LIVE UPDATES
Bota

“Hap i vogël drejt anëtarësimit”/ Pandemia prishi planet për Samitin e Zagrebit, ndihma dhe rinovimi i premtimit

7 Maj 2020, 07:46 Nga DOSJA
“Hap i vogël drejt anëtarësimit”/ Pandemia prishi

“Samiti i Zagrebit” – ky mbishkrim në posterin pas presidentit të radhës së Këshillit të BE-së, kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, dukej paksa provokues, paçka se ai ishte pjesëmarrësi i vetëm ne Zagreb, i takimit virtual. Dukej pak i humbur, ashtu i ulur në sallën e konferencave të Bibliotekës Kombëtare, anës një tryeze të madhe, të ndërtuar për 27 krerë vendesh. Përballë kishte vetëm një mur me kuadrot e vegjël të pjesëmarrësve nga tavolinat e shtëpive të tyre. “Është për të ardhur keq që nuk mund të takohemi fizikisht,” tha Plenkoviç. Presidenca Kroate kishte vendosur ta bënte këtë samit të 27 vendeve të BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pikën kulminante të gjashtëmujorit të saj në krye të BE-së. Andrej Plenkoviç, vendi i të cilit iu bashkua BE-së në vitin 2013 si anëtarja më e re, ishte veçanërisht i preokupuar për samitin me vendet fqinje me Kroacinë. Njëzet vjet më parë, kryeministri i sotëm, asokohe diplomat i ri, pat marrë pjesë në samitin e parë të atëherë 15 vendeve anëtare të BE-së me republikat e dala nga Jugosllavia.

Sinjal ndaj Ballkanit Perëndimor

Pandemia e koronës i kishte prishur planet për një samit mahnitës në Zagreb, por mesazhi politik duhej të mbetej i njëjti. “Ballkani Perëndimor mbetet një përparësi kryesore për BE-në”, kishte thënë më parë për Deutsche Welle-n, komisioneri i zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi. Sipas diplomatëve të BE-së, fakti që pjesëmarrësve iu deshën tre orë për të mbajtur fjalimet e tyre të shkurtra nga ana e tij ishte një sukses në kohën e trazuar të Koronës. 27 krerët e shteteve dhe qeverive e ritheksuan zotimin e tyre që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova) kanë një “perspektivë evropiane”. Sipas Komisionarit për Zgjerim, Varhelyi, kjo nuk është asgjë tjetër, veç perspektivës së anëtarësimit të plotë. Në këtë samit, megjithatë, nuk u përmend asnjëherë se kur do të vijë ai moment që të flitet për anëtarësime të reja.

Asnjë vendim i ri

Bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi kanë tetë, përkatësisht gjashtë vjet që kanë nisur dhe së shpejti pritet të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të jetë reformuar procesi i negociatave, nën presionin francez. Kosova dhe Bosnja-Hercegovina kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë derisa të fillojnë negociatat e pranimit. Së pari duhet të arrihet një marrëveshje për statusin e Kosovës, e cila nuk njihet nga Serbia, por edhe nga pesë vende të BE-së. “Unë personalisht besoj se Bosnja dhe Hercegovina tani meriton të njihet si kandidate zyrtare për anëtarësim”, tha kryeministri Plenkovic, duke i dhënë shpresë shtetit fqinj. Por pa dhënë një datë konkrete. Sepse deri në qershor apo tetor, nuk ka ende një agjendë.  Pas samitit, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e bëri të qartë edhe një herë se vetë aplikantët mund të ndikonin në përshpejtimin e negociatave. Kjo është nxitja që mundëson metodologjia e re e negociatave. “Sa më shpejt që të zbatohen reformat e premtuara, aq më shpejt mund të hapim kapitujt e negociatave. Ndërkohë edhe disa kapituj në të njëjtën kohë, kjo është e re,” tha von der Leyen. Një tjetër risi është se negociatat mund të prishen më shpejt se më parë, nëse një kandidat humbet zellin e tij për reforma.

Ndihmat për kapërcimin e pandemisë 

BE premtoi 3.3 miliardë euro ndihmë financiare për Ballkanin Perëndimor për të kapërcyer dëmet e shkaktuara nga pandemia e virusit korona. Për Ballkanin Perëndimor, Unioni ndien “një përgjegjësi të veçantë, veçanërisht në lidhje me virusin e koronës”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. Sipas kreut të administratës së BE-së, të gjashtë shtetet do të marrin nga BE-ja më shumë ndihmë se çdo grup tjetër shtetesh. BE-ja gjithashtu u zotua në deklaratën e saj përfundimtare të nisë një plan të gjerë investimesh për rajonin. Por ky plan ishte caktuar qysh para pandemisë.

“Shumë mirënjohje”

Në fillim të krizës së Koronas, Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, pat shprehur dyshime se ekzistonte solidaritet evropian, duke e quajtur atë një iluzion. Kur erdhën ndihmat e para nga Kina, ai në mënyrë demonstrative puthi flamurin kinez. Nga qarqe diplomatike thuhet se disa vende kanë kërkuar më shumë mirënjohje nga Ballkani Perëndimor për dhurimet e bëra nga BE-ja, por Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, nuk dëshiroi të komentonte një pyetje të DW-së në konferencën virtuale për media, që zhvilloi ai pas samitit. “Nuk mund të flas për krerët e qeverive të tjera, por është shumë e qartë se të gjashtë vendet po synojnë BE-në. Ky është qëllimi i tyre përfundimtar”, tha Plenkoviç. Ky samit ndihmoi drejt këtij synimi. “Ka shumë mirënjohje në kryeqytetet e rajonit për atë që po bën BE-ja. Dhe, nëse i shikoni vendet, ato janë të rrethuara nga BE-ja dhe nuk mund të shkojnë askund të tjetër“.  Në deklaratën e samitit, vendet e BE-së nxisin Ballkanin Perëndimor t’i përmbahet parimeve të politikës së jashtme të Unionit. Bëhet fjalë për të mos lejuar ndikimin e tepërt nga Kina, Rusia apo SHBA në Ballkan. Kroacia, si organizatore, rekomandoi që samitet e Ballkanit Perëndimor të mbahen rregullisht çdo dy vjet. Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit, shprehu keqardhjen që nuk mund të udhëtonte për në Zagreb, por i premtoi Kryeministrit Plenkoviç se do të pasonte edhe një takim fizik. Disi. Dikur, pas Koronës.

Marrë nga DW

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale