LIVE UPDATES
Bota

Sanksionet perëndimore që mund ta shënjestrojnë Rusinë në rast pushtimi në Ukrainë

21 Janar 2022, 07:45 Nga DOSJA
Sanksionet perëndimore që mund ta shënjestrojnë Rusinë

MOSKË – Rritja e tensioneve ndërmjet Moskës dhe fuqive perëndimore ka rritur mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë, që ndoshta do të ishin sanksionet më të rënda që janë vendosur deri më tani, nëse Kremlini sulmon Ukrainën.

Javën e kaluar, demokratët në Senatin amerikan prezantuan një projektligj për vendosjen e sanksioneve gjithëpërfshirëse ndaj Qeverisë dhe zyrtarëve ushtarakë rusë, përfshirë edhe ndaj presidentit Vladimir Putin dhe institucioneve bankare, nëse Rusia përfshihet në veprime armiqësore ndaj Ukrainës.

Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në afërsi të kufijve të Ukrainës. Kievi dhe aleatët kanë shprehur frikën se Moska mund të jetë duke u përgatitur për një ofensivë të re ushtarake.

Rusia, që mohon se po planifikon ta sulmojë Ukrainën, ka qenë subjekt i sanksioneve që prej se më 2014 aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë. Masa të tjera ndëshkuese u shtuan pasi një ish-spiun rus u helmua në Britani më 2018 dhe pas një hetimi për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, ku fitoi Donald Trump. Rusia ka mohuar se ka pasur rol në helmimin e ish-spiunit Yuri Skripal dhe vajzës së tij dhe po ashtu ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhje të huaja.

SHBA-ja veçse ka vendosur sanksione për aktivitete destabilizuese në Ukrainë. Më 20 janar, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka sanksionuar katër ukrainas, që u tha se kanë qenë të përfshirë ngushtë në përpjekjet e dezinformimit nga Shërbimi Federal i Rusisë (FSB).

“Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime për të ekspozuar dhe luftuar fushatën e rrezikshme dhe kërcënuese të ndikimit dhe dezinformimit në Ukrainë. Ne jemi të përkushtuar që të ndërmarrim hapa që të mbajmë përgjegjëse Rusinë për veprimet e saja destabilizuese”, tha zëvendëssekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.

Të sanksionuar janë dy deputetët aktualë Taras Kozak e Oleh Voloshyn dhe ish-zyrtarët qeveritarë ukrainas Volodymyr Oliynyk dhe Vladimir Sivkovich.

Më poshtë mund të mësoni se cilat janë mënyrat se si sanksionet perëndimore mund ta shënjestrojnë Rusinë:

Largimi nga SWIFT

Një prej masave më të ashpra do të ishte largimi i sistemit financiar rus nga sistemi global i mesazheve të pagesave elektronike, i njohur si SWIFT. Ky sistem përdoret gjerësisht për transaksionet financiare ndërkombëtare.

SWIFT, që përdoret nga mbi 11,000 institucione financiare në mbi 200 shtete, ka selinë Belgjikë dhe drejtohet nga një bord i drejtorëve që ka 25 anëtarë. Në këtë bord bën pjesë edhe Eddie Astanin, që udhëheqë NCC, një qendër ruse që ndërmjetëson transaksionet financiare.

Ka pasur një precedent: Në mars të vitit 2012, SWIFT-i largoi bankat iraniane nga sistemi për shkak të vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare ndaj Teheranit lidhur me programin bërthamor. Ky vendim bëri që Irani të humbiste gjysmën e të ardhurave nga eksporti i naftës dhe 30 për qind të tregut të jashtëm, thuhet në të dhënat e Qendrës Carnegie në Moskë.

Ekonomia e Iranit është më e vogël dhe nuk është aq e lidhur ndërkombëtarisht si ekonomia ruse, ndërlidhja e së cilës me Perëndimin ka funksionuar si mburojë. Nëse merret vendimi për largimin e Rusisë nga SWIFT-i, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të humbasin më shumë pasi bankat e tyre janë përdorueset më të shpeshta të SWIFT-it me bankat ruse, tha Maria Shagina nga Qendra Carnegie në Moskë.

Thirrje për largimin e Rusisë nga qasja në SWIFT kishte pasur më 2014, kur Moska aneksoi Gadishullin Ukrainas të Krimesë, duke bërë që Moska të krijonte një sistem alternativ të mesazheve, të njohur me akronimin SPFS.

Numri i mesazheve të dërguara përmes sistemit SPFS arriti rreth dy milionë ose një e pesta e gjithë trafikut të brendshëm rus gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të bankës qendrore. Këtë shifër, deri më 2023, autoritetet ruse kanë për qëllim që ta rrisin për 30 për qind. Megjithatë, sistemi SPFS, që ka numër të kufizuar të mesazheve që mund të dërgohen dhe funksionon vetëm gjatë ditëve të punës të javës, nuk përdoret shumë nga anëtarët e huaj, ka thënë Shagina në një artikull të publikuar më 2021.

Brian O’Toole, bashkëpunëtor në Këshillin e Atlantikut, tha se largimi i Rusisë nga SWIFT-i do të ndihet në fillim, por ndikimi nga ky largim do të zhduket me kalimin e kohës.

“Disa pagesa do të vonoheshin, por po ashtu do të kishte rritje të kostos për këto pagesa. Por, nëse flasim në përgjithësi, ka pak gjasa që të ketë ndonjë kolapsim masiv të tregtisë ruse për aq kohë sa tregtia ligjore nuk do të sanksionohet”, tha O’Toole.

Goditja në tregun e bonove

Qasja në bonot ruse po kufizohet gjithnjë e më shumë dhe kufizimet mund të shtrëngohet edhe më tej, nëse opsion do të jetë ndalimi i pjesëmarrjes në tregun sekondar.

Në prill të vitit 2021, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ndaloi investitorët amerikanë që të blejnë bono e rublës ruse për shkak të akuzave për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet amerikane.

Sanksionet e vendosura më 2015 bën që borxhi i dollarit rus të papërshtatshëm për shumë investitorë dhe indekse, siç është EMBI Global i JPMorgan. Këto masa, që prej vitit 2014, ulën borxhin e jashtëm të Rusisë me 33 për qind nga 733 miliardë dollarë në 489 miliardë dollarë në vitin 2021. Borxhi më i ulët e përmirëson bilancin e një vendi, por e privon atë nga burimet e financimit që mund të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin.

Firmat dhe institucionet financiare

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian veçse kanë vendosur sanksione ndaj sektorëve të energjisë, financave dhe të mbrojtjes së Rusisë. Më herët, Shtëpia e Bardhë vendosi kufizime për bankat më të mëdha ruse dhe masa që synonin të preknin aftësinë e Moskës për të këmbyer rublat në dollarë dhe në monedha të tjera. Uashingtoni po ashtu mund të shënjestrojë Fondin e Investimeve Direkte, që mbështetet nga shteti rus.

Sanksionet që aplikohen ndaj firmave të posaçme zakonisht shkaktojnë panik në mbarë sektorin, tha ish-ekonomisti i Departamentit amerikan të Shtetit Mark Stone. Këto sanksione, sipas tij, i shqetësojnë investitorët se sanksionet mund të zgjerohen.

“Sanksionimi i të gjitha transaksioneve që bëhen me bankat ruse dhe ngrirja e aseteve do të kishte më shumë ndikim” sesa largimi i Rusisë nga SWIFT-i, që do të bëhej më i dobishëm vetëm pas sanksioneve të gjera të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, BE-së, tha O’Toole. (REL)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore konflikti rusi-ukraine sanksionet per rusine konflikti rusi-ukraine sanksionet per rusine

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale