga Gazeta Tema

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim entela resuli fshatii vithisht grate qe punojne entela resuli fshatii vithisht grate qe punojne


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet