LIVE UPDATES
Politike

VAKSINA SELEKTIVE?/ Deklarata që ngre dyshime, pse Rama kërkon ti ndajë të moshuarit në personalitete dhe të zakonshëm

17 Shkurt 2021, 10:47 Nga DOSJA
VAKSINA SELEKTIVE?/ Deklarata që ngre dyshime, pse Rama kërkon ti

TIRANE- Marrja e një vaksine është e vështirë në të gjithë botën, e Shqipëria nuk mund të bëjë dallim. Lufta për sigurimin e dozave të para është e vështirë për të gjitha vendet dhe po nxjerr në pah pabarazitë globale, ku vendet më të pasura marrin më shumë vaksina, e më të varfërit ende nuk kanë nisur vaksinimin. Në këtë situatë, në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se vaksinimi do të vazhdojë me bluzat e bardha, por përsa i përket të moshuarve, ai tha se do të vaksinohen të parët ata që janë personalitete në shoqëri.

“S’kemi pasur asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe karantinimit total. Për rreth 1000 persona, vaksinimi do përfundojë këtë javë, ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë, do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalim“.-tha Rama sot në Air Albania.

Një deklaratë e tillë ngre pyetjen e thjeshtë se a duhet bërë një ndarje e tillë e qytetarëve dhe marrja e dozave të vaksinës në bazë të rëndësisë së tyre në shoqëri. A do të hapë ky vendim një ndarje tjetër më të thellë të grupeve që do të vaksinohen, në një strategji ende të paqartë nga autoritetet se kush duhet dhe kush do e marrë vaksinën?

A janë deputetët e moshuar personalitete?

Disa javë më parë, deputeti Enver Roshi i kërkoi kryeministrit Edi Rama që qeveria të marrë masat për të vaksinuar deputetët e moshuar pasi sipas tij janë personalitete. Rama iu përgjigj duke thënë se askush nuk do vaksinohet në bazë të postit por në bazë të strategjisë së qeverisë.

“Asnjë ministër, asnjë deputetë, asnjë drejtor, që nuk është mbi 75 vjeç nuk do të ketë asnjë privilegj të kësaj natyre.”, tha Rama më 15 janar, ndërsa sot me gojën e tij pohoi se strategjia më e fundit e qeverisë është vaksinimi i personaliteteve.

Një vendim i tillë mund të shkaktojë pakënaqësi jo të pakta tek ata pensionistë që nuk janë personalitete por kanë të njëjtën të drejtë për të marrë vaksinën si moshatarët e tyre në Evropë dhe më gjerë. Britania e Madhe, vendi shembull për Evropën për çështjen e vaksinimit e nisi vaksinimin me një grua nga azili i të moshuarve, që nuk ishte një personalitet, por gëzon të drejtën për të marrë dozën që do ti shpëtojë jetën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama vaksinimi i personaliteteve edi rama vaksinimi i personaliteteve

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë