LIVE UPDATES
Politike

POLEMIKA/ Vaksinimi i personaliteteve ‘ndez’ rrjetin, si e shohin Demi, Gjekmarkaj e Fuga: Kriminale, e neveritshme! Të mos

18 Shkurt 2021, 18:49 Nga DOSJA
POLEMIKA/ Vaksinimi i personaliteteve ‘ndez’ rrjetin, si e shohin

TIRANË– Deklarata e kryeministrit Edi Rama se pas bluzave të bardha, të parët që do të vaksinohen janë personalitetet që ka Shqipëria, 80 vjeç e lart, ka ndezur jo pak gjakrat në vendin tonë. Nga Vlora, një ditë më parë, kreu i Qeverisë tha se të dielën do të nisë vaksinimi i të moshuarve, por që fillimisht do të injektohen ata që janë mbi 80 vjeç dhe njihen si personalitete.

Dosja.al ngriti e para shqetësimin pas kësaj deklarate, që në një kohë që marrja e një vaksine është e vështirë në të gjithë botën, Shqipëria po bën ndarje klasash. Lufta për sigurimin e dozave të para është e vështirë për të gjitha vendet dhe po nxjerr në pah pabarazitë globale, ku vendet më të pasura marrin më shumë vaksina, e më të varfërit ende nuk kanë nisur vaksinimin, por në vendin tonë, po ndodh një tjetër ndarje.

Ajo e qytetarëve në ‘të thjeshtë’ dhe ‘personalitete’ që i duhen vendit. Pas ngritjes së këtij shqetësimi, rrjeti nuk e ka kursyer kryeministrin Rama për këtë deklaratë. Ishte gazetari Enkel Demi ai që bëri krahasimin e nënës së tij, që e cilësoi zonjë grua me një personalitet, më shumë se 100 vjeç, Zeqiri Mero. Në reagimin e tij, Demi shkruante se njerëz si Mero, Rilindja ka plot, të moshuar, ish-prokurorë, ish-KQ-ista apo ish-sekretarë partie, duke përmendur këtu edhe Spartak Brahon e Gramoz Ruçin, por nëna e tij që nuk ka qenë sigurimse, nuk do ta marrë vaksinën, pa mbaruar numri i këtyre personaliteteve.

Shkrimi i plotë i Enkel Demit

Edi Rama foli dhe një herë për situatën: “Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi, kur vdesin e të mbajmë fjalim…”. Unë kam nanën në shtëpi, grua zonjë, e moshuar, por nuk ka qenë kurrë komuniste, ish-sigurimse dhe me kriteret e kryeministrit të Shqipërisë asnjë herë në anën e duhur të historisë. Natyrisht, meqë nuk plotëson kriteret e këtilla i thashë sot të ngrohet në diell, sepse përfiton dy gjëra; e para, theket, e dyta, merr vitaminë D qelepir. Zeqiri Mero, nëse më në fund nuk i është dhjerë shpirti, ishte 100 vjeç, kur e përqafonte gjithë dashuri Rilindasi.

Sipas gazetarit Dashnor Kaloçi në vitin 1945 Zeqiri Mero ka zbatuar një radiogram urgjent të firmosur nga Enver Hoxha, me cilësinë e Komandantit të Pergjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Ky radiogram aprovonte dënimin me vdekje të gjashtë personave, gjykuar nga një Këshill Gjyqësor Ushtarak i Divizionit të III-të, të Korparmatës së Dytë, të kryesuar nga Kryetari, Irakli Bozo (major) dhe prokuror, Ziqiri Mero, kapiten i parë.Zeqiri Mero është “personalitet” i padiskutueshëm që është vlerësuar me një dekoratë nga Rusia në vitin 2015, me motivacionin që ka qenë i angazhuar në formacionet partizane, në zona të ndryshme të vendit, duke luftuar kundër pushtuesve fashistë. Në nder të tij gjithashtu një rrugë në Korçë thërritet me këtë emër orgurzi. Si Zeqiriu Rilindja ka plot, të moshuar, por ish-prokurorë, ish-KQ-ista apo ish-sekretarë partie, si fjala vjen Spartak Braho dhe Gramoz Ruçi. Këta duhet me çdo kusht të vaksionohen që djalli të rrijë gjallë në shpinë të këtij vendit, kurse nana ime, nana e shumë e shumë të tjerëve duhet të kënaqen, nëse Zoti u fal pak diell, se shoshën e ka Rilindja.

Pas gazetarit Enkel Demi ishte analisti Agron Gjemarkaj, ai që e cilësoi kriminale këtë ndarje. Pa u marrë shumë me subjektivitetin e standartit për të qënë personalitet apo jo, Gjekmarkaj shkruan se jeta e të gjithë njerëzve ka të njëjtën vlerë dhe se sipas tij, është e neveritshme, e perbuzshme dhe e dënueshme të bësh një ndarje të tillë. Analisti madje e quan Ramën një delirant që po i jet të drejtën vetës për të përcaktuar se kush do të jetojë.

Shkrimi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Sot ma bëri Zoti nafake të rri në shtëpi dhe po ai me shtyu të ndez televizorin ku në çdo stacion doli ai që nuk mungon kurrë! Deri tani në këtë dekik që po hedh këto mejtime mbi kartë vetëm ai e qet kryet kudo! Një ditë e plotë propagande. U shfaq në Farkë që në sabah me shpiat e termetit si Jani Ferra me Rexhep Dacin (dy personazhe te një filmi socrealist) dhe pastaj duke hedhur ujë mbi zjarrminë që ka shkaktuar denoncimi i familjarve të viktimave tę Kovidit në spitalet tona! Teksa Ai fliste ministrushja Ogerta Manastriliu tundte kokën e saj te mbështjellë me një maske lozonjare, ku mërzisë së Kryeministrit i shtohej melankolia e saj si vaj ulliri në sallatë!

Gjoci e Mrici janë një dyshe që shfaqet shpesh në perrallat e Ultesires perendimore në veri tę vendit ! Sot Gjoci llafosej, Mrici e shikonte nga poshte lart me admirim duke tundur kaptinen plot mend e derte shkaktuar nga virusi. Tani që e ka marrë ferra uraten në menxhaimin e koronavirusit e beson edhe qeveria. Spitalet janë plot , shtepiat plot, vaksina ska ose ka aq sa pas çdo vaksine të gjeje kohe vete Edi Rama dhe të dalë teksa shpohet tek tuk ndonjë. Njerez vdesin perditë me shumicë. Por keto janë gjëra të njohura. Vemendjen e cila goditet here pas here nga thagmat e njeriu që do mandatin e trete per 1 mije shtepi qe po behen dhe per te bere zap smunllekun qe ka zaptuar sokaqet dhe sidomos per ta shnderruar mjeksine në nur paradizi, megjithëse na e pat premtuar që në 2013 e perserit në 2017 dhe prape kesaj here! Por vakia sot qe një tjeter në kufijtë e se pabesueshmes!

Do vaksinojme tha ca të moshuar po jo pleq të zakonshem, madje as veteranet por personalitetet në mosh të thyer! Pa u marrë shumë me subjektivitetin e standartit për të qënë personalitet apo jo tek e drejta per jeten të gjitha qęniet njerzore janë njesoj! Një perzgjedhje e tillë është kriminale, është e neveritshme, është e perbuzshme dhe e denueshme! Vetem një delirant i zgjidhur nga të gjithë zinxhiret e arsyes i jep të drejten vetes të percaktojë kush janë personalitetet e kush jo, kjo garë makabre mes të moshuarve! Se kishim degjuar askund kete postulat as besonim ta degjonin. Në Europe standartet dhe rregullat vlejne per të gjithë. Kryeministri italian as që e beri vaksinen per vete dhe jo vetem kaq po as atij e as homologeve të tij nuk jua lejon etika humane të vëne kritere kaq makabre e diferencuese ne vaksinimin e popullates!

Sa Personalitete ka Shqiperia? çfare kriteresh dhe formularesh plotesohen per të qëne e ndjere tę tille? Mos do na qesin disa emra per të na mbyllur gojen me sentimentalizem? Sa veta ndihen personalitete ….kur vaksinat jane vetem ca qese ? Kur të vaksinohen personalitetet të tjeret do jenë më të qere se kho është aspirata e tyre? Kush do jete komisioni vlerësues i personaliteteve, Akademia e Gjinushit apo ndonjë tjeter kotec ideologjik? Keto dhe shume pyetje te tjera lindin në mesin e një dite propagandistike ku habia kalon çdo fantazi dhe fantazia perfundon tek perbuzja e refuzimi. Edi Rama rrezoi strategjinë e prezantuar nga Ministria e Shendetesise dhe Komiteti teknik ku mjeket ishin te paret e keshtu me rradhë! Sot me “ personalitetet” e ti deshmoi se deshiron te bleje vota me vaksina dhe influence publike nepermjet emrash te caktuar. Bielinski thote “nga të gjitha pasionet njerzore, pas egoizmit, pasioni më i madh e më i eger është ambicja për pushtet.Mund të themi me siguri se asnjë pasion nuk i ka kushtuar njerëzinit kaq vuajtje dhe gjak sa ambicja pë pushtet “ ! Ai qerrata Bielinsk ne dhe Prijesin tonë legjendar paskesh patur parasysh. Ky të blen jeten me vaksina dhe ata ja kthejne me vota. Në dukje një pantonimë e peshtirë në thelb e denjë për tragjedite greke.

Kritikat dhe shpërthimet ndaj Ramës, vijuan edhe sot. Akademiku Artan Fuga e cilëson “krim” deklaratën e kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Fuga shkruan se numri një i qeverisë po tenton të marrë rolin e Zotit. Ndërsa shton se deklarata të tillë dënohen nga Kodi Penal. Fuga thekson se jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur.

Postimi i Artan Fugës

Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete! 

Dhe pjesa më e prekur e shoqërisë nga kjo deklaratë, vetë të moshuarit janë revoltuar gjithashtu. Nga Elbasani, shumë të moshuar, deklaruan sot se kjo ndarje është diskriminuese dhe aspak e drejtë për ta. Shumë prej tyre shprehen se edhe ata janë bij nënash që presin të marrin vaksinën dhe se ose të vaksinohen të gjithë, ose asnjëri.

“Po ne të tjerët të vdesim ne, ne kemi ndërtuar uram fabrika, kemi tharë këneta, po të kishin punuar ato kuadrat e larta nuk kishte ikur e gjithë rinia në emigracion,”– thotë njëri prej tyre.

“O të gjithë o hiç, njeri është dhe ai që është më i madh se 80 vjeç dhe më i vogël, bij nënësh janë të gjithë. Për veten teme edhe unë personalitet janë. Nuk shkon kjo punë, e thënë shkurt,”- vijon një tjetër.

Por ka nga ata të moshuar që shpresojnë që deklarata e kryeminsitrit të jetë një lapsus nga ky i fundit.

“Është një shprehje, të them lapsus, nëse e ka shprehur me mendimin e vetë tamam, është komplet gabim,”- thotë i moshuari.

Të ketë qenë një gabim apo lapsus? Këtë mund ta sqarojë vetëm kryeministri Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin vaksinimi i personaliteteve edi rama shqiperia nis vaksinimin vaksinimi i personaliteteve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet