Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kriza e Ukrainës, Erdogan si negociator: Shpresoj të siguroj takim Putin-Zelenski
20 Janar 2022, 18:40Nga DOSJA
TURQI – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan shprehu dëshirën për të organizuar një takim kokë më kokë midis homologëve rus dhe ukrainas Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski për të zhbllokuar konfliktin për Ukrainën.
Kreu i shtetit turk bëri këto deklarata gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e El Salvadorit Naib Bukele. Ai konfirmoi se në fillim të shkurtit do të vizitojë Ukrainën.
“Shpresojmë që të bashkojmë z.Putin dhe z.Zelenski sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojmë një takim kokë më kokë. Kam vizitë në Ukrainë në fillim të muajit të ardhshëm”, deklaroi Erdogan.
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Ibrahim Kalin tha se Erdogan ka ftuar Putinin dhe Zelenskin për të diskutuar në Turqi.
Përpara disa ditësh, presidenti Erdogan dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç u vetëofruan si negociatorë për të zgjidhur krizën politike në Bosnje-Hercegovinë. Lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik pranoi që Vuçiç dhe Erdogan t’i bashkohet si negociator dhe presidenti kroat Zoran Milanoviç.
Tonet me Rusisë dhe Perëndimit po ashpërsohen. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen kërcënuan Rusinë me sanksione ekonomike nëse sulmon Ukrainën.
KOSOVË – Ambasadori i misionit të SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, paralajmëroi biseda me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë për të siguruar se...
BRUKSEL – Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen paralajmëroi Rusinë se do të pësojë sanksione të mëdha ekonomike dhe financiare nëse sulm...
UKRAINË– Pamjet nga sateliti tregojnë ushtrinë ruse të vendosur pranë kufirit me Ukrainën, vetëm pak orë nga deklarata e fortë e presidentit Joe Bide...
MAL I ZI– Qeveria e Malit të Zi ka dorëzuar në Kuvend projektvendimin për shkurtimin e mandatit të Parlamentit. Seanca do të mbahet më 4 shkurt në orën 10...
GREQI– Shteti fqinj ka paralajmëruar qytetarët për mot të keq i cili do e pushtojë vendin në ditët në vijim. Temperatura shumë të ulëta, reshjet e dendura...
NORVEGJI – Një prokurore në Norvegji tha të enjten se një ekstremist i ekstremit të djathtë që vrau 77 njerëz në vitin 2011 mbetet ende “një njeri s...
GREQI– Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ishte e pranishme ditën e sotme në Athinë, aty ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqis...