LIVE UPDATES
Politike

Rrëzimi i bustit të Hoxhës, Berisha: Anëtarët e regjimit e Rama fshehën si minj në bunkerë

20 Shkurt 2022, 13:00 Nga DOSJA
Rrëzimi i bustit të Hoxhës, Berisha: Anëtarët e

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Gjatë një takimi me studentët në Qytet Studenti, Berisha ka kujtuar lëvizjen e asaj kohë. Ish-kryeministri u shpreh se studentët në atë kohë arritën ta rrëzonin bustin e Hoxhës dhe ta tërhiqnin zvarrë në rrugët e Tiranës. Pas kësaj, Berisha tha se anëtarët e regjimit komunist të asaj periudhe mes të cilëve sipas tij ishte dhe kryeministri Edi Rama u futën si minj nëpër bunkerë për të shpëtuar kokën e tyre.

“Askush nuk i skllavëroi shqiptarët si Enver Hoxha. Ai ishte Hitleri shqiptar. Kultet staliniste ranë kudo, përvesce në Shqipëri, ku ato gjetën folenë e tyre. Përvec kultit të Enver Hoxhës, këtu të gjithëfuqishëm u vendosën kulti i diktatorit gjeorgjian, Josif Stalin, kulti i filozofit terrorist, Vladimir Lenin. Enver Hoxha, si asnjë diktator tjetër në Evropën ish-komuniste, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë me burgosje, tortura, internime të burra e grave, të rinj e të rejave, më shumë se në të gjitha vendet e tjera, përvec Bashkimit Sovjetik të marrë së bashku. Në asnjë diktaturë tjetrër njerëzit nuk njohën një shtypje të egër, sic njohën shqiptarët. Kjo ishte diktatura më mizore. Ever Hoxha, me sistemin e tij, arriti të vendosë një sistem të vërtetë skllavërie në mbarë fshatin shqiptar, ku jetonte 75% e popullsisë. Me qindra mijëra vdekje nga uria kronike ndodhën në ato vite e dekada në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në Evropë. Shqiptarët u detyruan të hanë e të vdesin nga barishte të egra, u detyruan të hanë mish nga kafshët e ngordhura. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësi të qenies shqiptare, edhe përmes izolimit të thellë. Diktatura e izolimit është një nga format më të egra të diktaturës.

Të gjitha këto bënë që më 1990, shqiptarët, pavarësisht se me revolucionin studentor të dhjetorit, kishin në qenien e tyre një qenie të dytë, një qenie satanike, që i kishte pushtuar ata. Rrëzimi i kultit ishte kushti i të gjitha kushteve, që opozita të ishte një opozitë e vërtetë, ishte kushti që shqiptarët të ndjeheshin njerëz të lirë e të rifitonin dinjitetin e tyre njerëzor të munguar. Me kultin e diktatorit më gjakësor të Evropës, me prezencën e tij kudo, dinjiteti njerëzor ishte pseudo-dinjitet. Përsëri, PD, e cila ishte në formim e sipër, kishte rezerë të saj më kryesore ata që e kishin themeluar. Duhet ta pranojmë këtu, në atë periudhë studentët ishin batalioni i sulmit dhe beteja duhej vazhduar. Në këto kushte nisi lëvizja studentore e shkurtit 1991, nisi aty ku nuk e priste regjimi, në Universitetin Bujqësor. Studentët e këtij universiteti nisën grevën kundër regjimit. Studentët e Tiranës u ngritën në mbështetje të tyre dhe morën flamujt për betejën finale. Të mbështetur nga PD, studentët vendosën të nisin grevën e vetëflijimit. Ata kapërcyen cdo përpjekje për manipulimin e saj. Ishin ditë që tronditën Shqipërinë. PD, me gjithë seksionet e saj, bëri gjithçka, me datën 20 ky shesh u bë sheshi i protestës më të fuqishme në historinë e Shqipërisë. Mbi 100 mijë qytetarë, nga Tirana e mbarë Shqipëria mbushën orët e para të mëngjesit këtë shesh.

Në një moment, artisja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, u bën thirrje protestuesve të shkojnë të kërkojnë shëtimin e studentëve tanë. Kjo e orientoi menjëherë masën e njerëzve tek ajo që çdokush kishte në mendje, duhej shembur kulti satanik i Enver Hoxhës. Heronjtë e vërtetë, protestuesit, kaluan cdo pengese e rrethimi, nuk u tërhoqën para armëve të diktaturës, dhe më 14:05 shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, i prenë kokën diktatorit, zvarritën shtatoren e tij në rrugët e Tiranës dhe e sollën gjer këtu. U vërsulën si lepuj e minj nëpër bunkerë për të futur kokën e tyre, ku mes tyre ishte dhe ai që sot është Kreu i Meduzës së Shqipërisë, Edi Rama”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet