Dorëhiqet Boris Johnson, kryeministër deri në vjeshtë. Truss: Vendi ka nevojë për qetësi
11 emrat e deputetëve konservatorë që mund të zëvendësojnë Boris Johnson 7 Korrik, 15:02 ...
11 emrat e deputetëve konservatorë që mund të zëvendësojnë Boris Johnson 7 Korrik, 15:02 ...
Protesta e PD-së “paralizon” rrugët në Tiranë, kryeministria “blindohet” me veshje prej çelik...
Debati në Kuvend/ Spiropali: Shko në protestë shko. Tabaku: Çfarë bëj unë e di vetë 7 Korrik, 11:54 ...
Pamje nga protesta në Shkup Protesta në Shkup/ Mickoski publikon foton e një personi me armë: Ka dashur të më...
TIRANË- Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi. Kjo e fundit ishte emëruar dy muaj më parë, ndërkohë ishte bërë e trupës gjyuese për seancën ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 20 dhjetor për seancën e parë të rigjykimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ndërsa njoftoi edhe shtimin në trupin gjykues me gjyqtarin e deleguar Engert Pëllumbi. Por pavarësisht kësaj, treshja e gjyqtarëve nuk është e plotësuar, pasi një nga dy gjyqtaret e mëparshme, Ilirjana Olldashi, ka dhënë dorëheqjen. Në këto kushte, Gjykata duhet të delegojë sërish një gjyqtar të tretë që do t’i bashkohet Pëllumbit dhe Daniela Shirkës.
Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm. Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.
Njoftimi i plotë:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore në datë 20.12.2021, ora 09:00. Fillimisht nga shorti ka rezultuar se çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi. Duke qenë se gjyqtarja Miliana Muça paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështja, heqje dorë e cila u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga kryesuese Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Me vendimin nr. 565, datë 02.12.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përbërje të trupit gjykues u caktua anëtari tjetër, gjyqtari Engert Pëllumbi. Gjithashtu, gjyqtarja Ilirjana Olldashi paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështja, heqje dorë e cila u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës. Në këto kushte, anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm. Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.
(k.m-e.h/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Takimi i ministres Delina Ibrahimaj me tetraplegjikët ka përfunduar. Mësohet se është arritur një marrëveshje në parim për të ngritur 3 komis...
DIBËR– Policia e Shtetit ka njoftuar se ka probleme me qarkullimin e automjetve në Rrugën e Arbrit. Në disa segmete ka borëpastruese që po e mbajnë t...
LEZHË– Gjykata e Lezhës ka caktuar arrest në burg për vjehrrin dhe dhëndrin, Nikoll Markun dhe Mark Lamkjan, pasi akuzohen si të përfshirë në tentati...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare të kultivimit të kanabisit duket se tashmë nuk zgjedhin Shqipërinë për të kul...
TIRANË – Konfindustria ka reaguar ditën e sotme, një ditë pas emërimit nga Kuvendi të Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Sipas këtij...
DURRËS– Saimir Kuçi është liruar nga burgu. I riu, i arrestuar si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes me dhunë të biznesmenit Nazmi &Cce...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Shkodra se në vitin që vjen, Kadastra do të mbyllet si sportel. Gjatë aktivitetit, ‘bashkëqeverisja...
TIRANË- Dështon Policia e Shtetit! Përgjatë vitit 2021 ka pasur rritje të plantacioneve të kanabisit në Shqipëri! Sot, gjatë një konference të përbashkët p...
TIRANË– Këtë të premte në ABC Live me gazetarin Artan Hoxha, është diskutuar në lidhje me deklaratën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis N...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me kultivimin e kanabisit në vendin tonë. I ftuar në studion e “ABC”. Hoxha ka bërë me dije...