LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dëshmi/ Breshëria e armëve dhe britma e Sabihasë mesnatën e 26 shkurtit

26 Shkurt 2020, 13:00 Nga DOSJA

TIRANË- Mëngjesin e 26 shkurtit të vitit 1951, Hane Hysa po vërtitej si zakonisht rreth shtëpisë së saj në fshatin Mënik, pak kilometra në perfieri të Tiranës. Si çdo mëngjes Hania ishte duke kryer punët e një amvise. Në kodrinën përballë banesës së saj, rreth 200 metra larg, pa të afrohen disa makina të mëdha të ushtrisë që po shkarkonin një varg njerzish të lidhur me zinxhirë. Më të zbritur nga kamionët, kishin nisur të punonin me kazma e lopata ashtu të lidhur me zinxhirë. Përgjatë gjithë ditës ata punuan deri në darkë duke hapur një kanal të madh. Hane Hysa e kishte parë edhe herë të tjera atë skenë dhe e dinte se çfarë do të ndodhte pak orë më vonë kur nata të binte mbi fshat. Rreth mesnatës, ajo dëgjoi breshëri krismash me automatik që u pasuan me britma njerëzish deri në llahtari. Mes britmash,

Hania kishte dëgjuar edhe një zë gruaje. Ishte zëri i Sabiha Kasimatit, e cila po pushkatohej atë natë mes 21 burrave të arrestuar njëherësh me të, të akuzuar padrejtësisht për vendosjen e një eksplozivi në ambasadën sovjetike.

Ia ka rrëfyer birit të saj Ajet Hysa, ngjarjen e asaj nate kur kishte dëgjuar klithmat e frikshme të asaj gruaje para vdekjes. Ajet Hysa, e ka treguar rëfimin e së ëmës për kujto.al.

“I sillnin që në mëngjes dhe i linin gjithë ditën duke punuar në kanale të lidhur me zinxhir. Më ka treguar nëna ime sepse i ka parë me sytë e saj të gjithë ata që janë pushkatuar në këtë vend.

Rreth orës 12:30 deri në 1 të natës, nisnin krismat e armëve dhe atëherë dihej se grupi që kishim parë duke punuar kanalin gjatë ditës, po pushkatohej. Nëna më ka treguar se kur pushkatoheshin, dëgjoheshin britmat deri te shtëpia e tyre. Britma që zgjasnin disa minuta deri sa jepnin shpirt. Kishte zëra burrash por edhe grash që ulërinin kur pushkatoheshin. Ka ndodhur pesë a gjashtë herë që grupe njerëzish të lidhur me zinxhirë

pushkatoheshin gjatë natës. Të nesërmen qysh në mëngjes, buldozerët i mbulonin me dhe duke i hedhur poshtë kodrës”, ka rrëfyer Ajet Hysa për kujto.al.

Banorët e fshatit Mënik janë bërë dëshmitarë të ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur në diktaturën komuniste sepse atje ishte përcaktuar vendi ku do të ekzekutoheshin e  groposeshin disa grupe të quajtura “armiqësore”. Një prej tyre është edhe ajo e pushkatimit të të akuzuarve për bombën në ambasadën sovjetike.

Vendi ku kryhej ekzekutimi ishte në pronësi të babait të Ajetit, Faslli Hysa. Në atë kohë ishte tokë nën administrimin e shtetit. Megjithatë, Fallsi Hysa kishte lënë amanet djemve të tij që sidoqë të vinin kohërat, në atë tokë të mos ndërtohej në kufirin ku ishin varrosur të pushkatuar, duke iu përcaktuar edhe perimetrin e përafërt. Faslliu i kishte këshilluar të bijtë që të mbillnin vetëm pemë. E kishte lënë këtë amanet me shpresën se një ditë të afërmit e atyre viktimave do të mund t’i kërkonin eshtrat e familjarëve të tyre.

Bijtë e Faslliut e kishin mbajtur amanetin e atit dhe kurrë nuk ndërtuan në atë sipërfaqe nën të cilën mendohet se ka eshtra të pushkatuarish nga regjimi komunist.

“Rreth vitit 1980, vëllai im Haliti, kishte gërmuar në këtë pjesë të tokës për të mbjellë disa kumbulla. Kur papritur kishte ndeshur kafkën e një njeriu… më thirri dhe shkova me vrap. Nisur nga amaneti i babit tonë, pranë gropës mbollëm një kumbull si shenjë për të mos humbur eshtrat e të panjohurit. Kjo është kumbulla që i ndjeri vëllai im Haliti mbolli atë ditë “, rrëfen Ajet Hysa. Përveç grupit të ngjarjes së bombës së ambasadës sovjetike, në këto kodrina u pushkatuan disa grupe njerzish dhe nën to besohet se gjenden ende eshtrat e tyre.

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur bomba ne ambasaden sovjetike sabiha kasimati bomba ne ambasaden sovjetike sabiha kasimati

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 26 Shkurt 2020, 12:00

dosja kengetarja

dosja1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet