Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Eksportet e nisën me një rritje të ndjeshme vitin 2022.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se për muajin janar Shqipëria eksportoi mallra në vlerën e 35 miliardë lekëve, në rritje me 47.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e eksporteve për janarin 2022 përfaqëson gjithashtu një rekord historik për këtë periudhë të vitit.
Kontributin kryesor në rritjen e eksporteve për muajin janar e ka dhënë grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji”, me pothuajse një të katërtën e shtesës së eksporteve krahasuar me një vit më parë. Në vlerë, eksportet e këtij grupi arritën në 9.4 miliardë lekë, me një rritje prej 162% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky fakt tregon se rritja e lartë e vlerës eksporteve për muajin janar mund të jetë e lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve energjetike dhe lëndëve të para, sidomos të naftës bruto. Rritje të lartë të eksporteve shënoi edhe grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 55% më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Edhe në këtë grup besohet se rritja e çmimeve ka dhënë një ndikim të konsiderueshëm. Rritje me ritme të larta shënoi edhe grupi i produkteve ushqimore, me 28% më shumë se një vit më parë. Grupi “Tekstile dhe këpucë” regjistroi rritje të eksporteve me 8.2%, por ngelet ende grupi me peshën kryesore në eksporte, me afërsisht 29% të totalit.
Tregjet kryesore të eksporteve edhe për janarin ishin vendet e Bashkimit Europian, me 76% të vlerës totale të tyre. Italia ngelet partneri kryesor në eksporte, me 47% të totalit të tyre. Eksportet drejt Italisë për janarin u rritën me 38%. Rritje edhe më të lartë shënuan eksportet drejt Gjermanisë, që u zgjeruan me 3.4 herë krahasuar me një vit më parë dhe përbënin më shumë se 10% të eksporteve totale për janarin.
Edhe importet shënuan një rritje të ndjeshme, me 21% më shumë krahasuar me një vit më parë dhe prekën vlerën totale të 55 miliardë lekëve. Ndikimin kryesor në rritjen e importeve e dhanë grupet “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji” dhe “Ushqime, pije, duhan”. Grupet me peshën kryesore në improte për janarin “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, me 19% të totalit, i ndjekur nga “Materiale ndërtimi e metale”, me 17%, Ushqime, pije, duhan, me 16.5% dhe “Minerale lëndë djegëse, energji” me 15%.
Edhe tek importet struktura e rritjes sipas grupmallrave dëshmon një ndikim të lartë të rritjes së çmimeve në vlerat e përgjithshme të këmbimeve tregtare.
Megjithatë, të paktën për janarin, rritja e eksporteve me ritme ndjeshëm më të larta se importet bëri që deficiti tregtar të ngushtohej. Sipas INSTAT, deficiti preku vlerën e 20 miliardë lekëve, në rënie me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deri tani, efekti i rritjes së çmimeve në tregje për bilancin tregtar të Shqipërisë kishte qenë negativ. Për vitin 2021, deficiti tregtar u zgjerua me gati 30%, me një tendencë rritëse sidomos në muajt e fundit të vitit./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Banka Botërore ka pranuar se fiskalizimi mund të rrisë barrën administrative të punës duke pasur parasysh volumin e madh të të dhënave që do të sjellë ndërkohë ...
Në fillim të këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dha një tjetër paralajmërim për rritje të afërt të normës bazë të interesit, si përgjigje n...
Tregu i hidrokarbureve është jashtë procesit të fiskalizimit dhe duket se nuk po funksionon? Por, kush po e mban pezull procesin? Qeveria miratoi në 24 dhjetor ...
Në buxhetin 2022 për bujqësinë ndarja e 3.2 miliard Lekëve është parashikuar të bëhet në 5 skemat e subvencioneve. Por sipas Presidentit të Shoqatës të Prodhues...
Qeveria ka vendosur që të organizojë profesione të tilla si arkitektët dhe inxhinierët në formën e urdhrave profesionale në dy draft ligje të veçantë të ...
Brenda 31 dhjetor 2022, kompanitë që kryejnë transportin e mallrave të rrezikshme me cisterna, kontejnerë nëpërmjet mjeteve rrugore apo vagonëve hekurudhorë duh...
Shqipëria është renditur në vendin e 50 në botë në indeksin e lirisë ekonomike, të publikuar nga Fondacioni Heritage, duke u rritur me 1.4 pikë në raport me vle...
Çmimi i naftës po shkon drejt 200 lekë për litër dhe një arsye e fortë është edhe taksat mbi karburantet por edhe tarifat që u paguhen koncesionarëve. Nj...
Në kulmin e krizës së karburanteve, teksa çmimi i naftës në treg ka cekur nivelin 200 lekë për litër, qeveria ka nisur procedurat për të rritur më tej ta...
Numri i kartave bankare në Shqipëri u rrit me 4.4% vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2021 sektori bankar raportont...