Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
AFGANISTAN– Ka pasur raporte të shumta se pak minuta më parë shtë dëgjuar një shpërthim i fortë të dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit.
Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.
Korrespondenti i Reuters, Idrees Ali, tha se dy zyrtarë amerikanë e kanë informuar atë se sulmi është kryer nga SHBA. Raportet sugjerojnë se sulmi ka rezultuar në të paktën një viktimë, e konfirmuar dhe nga zyrtarët afganë të cilët thonë se është një fëmijë.
Ndërkohë sipas shefit të policisë afgane raketa që ka goditur një lagje në veriperëndim të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit në mes të evakuimit amerikan, ka vrarë një fëmijë. Rashid, shefi i policisë në Kabul, tha se raketa u godit pak minuta më parë. Deri më tani asnjë grup nuk e mori përsipër sulmin, ndërkohë që disa zyrtarë thonë se sulmi është kryer nga forcat amerikane të cilat synonin të godisnin një militant të ISIS-K.
Sulmi në fakt ishte paralajmëruar dhe nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden i cili si burim informacioni citoi komandantët e ushtrisë amerikane që ndhodhen ende në zonë. Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga zona pranë aeroportit për shkak të një “kërcënimi specifik, të besueshëm”.
Sipas BBC, SHBA-ja po vazhdon evakuimet, por trupat përfundimtare britanike, diplomatët dhe zyrtarët tani janë larguar nga Kabuli.
Ditët e ardhshme të operacionit të evakuimit të SHBA ka të ngjarë të jenë më të rrezikshmet që kur kanë filluar, thonë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Trupat amerikane kanë filluar tërheqjen e tyre nga aeroporti, numri i tyre tani është në 4,000, nga një kulm prej 5,800 javën e kaluar.
Një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten rezultoi në rreth 170 të vdekur. Një degë lokale e grupit të Shtetit Islamik, Shteti Islamik në Provincën e Horasanit (IS -K) – mori përsipër sulmin.
Në shenjë hakmarrjeje, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm me dron në Afganistanin lindor vonë të Premten, duke thënë se kishin vrarë dy anëtarë të “profilit të lartë” të IS-K. Të dy përshkruhen si planifikues dhe lehtësues. Është e paqartë nëse ata ishin të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e sulmit në aeroportin e Kabulit.
Një zyrtar i sigurisë perëndimore tha se forcat amerikane ishin në fazën përfundimtare, megjithëse një kohë për përfundimin e operacionit ende nuk ishte vendosur. Pak më shumë se 1.000 civilë kanë mbetur për t’u transportuar me aeroplan, tha zyrtari.
Një zyrtar taleban tha se ekspertët e tyre teknikë dhe inxhinierët ishin gati për të marrë nën kontroll aeroportin kur atyre iu dha “pohimi përfundimtar nga amerikanët”. Talibanët kanë ngritur shtresa të tjera të pikave të kontrollit rreth aeroportit dhe nuk po lejojnë shumicën e afganëve të kalojnë, shton Associated Press.
Në tërësi, më shumë se 110,000 njerëz, afganë dhe shtetas të huaj, janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit që kur filloi transportimi ajror dy javë më parë.
Të shtunën, fluturimi përfundimtar i Italisë nga Afganistani mbërriti në Romë. Italia tha se kishte evakuuar pothuajse 5,000 qytetarë afganë nga Kabuli, numri më i lartë i çdo vendi të BE -së. Franca tha se kishte evakuuar më shumë se 2,800 që nga 17 gushti, ndërsa Gjermania tha se kishte marrë rreth 4,000 afganë.
Kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, gjenerali Sir Nick Carter, tha se ishte “zemërthyese” që ata nuk kishin qenë në gjendje të shpëtonin të gjithë.
Që kur talebanët morën Kabulin më 15 gusht, ekonomia afgane ka qenë në rënie të lirë pasi donatorët e ndihmës ngrinë fondet dhe depozituesit në panik kërkojnë të tërheqin paratë e tyre nga bankat. Të shtunën turma protestuesish u mblodhën jashtë bankave në kryeqytetin afgan.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Pritet të mbërrijë sot në orën 19:00 grupi i parë i afganëve në aeroportin e Prishtinës.Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohës...
KOSOVË– Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë.Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të...
Shumë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane që kanë shërbyer në Afganistan, po punojnë pa pushim për të nxjerrë kolegët e tyre afganë nga Kabuli. Ata frikësohen s...
PEJË-Një sherr mes të paraburgosurve ka ndodhur ditën e djeshme në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Dy burra kanë sulmuar një tjetër person, i cili më pas ë...
AFGANISTAN– Nuk kanë të ndalur vrasjet në Kabul. Bilal Sarvari, një gazetar afgan i cili kohët e fundit u arratis nga talibanët, njoftoi se Fawad Andarabi...
SHBA– Mjeti BMW e aktorit të njohur Tom Cruise është vjedhur nga disa persona, bashkë me një vlerë marramendëse brenda saj. ‘The Sun’ ka siguruar pamjet kur mje...
BRAZIL– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil. Autoritetet e Rio de Janeiro po hetojnë sesi një qytetar arriti të marrë pesë doza të tre vaksinave të ndr...
Parashikuesit e motit paralajmëruan banorët përgjatë bregut të shtetit të Luizianës që të nxitojnë përgatitjet sot në pritje të uraganit Ida, i cili pritet të s...
MAQEDONI E VERIUT- 126 mijë e 570 udhëtarë kanë dalë nga Maqedonia e Veriut për tu futur në Shqipëri, vetëm për pikës së kalimit kufitar në Qafë Thanë. Alsat sh...
BRITANI E MADHE- Një nënë ka sjellë në jetë bebin e saj në ajër. Teksa udhëtonte nga Dubai për në Britaninë e Madhe, 26-vjeçaren e kanë kapur dhimbjet e ...