LIVE UPDATES
Politike

VD-Salianji: S’ka marrëveshje të fshehtë me PS, reformat miratohen sot

10 Shkurt 2022, 14:28 Nga DOSJA
VD-Salianji: S’ka marrëveshje të fshehtë me PS, reformat

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Salianji deklaroi ditën e sotme se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë me PariTë Socialiste. Përballë gazetarëve, Salianji tha se zgjatja e vettingut është votuar me 140 vota dhe se një akt i tillë është ndërmarrë që prokurorët apo gjyqtarët të mos i shërbejnë Edi Ramës. Pyetjes se a ka pasur një marrëveshje mes PD dhe PS për votimin e zgjatjes së afateve të vettingut, në këmbim të miratimit të reformës zgjedhore e territoriale, Salianji tha se nuk ka asgjë të tillë, pasi vota pro do të jepet duke qënë se u kërkua nga ndërkombëtarët.


DEKLARATA E SALIANJIT:

Atëherë ta sqaruar për ju dhe për gjithë opinionin publik se për çfarë po diskutohet, përtej retorikës dhe akuzave 30 vjeçare me “shitje dhe me blerje” apo “me pengje dhe më të kapur”. Këtu ka vetëm një diskutim. Diskutimi nëse duhen të rrinë partnerët ndërkombëtarë të monitorimit për të monitoruar procesin ndërkombëtar të monitorimit apo vetingun nga ana tjetër do ta bëjnë dy struktura që kontrollohen më shumë, po them prej Ramës, të cilat janë KLGJ dhe KLP, në të cilat PD nuk ka asnjë lloj, po themi, përfshirje dhe asnjë lloj vendimmarrje.
Ky është procesi i sotëm. Është një proces i cili i heq PS dhe cilitdo keqdashësi në raport me opozitën dhe çdo propaganduesi të qeverisë, dy argumenta kryesore.  E para, dështimi i reformës në drejtësi, nëse do të ndodhë. Ne nuk e urojmë. Ne urojmë që procesi të ecë mirë, që drejtësia të jetë e pavarur, e pa kapur, e pandikuar dhe të çojë përpara drejtësisë cilindo që bën korrupsionin në të vend. Por sido që të jetë nuk i lëmë asnjë alibi PS dhe askujt.

Së dyti, ne dëgjojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë. Siç e patë SHBA e përfshirë, delegacioni i BE, ambasada gjermane, britanike, OSBE dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar që të votohet për interes të Shqipërisë sepse votimi i vertingut, po e quaj me kontroll ndërkombëtar dhe jo me kontroll kombëtar, siç e kërkon Edi Rama, i hap rrugë Shqipërisë, për aq sa na takon ne në këtë rast, duke i dhënë votën për procesin e integrimit europian. Mos harrojmë vitin 2016 ku PD atëherë dhe gjithë opozita ka votuar 140 vota komisionet e vetingut që janë sot. Mos harrojmë një element tjetër që duhet tua kujtojmë qytetarëve shqiptarë që një pjesë të deputeteve të cilëve sot për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuar, të ndërprera dhe për shkak të “non grata” nuk duan të kenë marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët, kanë zgjedhur gjysmën e komisioneve të vetingut. Pra, gjysma e anëtarëve të komisionit të vetingut sot është zgjedhur edhe për rastësi nga një pjesë e deputetëve që sot janë nën anën tjetër dhe bëjnë jo vetëm hipokrizi dhe inkoherencë, jo vetëm që nuk kanë interesin e PD dhe publikut, por kanë interesin për të thënë ndonjë element për të shpërqëndruar vëmendjen.

Nuk ka askush prej deputetëve të PD ndonjë interes. Pjesa më e madhe e atyre që votojnë sot nuk kanë pasur ndonjëherë pushtet. Një pjesë e tyre janë përballur me Edi Ramën në mënyrën më të egër dhe nga ana e Ramës kanë pasur sulmet më të pabesa. Kështu që ne vendosim si interes, interesin e qytetarëve dhe interesin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me partnerët strategjik të cilat nuk duhet të dëmtohen për asnjë moment. E shikoni se si Edi Rama nga kryemisionari, nga njeriu  një njeri që thoshte “jam krenar për drejtësinë”, “jam ai që e kam tërhequr procesin e reformës në drejtësi”, as nuk u duk sot. E patë se si të shqetësuar të gjithë përfaqësuesit e maxhorancës flisnin sot për një shqetësim të PD dhe për voton “pro” të PD, ndaj vetingut. Dhe shikoni se si përfaqësues të maxhornacës po ashtu sot në këtë Kuvend folën për një proces me pengesa apo për një pakënaqësi ndaj gjithë organeve të vetingut. Ne nuk jemi të kënaqur me reformën në drejtësi, ajo nuk është e përsosur. Por pa diskutim që Edi Rama është detyruar të lëshojë disa prej ish bashkëpunëtorëve të tij. Dy prej ish –ministrave të Edi Ramës sot janë përgjegjës dhe janë njëri i dënuar dhe tjetri para drejtësisë; kryetar bashkie po ashtu, njerëz dhe zyrtarë të lartë funksionarë të institucioneve kryesore janë po ashtu para drejtësisë. Lista po ashtu do të vazhdojë e gjatë besojmë ne. Sepse ne kemi bërë kallëzime në interes të publikut dhe nuk duhet, e ritheksoj, nuk duhet që ky proces të bëhet pa përfshirjen e ndërkombëtarëve. Përfshirja e ndërkombëtarëve është garanci. Largimi i tyre bën që reforma në drejtësi mund të shkonte edh drejt kolapsimit të plotë. Kështu që ne po i japim mundësinë, por edhe ti heqim mundësinë Edi Ramës që të kapë drejtësinë, nga dy organet që kontrollon ai vetë.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend!Berisha sherr me Salianjin:Ne opozitë,ju bashkëqeverisni me Ramën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji seance plenare 10 shkurt 2022 ervin salianji seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet