LIVE UPDATES
Politike

Inceneratorët/ Basha: Dëshmitarëve u dridhet buza dhe qajnë! Kanë frikë…

20 Shkurt 2022, 12:20 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Basha: Dëshmitarëve u dridhet buza dhe qajnë!

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar punën e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, duke vënë theksion tek dëshmitarët e thirrur, të cilët jo pak herë kanë shpërthyer edhe në lot. Sipas kryedemokratit, kjo ka ardhur për shkak se ata kanë frikë nga ajo që kanë bërë, pasi janë firmosur deri në 17 akte brenda ditës, ndërsa shton se në përfundim, janë vjedhur 430 milionë lekë nga taksapaguesit.

“Kjo është arsyeja kryesore, pse shumicës që u thirr javën e kaluar, iu drodh buza dhe disa prej tyre shpërthyen në lot. Nuk i kemi trembur, as trysnuar, thjesht iu kemi kërkuar faktet. Pse frikësohen këta zyrtarë, pse iu dridhet buza, pse qajnë? çfarë tregojnë këto lot. Asnjë prej përfaqësuesve tanë, nuk iu ka drejtuar ndonjë armë, pyetje po iu drejtojnë. Pse? Sepse kanë frikë nga e vërteta, kanë frikë nga ajo që kanë bërë. Një pjesë e mirë e tyre po thonë që e kanë bërë, por nuk e dinë që e kanë bërë. Po thonë që paratë me letrat e shtetit nuk i kanë marrë ata. Që ia që thoshte 9 mln lekë nuk i kam parë me sy. Kjo është dhe arsyeja kryesore, pse u urdhëruar mbyllja e komisionit para 2 javësh. Kjo është arsyeja kryesore pse gjatë gjithë kësaj jave anëtarët e PS kanë bërë zhurmuesin dhe kanë penguar ardhjen në komision anëtarët e komisionit për inceneratorët. Sepse janë njerëz të thjeshtë, të cilët të vënë para të vërtetës së dhimbshme, kanë rrezik të tregojnë të vërtetën e dhimbshme para shqiptarëve. E vërteta e dhimbshme është si janë vjedhur 430 mln euro shqiptarëve,”- deklaroi Basha.

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Në konisionin parlamentar të hetimit të inceneratorëve, kanë dalë dëshmi tronditëse të një numri zyrtarësh dhe përfaqësuesish të kësaj afere. Zyrtarë shtetëror dhe përfaqësues të ashtuquajturave kompani. Kanë parë faktet se si është ndërtuar afera. Shqiptarët e dinë fare mirë që këtu të marrësh një vulë apo një firmë, apo një copë letër nga ky shtet të vërdallisin jo me orë, por me ditë e me javë për gjënë më të thjesht, më ordinere. Por po kështu kanë parë gjatë gjithë javës së kaluar, fal insistimit profesionalizmit të anëtarëve tanë të Partisë Demokratike dhe të kryetares së komisionit Jorida Tabaku, se si zyrtarë të shtetit nuk japin dot shpjegim se pse 23 milionë euro të këtij shteti janë dhënë sipas një procedure. Unë e di që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk merren me biznes, janë punëmarrës, nuk janë punëdhënës. Po dje në një takim me punëdhënës, m’u kujtua gjatë bashkëbisedimit, me një nga bashkëbiseduesit që një kompani private hap tender, merr të paktën 3 oferta para se të vendosi fituesin. Por dhe një kryefamiljar, para se të vendosi se ku do i blejë tullat dhe llaçin, shikon 2, 3 vende. Se ndoshta diku është më lirë se diku tjetër për të ndërtuar një mur. Po dhe një amvisë, një kryefamiljare, një nënë për të blerë një tenxhere, shikon 2, 3 rafte ose 2, 3 dyqane. Ose në shumicën e rasteve shkon te tregu i hapur për të parë se mos është pak më lirë. Këta me paratë tuaja të dashur shqiptarë, brenda një dite kanë bërë 17 akte shtetërore. Këta që për t’iu dhënë një letër me një firmë të një zyrtari kot, iu sjellin vërdallë një javë, një muaj e s’iua japin, ose duan prapë se prapë atë që quhet kafja, dhe varësisht nga rëndësia e letrës është edhe çmimi i ryshfetit. Këta për 1 ditë, kanë bërë 17 akte zyrtare. Kanë hapur ofertën, kanë përcaktuar fituesin, i kanë lidhur kontratën, kanë bërë gati paratë, i kanë dhënë 23 milionë euro paradhënie me një ofertues të vetëm me zero përvojë në atë punë. Tani ne e shohim njëri-tjetrin përmes ekranit dhe e dëgjojmë njëri-tjetrin përmes ekranit dhe sigurisht ekrani akoma nuk ofron mundësinë e nuhatjes. Por dhe po ta ofronte, nuk e kam fjalën për atë nuhatje. Të dashur shqiptarë që na ndiqni në këto momente, kur dëgjoni këto fakte, çfare ere iu vjen? Çfarë ere qelbet? Për një copë letër ju sjellin vërdallë me ditë, me javë, me muaj, ju kërkojnë dhe kafen. Ndërsa këta për një ditë kalojnë 17 akte zyrtare dhe një VKM një personi që s’ka asgjë, asnjë përvojë paraprake, asnjë garanci, asgjë fare, E shpallin fitues në të njëjtën ditë që ka bërë ofertën dhe japin 23 milionë euro paratë tuaja, paratë tuaja. Çfare ere vjen kjo? Kjo vjen era vjedhje. Vjedhje e pastër! Duket pothuajse sikur e nderon kur e thua korrupsion, është vjedhje. Tani pyetja e dytë që kam, se të gjitha këto kanë dalë me dëshmi. Doli drejtoresha e Prokurimeve Publike dhe tha: Unë s’kam asnjë dokument për Prokurimin e inceneratorit të Elbasanit. Asnjë! Zero dokument. Ndërkohë si është Prokuruar? Me firmë. Me firmë të kujt? Kush ka firmosur, kush ka firmosur? Ëngjëll Agaçi, Sekeretari i Përgjithshëm i Kryeministrit. Tani pyetja e dytë: A ka mundësi në këtë Shqipëri, me këtë njeri që kemi të ulur në karrigen e kryeministrit, që të bëhen 17 akte në brenda ditës, që të ketë mendime kundër nga institucionet kryesore, se e kanë parë që është në shkelje të ligjit dhe ka thënë s’duam të shkojmë në burg, që Agjencia e Prokurimeve Publike që është agjencia që prokuron gjithçka në shtetin shqiptarë mos të di asgjë. Që Sekretari i Përgjithshëm të firmos diçka që rezulton 23 milionë euro pagesa nga shteti pa e ditur Edi Rama, po kjo a ka mundësi?

Si ua pret mendja bashkëqytetarët e mi të dashur nga Saranda në Malësi të Madhe? Nga Kepi i Rodonit tek dogana e Bilishtit? Në katër anët e vendit, si ua pret mendja, a ka mundësi të ndodh kjo pa e ditur Edi Rama? Dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumicës prej tyre që u thirrën javën e kaluar u dridhej buza dhe disa prej tyre filluan të lëshonin lot. Ju e dini që Komisioni ynë përbëhet nga njerëz me integritet dhe profesionist. Kryesohet nga një zonjë e nderuar e cila para përfshirjes në politikë nuk njihet si ushtarake e nivelit të lartë apo prokurore e hekurt, është doktorësh shkencash në ekonomi dhe pedagoge e ekonomisë. Si kemi trembur, as i kemi trysnuar, thjesht u kemi kërkuar faktet. Pse frikësohen këta zyrtarë? Pse iu dridhet buza? Pse qajnë? Para një komisioni të përbërë nga personalitete civile, qytetare me përgjegjësi politike për të mbrojtur interesin publik, paratë publike, pse? Çfarë tregojnë këto lot? Asnjëri prej përfaqësuesve tanë aty, aq më pak kryetarja e komisionit s’iu ka drejtuar ndonjë armë, larg qoftë, pyetje po u drejton. Pse? Sepse kanë frikë nga e vërteta. Kanë frikë nga ajo që kanë bërë. Dhe një pjesë e mirë e tyre po thonë që e kanë bërë, por nuk e dinë që e kanë bërë. Po thonë që paratë të cilat me letrat e shtetit thuhet se i kanë marrë ata, nuk i kanë marrë ata. 

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët, Basha: Mos i presion SPAK e Gledis Nanos! 3 socialistë të përfshirë në aferë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve lulzim basha afera e inceneratorëve lulzim basha

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri