6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Brenda 31 dhjetor 2022, kompanitë që kryejnë transportin e mallrave të rrezikshme me cisterna, kontejnerë nëpërmjet mjeteve rrugore apo vagonëve hekurudhorë duhet të caktojnë 1 apo më shumë këshilltarë sigurie me qëllim parandalimin e rreziqeve që mund të shkaktohen në këto veprimtari. Këshilltarë sigurie mund të jenë të vetëpunësuarit, punëmarrësit apo persona të tjerë të cilët duhet të jenë të certifikuar. Udhëzimi i Ministrisë të Energjisë dhe Infrastrukturës për programin e trajnimit të këshilltarëve të sigurisë në transport, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton se ata duhet të jenë të pajisur me certifikatë me kohëzgjatje 5- vjeçare, pas kryerjes të trajnimeve praktike dhe teorike.
Trajnimi, testimi dhe lëshimi i certifikatave të trajnimit për këshilltarët e sigurisë në transportin e mallrave të rrezikshme, duhet të fillojë nga 1 korrik 2022. Trajnimi do të përfshijë njohuritë e mjaftueshme për rreziqet e qenësishme në transportin e mallrave të rrezikshme, kërkesat e dispozitave ligjore përkatëse, për aq sa ato lidhen me transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe detyrat dhe funksionet që do të ketë këshilltari i sigurisë të përcaktuara në këtë udhëzim.
Trajnimi teorik do të kryhet në klasa të pajisura, që plotësojnë kërkesat materiale, teknike, informative dhe metodologjike. Kohëzgjatja e një ore të mësimeve teorike dhe praktike duhet të jetë 45 minuta. Udhëzimi përcakton se personeli mësimor, që zbaton programet duhet të jetë në përputhje me kërkesat e kualifikimit të përcaktuara për personel profesional.
Më pas kandidatët do t’i nënshtrohen testimit të njohurive. Testimi përbëhet nga një test me shkrim, i cili të mund të plotësohet nga një testim me gojë. Testimi me shkrim, në formë elektronike, konsiston në dy pjesë, ku kandidatët do të marrin një pyetësor, i cili përfshin 20 pyetje të hapura. Megjithatë, mund të përdoren pyetje me alternativa. Në këtë rast, dy pyetje me alternativa kanë vlerën e një pyetjeje të hapur. Kandidatët për këshilltar sigurie, që nuk e kanë dhënë testimin ose nuk e kanë fituar atë, mund t’i nënshtrohet sërish testimit deri në 3 herë brenda një viti nga aplikimi.
Trajnimi dhe testimi i këshilltarëve të sigurisë të mallrave të rrezikshme për transportin rrugor, do të mbikëqyret nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe për atë hekurudhor, nga Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore dhe do të kryhet në qendrat e formimit profesional. Do të jenë këto dy autoritete përgjegjëse që do të miratojnë programet mësimore të zhvillimit të testimit, si dhe komisionin e caktuar për kryerjen e testimit, përbërja e të cilit propozohet nga institucioni i trajnimit ose organi i caktuar, me kusht që trupa e komisionit të jetë me përbërje të ndryshme nga trupa e trajnimit.
Detyrimi për punësimi e këshilltarit të sigurisë për transportin rrugor të mallrave të rrezikshme vjen nga hyrja në fuqi prej 1 janarit 2022 të Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar të Mallrave të Rrezikshme. Këshilltari i sigurisë do të ketë detyrë monitorimin e përputhshmërisë të rregullave për transportin e këtyre mallrave, të këshillojë bizneset, si dhe të përgatisë një raporti vjetor për strukturat drejtuese të subjektit ose për ndonjë autoritet publik qendror ose vendor./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Shqipëria është renditur në vendin e 50 në botë në indeksin e lirisë ekonomike, të publikuar nga Fondacioni Heritage, duke u rritur me 1.4 pikë në raport me vle...
Çmimi i naftës po shkon drejt 200 lekë për litër dhe një arsye e fortë është edhe taksat mbi karburantet por edhe tarifat që u paguhen koncesionarëve. Nj...
Në kulmin e krizës së karburanteve, teksa çmimi i naftës në treg ka cekur nivelin 200 lekë për litër, qeveria ka nisur procedurat për të rritur më tej ta...
Numri i kartave bankare në Shqipëri u rrit me 4.4% vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2021 sektori bankar raportont...
Enti Rregullator i Energjisë u ka kërkuar pjesëmarrësve të tregut me shumicë të regjistrohen pranë tij, brenda datës 28 shkurt në kuadër të zbatimit të rregullo...
Qeveria duhet t’i trajtojë të ardhurat nga vetëpunësimi në të njëjtën mënyrë si të ardhurat nga punësimi, për të shmangur evazionin fiskal tek vetëpunësimi, që ...
Qeveria duhet të rishikojë taksat që rëndojnë mbi karburantet. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Klodian Muço, sipas të cilit nga kjo barrë e ...
Kushdo që bën pazar, e di që krahas mallit në tezga, ka edhe mall të dorës së dytë, që qëndron në tokë. E ndërkohë që çmimet rriten, disa madje duke arri...
Vijnë nga India, Nepali, Bangladeshi e Pakistani për të gjetur punë në vendin tonë. Të pakualifikuar, shpesh edhe të keqpaguar, por kjo nuk i pengon të lidhin k...
TIRANË- Bizneset e reja në fushën e inovacionit do të mbështeten financiarisht nga buxheti i shtetit. Kjo është bërë e ditur nga specialistja Ana Petani në...