LIVE UPDATES
Aktualitet

“Prokurorët manipuluan hetimin”/ I aksidentuari që humbi këmbën: S’po kërkoj lëmoshë, por të drejtën time

11 Qershor 2020, 07:29 Nga DOSJA
“Prokurorët manipuluan hetimin”/ I aksidentuari që humbi

Tiranë- Lazdrim Latifi denoncon në “Stop” manipulimin e provave të aksidentit të ndodhur në Nëntor 2016 në rrugën “Komuna e Parisit”, si pasojë e të cilit ai humbi një këmbë. Ishte ora 23:00 e mbrëmjes dhe Lazdrimi ishte në rrugën kryesore pranë Qendrës Kristal, kur i preu rrugën një makinë, që vinte nga rruga dytësore për të hyrë në kryqëzim.

“Stop” ka siguruar pamjet e kamerave të bizneseve aty pranë që tregojnë rrethanat e ngjarjes.

Nëse drejtuesja e automjetit tip “Nissan Micra” do të kishte kontrolluar rrugën para se të futej në rrugën kryesore, ky aksident nuk do të kishte ndodhur. Nga pamja duket se drejtuesja e mjetit nuk frenon fare, ndërsa Latifi ka frenuar, por pa shmangur dot përplasjen.

Një tjetër faktor kryesor që solli aksidentin ka qenë edhe mungesa e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në rrugën dytësore, andej nga vinte makina.

Eksperti rrugor, Fatmir Hasho tregon problemet që ka ky kryqëzim në sinjalistikë. Ai shpjegon se përparësi në këtë kryqëzim kanë mjetet që janë në rrugën kryesore.

“Me sinjalistikën që kemi sot, në fakt përparësia është e rrugës kryesore që vjen nga qendra tregtare, sepse në të dy krahët e rrugës janë vendosur tabelat stop, që na detyrojnë që ne të ndalojmë. Natyrisht mungon sinjalistika horizontale, vija e ndalimit, e cila duhet të shoqërohet me tabelën stop. Çdo mjet para tabelës stop duhet të ndalojë në mënyrë të rreptë të katër gomat dhe minimalisht kjo kohë duhet të jetë 3 sekonda.”

Prokurori Ylli Pjetërnika fillimisht arrestoi dy ekspertët për falsifikim të provave të aksidentit, por në fund pushoi çështjen, pavarësisht se provat ishin të shumta e të pakundërshtueshme.

Lazdrim Latifi: Iu drejtova Prokurorisë, arrestoi disa persona, policin rrugor dhe ekspertin rrugor për shkak se bënë një ekspertizë të rreme, ku mua më nxirrnin në një rrugë tjetër, paralele, Aksidentin e ndiqte prokurori Ylli Pjetërnika, me të cilin kam biseduar në telefon në Dhjetor kur kam qenë në Itali. Në Janar më kërkoi që të kthehesha nga Italia. Jam kthyer apostafat. Ai ka parë videot që u sekuestruan më pas nga ai, por mori videot dhe në bazë të tyre arrestoi këto dy personat. Gjykata vendosi të bëjë një ekspertizë të re dhe të thërrasë 3 ekspertë të tjerë, të cilët vendosën as mish, as peshk. Këto persona rifalsifikuan prapë dhe njëri më bën fajtor mua. Prokurori vendosi të mbyllë procesin gjyqësor, më nxori mua fajtor dhe kërkoi 10 ditë burg, ky gjykatësi tha ore ti, kot ia fute se nuk ka faj, ka një patentë të Klasit B, që di qarkullimin rrugor. Thonin se s’ke leje drejtimi, kur unë me atë motor kam lëvizur edhe jashtë shteti dhe kam kaluar kufirin.

Por çuditërisht, çështja u pushua, duke mos vendosur se kush ishte shkaku kryesor i këtij aksidenti që la pa këmbën e majtë Latifin.

Këtë vendim e ankimova, u mbajtën disa seanca, në një seancë kërkova provat e reja, dua dëshmitarët që nuk janë. Prokurori, i cili e akuzova si të korruptuar, kur i them se me policin kam diskutuar për ngjarjen dhe më ka kanosur në telefon, kur i ati i gocës në telefon avokatit tim i ofronte lekë që ta mbyllin situatën… këto nuk u morën parasysh. Ndërsa 10-ditëshin e burgut ma la me kusht.”

Pas shumë përpjekjesh nga ana e Lazdrim Latifit, çështja u rihap në Prokurorinë e Tiranës nën drejtimin e prokurorit Fatmir Hoxha, por edhe këtë herë përfundimi ishte mosfillim i çështjes, duke falsifikuar deklaratën e të dëmtuarit dhe firmën e tij.

“Zotëria me mbiemrin Hoxha nuk më ka thirrur ndonjëherë mua në prokurori për të më marrë në pyetje. Kur ai ka shkruajtur se me datë 23 më ka marrë në pyetje, unë kam qenë në Itali.”

Kam qëndruar një muaj e gjysmë në spital për këtë këmbë dhe dy herë që është ndërruar kjo, janë shpenzuar 28 mijë euro. Plus një këmbë tjetër që kushton 7 500 euro dhe një tjetër po ashtu. Pse? Se unë me këtë duhet të ec. Duhet të kem një rezerve dhe një për kur bëj dush. Se përndryshe me paterica, duhet të ndryshoj gjithçka, edhe shtëpinë. Gjithë jeta ime, puna që bëja përpara nuk mund ta bëj më? Ku është gjykata? Ata bënë fajtor entin rrugor, në njërën anë jam në Gjykatën e Apelit për dëmshpërblimin, por jam edhe në Gjykatën Penale me Entin Rrugor.

Sot i gjithë procesi është në Gjykatën Administrative dhe gjyqtari Arben Ahmetaj e ndau fajin 70 me 30 mes entit të rrugëve dhe drejtueses së automjetit, duke pasur parasysh se ligji thotë që shkaktari determinant me 100 të fajit dëmshpërblen të dëmtuarin.

Unë në 4 vite kam 50 mijë euro dëme. Ku do t’i gjej? Edhe sikur të isha pasaniku më i madh në Shqipëri ato shpenzime nuk do t’i bëja dot nga xhepi. Këto janë lekët që unë kërkoj, unë nuk po kërkoj lëmoshë. Unë kërkoj lekët e dëmit tim. Unë kërkoj të drejtën time. Por ku është e drejta, kush e cakton të drejtën, i padrejti?

Marrë nga tvklan.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lazdrim latifi lazdrim latifi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet